“Kosova është një rast i veçantë”/ Thaçi flet për gazetën “La Vanguardia” – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Kosova është një rast i veçantë”/ Thaçi flet për gazetën “La Vanguardia”

Publikuar

-

President ii Kosovës, Hashim Thaçi,  në një intervistë për gazetën më madhe katalunase “La Vanguardia”, ka thënë se Kosova është një rast i veçantë në rrugëtimin e saj të lirisë dhe pavarësisë.

 “Rasti i Kosovës është i veçantë. Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe gjenocid nga ana e sundimit të Sllobodan Milloshevicit. Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalonja nuk është Kosova”, ka theksuar Thaçi në intervistën e tij.

Thaçi ka ftuar sërish Spanjën që ta njohë Kosovë, meqë ky, sipas tij, do të ishte vendim i drejtë.
Ai ka folur gjithashtu edhe për përpjekjet e Kosovës për të arritur një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë, e cila do t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Sipas tij, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte nga ana e Serbisë, sepse një dialog ka vërtet kuptim kur nuk është i kushtëzuar.

“Tarifat janë një vendim i një shteti sovran, janë të drejta, të ligjshme, nuk do të hiqen dhe duhet të respektohen”, thotë Thaçi, duke i bërë thirrje BE-së që të “veprojë në një mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me SHBA-në për të përfunduar procesin këtë vit “.

Në këtë intervistë, Thaçi është pyetur edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën Parlamenti i Kosovës.

“Është e drejta jonë, si një shtet sovran dhe i pavarur, të formojmë një ushtri dhe të jetë anëtare e NATO-s. Kjo është një ushtri shumetnike dhe shumë profesionale. Mbi 10% e ushtrisë është e përbërë nga pakicat, gjysma serbe. Pas pranimit në NATO të Shqipërisë dhe më pas të Maqedonisë të Veriut, është radha e Kosovës që të jetë pjesë e saj”, ka shtuar ai

Presidenti i Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian edhe më tutje mbetet korniza më e mirë e modernizimit të shoqërive dhe ruajtjes së stabilitetit politik dhe të sigurisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Vazhdoj të besoj se zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë për Ballkanin është integrimi në BE i të gjitha vendeve në të njëjtën kohë, në mënyrë që ato të mos e bllokojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Thaçi, duke aluduar në disa deklarata të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solanës, të cilin ai e përshkruan si një “person vizionar”, raporton Tema.

“Mendoj se vonesa që BE-ja po ia shkakton Ballkanit Perëndimor, do të ketë pasoja. “Nuk është në interes të askujt që për shkak të çështjeve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së, të vonohet integrimi i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai. Presidenti Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret demokratike para tri viteve.

“Fatkeqësisht, BE-ja akoma nuk ka marrë një vendim të tillë të liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe jemi vendi me i izoluar i Evropës”, është ankuar ai.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Guardiola “detyron” PSG-në të shesë Neymar te Barcelona/ Zbuloni prapaskenën e çmendur të merkatos

Publikuar

-

Pas aludimeve dhe spekullimeve mbi ofertat e shumta të Barcelonës në adresë të PSG me qëllim rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, tashmë ekziston një tjetër element që mund të favorizojë transferimin e brazilianit: Fair Play Financiar. PSG është i detyruar të zgjedhë nëse do të mbajë Mbappe, apo të pakënaqurin Neymar. Ylli francez ka nisur të tundohet nga Guardiola.

PSG është gati të ofrojë një rinovim prej rreth 40 milionë euro neto në sezon për fenomenin francez, por për momentin, financat nuk e lejojnë, për shkak të angazhimit dhe pagës së madhe që kampionët e Francës i detyrohen brazilianit Neymar.

Kështu, nëse qëndron Neymar, Mbappe shkon te Manchester City. Pikërisht, sipas “L’Équipe”, qëndrimi i njërit prej tyre, vendos largimin e tjetrit. Cilin do të zgjedhë Nasser Al-Khelaifi? Brazilianin e pakënaqur, apo të jashtëzakonshmin Mbappe? Mbase Guardiola mund të festojë në të dy rastet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bayerni “çmendet” pas yllit argjentinas/ Kushton 60 milionë euro

Publikuar

-

Bayern Munich kërkon shërbimet e Giovani Lo Celso. 23-vjeçari argjentinas aktivizohet me Betis. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Tottenham ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë euro, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bayernit mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG-ja. Tani mund të fitojë të gati trefishin e shumës që pagoi për kartonin e tij. Ai luan në rolin e mesfushorit dhe për bavarezët mund të jetë alternativa e duhur për të zëvendësuar mungesën e Robben apo Ribey, të cilët u larguan në fund të sezonit të kaluar.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjela për Haradinaj/ “Nuk ka akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë”

Publikuar

-

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet socile Ngjela shprehet se kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë, shprehet Ngjela më tej, ndërsa shton se Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se: “këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.

Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending