“Durrësi është zhytur në krim”/ Berisha denoncon skandalin me kandidaten socialiste – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Durrësi është zhytur në krim”/ Berisha denoncon skandalin me kandidaten socialiste

Publikuar

-

sali berisha ish kryeminister i Shqiperise

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari i cili shkruan se Durrësi është zhytur në krim nga politika.

Ndërsa denoncon këtë fakt, ai shkruan se bashkëshorti i kandidates socialiste për Bashkinë Durrës, Valbona Sako, ka qene i denuar më herët me burg, por që më pas është konvertuar me Garanci Pasurore.

Postimi i plotë

Krimi merite ne narkonomenlaturen e partise kanabiste!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje z. Berisha.
Ne Durres Edvini ka sjell nje nje kandidate per kryetare Bashkie e cila ka pasur burrin fillimisht te te akuzuar per Mashtrim sipas nenit 143/2 te Kodit Penal, me pas te Arrestuar me Burg. Ky denim me pas eshte konvertuar ne Garanci Pasurore te cilen e ka paguar bashkeshortja znj. VALBONA SAKO! Pas ardhjes ne pushtet te Partise Socialiste dhe me Bashkeshorten tashme Drejtoresh te Tatimeve ne Durres, Robert Sako merr pafajsine e plot. Durresi eshte zhytur ne krim i gjithi! Anonim te lutem!/CNA.al

 

Aktualitet

Meshkujt lënë “kokën” pas saj/ Supermodelja i mahnit të gjithë me pamjen

Publikuar

-

Instagramin e saj jemi mësuar ta shohim gjithnjë të mbushur me foto me bikini dhe provokative. Bëhet fjalë për supermodelen Demi Rose, e cila këtë herë ka ardhur ndryshe për fansat.

Demi Rose shfaqet super në formë, e veshur si gjithmonë provokuese, me një fustan ngjyrë kaf me shkëlqim, me një të çarë që e tregonte tejet sensuale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  "Pedofili nga Korça punësohet në administratë"/ Berisha denoncon skandalin

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

LEXO EDHE:  "Sa herë t'i teket bablokut të shpellës"/ Ish-presidenti nuk përmbahet më

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending