Connect with Us

Horoskopi i ditës, 15 qershor 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 15 qershor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite e bukur pritet te jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerit dhe asnjë moment nuk do keni mosmarrëveshje. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe do kenë mundësi reale për te filluar lidhje. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Mos kryeni shpenzime te panevojshme për momentin nëse nuk doni te vuani pasojat.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dielli, Jupiteri dhe Saturni do bëhen bashke dhe do ua mbrojnë gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Do i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah dhe emocionet kane për te qene te forta. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe për te hedhur hapa sepse nuk është momenti. Fale planetëve perspektivat financiare duken te mira. Do ndiheni te qete ne këtë sektor.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Mundohuni te mos shkatërroni sot çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar deri me sot. Mos ua vini veshin te tjerëve dhe mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen me te bukur. Beqaret do jene te tërhequr dhe nuk do pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ata do kenë frike se mos lëndohen. Ne planin financiar situata do mbetet e mire nëse dini t’i kryeni me maturi shpenzimet. Çdo gjë do e keni vete ne dore.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ju te dashuruarit nuk duhet kurrsesi ta provokoni partnerin tuaj sepse ai mund te inatoset dhe mund t’iu lindin probleme serioze. Për beqaret priten mundësi shume te mira për aventura emocionuese. Ata duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment sepse kane për te dale te fituar. Për financat do ketë mundësi shume te mira. Situata do filloje te ketë përmirësimet e para.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Urani do siguroje një jete te qete sentimentale për ju qe jeni ne një lidhje. Do jeni shume te ëmbël me njeri-tjetrin dhe do i shprehni te gjitha ato qe do mendoni. Beqaret mund te kenë filtrime, por mire është qe tani për tani te mos hedhin hapa. Sektori i financave do lere për te dëshiruar. Do e keni te vështirë t’i menaxhoni te ardhurat qe keni dhe gjendja do mbetet e paqëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me peripeci sot. Nëse prej kohesh situata ka qene e vështirë mund te arrini edhe ne ndarje. Do jeni te pakënaqur edhe ne jetën seksuale. Beqaret do jene sharmante dhe do bëjnë për vete disa persona. Gjithsesi mire është qe për hapa serioze te presin pak kohe. Ne planin financiar keni për te qene me shume fat dhe situata do përmirësohet tej mase.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Debatet e dikurshme do marrin fund njëherë e përgjithmonë. Beqaret do jene me sociale dhe do arrijnë te gjejnë personat e duhur me te cilët mund te fillojnë lidhje serioze. Nëse me financat tregoheni me te organizuar, gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund te blini edhe diçka me shume.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Juve qe jeni ne një lidhje mundohuni te mos nxitoheni për asgjë sot sepse situata mund t’iu dale plotësisht jashtë kontrollit. Qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret me mire t’ia lënë gjerat kohës dhe te mos hedhin hapa te nxituara. Shume shpejt do vije edhe dita e tyre më me fat. Buxhetin do e mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju ndodhe asgjë e keqe ne këtë plan.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do mundoheni gjate gjithë kohës ju te dashuruarit te ruani një klime sa me te ngrohte ne çift. Marrëdhënia me partnerin jo vetëm qe do përmirësohet, por mund te mendoni te hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Beqaret do jene me shume fat dhe nuk do ndihen me te vetmuar. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata nuk do jete aq e qëndrueshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite e stuhishme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy palët kokëfortë dhe nuk do doni te bëni as lëshimin me te vogël. Beqaret do bëjnë ende durim dhe shume shpejt kane për ta gjetur personin qe do ju përshtatet me se miri. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet e hershme. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do guxojnë te joshin asnjë person. Ne planin financiar do ndiheni te bekuar nga yjet dhe çdo gjë do ju ece për mrekulli.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Klima yjore do ngrohet tej mase sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do e surprizoni ne çdo moment njeri-tjetrin dhe kënaqësitë dhe emocionet do jene me te forta. Beqaret do kenë një dite te mbushur me angazhime dhe pune, prandaj nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Buxheti do jete tejet i stabilizuar. Përfitoni për te bere edhe ndonjë investim me tepër.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 nëntor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 maj 2018

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 8 maj 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 gusht 2018

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: