Dikur e vidhnin dhe merrte 20 euro në javë/ Sot është ndër më të mirët në botë dhe super i paguar – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dikur e vidhnin dhe merrte 20 euro në javë/ Sot është ndër më të mirët në botë dhe super i paguar

Publikuar

-

Shumë futbollistë marrin miliona euro fitime në vit, por sigurisht rruga për të arritur deri në majat e futbollit nuk ka qenë e lehtë për ta.

I tillë është edhe rasti i mesfushorit të Chelsea-t, Jorginho, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin e klubit ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur deri në momentin që mbërriti nga Brazili në Itali.

Ish-mesfushori i Napolit ka treguar se ka jetuar me 20 euro na javë dhe se pjesa tjetër i është vjedhur nga agjenti i tij. “Kam qëndruar dy vite në një shkollë futbolli në Brazil, pasi më kishte zbuluar një agjent. Ka qenë periudha ime më e vështirë e jetës. Më pas, u transferova te Hellas Verona dhe atje i tregova agjentit tim të ri për vështirësitë që kisha kaluar. I kam treguar atij se si e kam kaluar javën me 20 euro. Ai më tha: ‘Prit një minutë, diçka nuk shkon’. Ai bëri disa kërkime për mua, duke gjetur se agjenti im merrte para pa dijeninë time. Në atë pikë, doja të largohesha nga futbolli, isha plotësisht i shkatërruar. Kam thirrur në shtëpi me lot në sy dhe nëna ime më tha që të mos kthehesha mbrapa, pasi isha afër arritjes së qëllimeve”, ka treguar mesfushori, i cili përfaqëson kombëtaren e Italisë.

Aktualitet

“Ajo që shihni në mediat sociale është vetëm sipërfaqja”/ Miliarderja më e re në botë tregon ankthin që po kalon

Publikuar

-

kylie pushime

Jeta e miliarderes më të re në botë sipas Forbes, Kylie Jenner nuk është aq e thjeshtë sa e shohim në postimet e saj, Ajo ka bërë një rrëfim prekës dhe të sinqertë për ndjekësit e saj, për të treguar se ka vuajtur nga ankthi dhe ka humbur shumë shokë e shoqe për të qenë aty ku është sot.

Ja postimi i Kylie-t në Instagram:

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë). Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi bebi u përballa me ulje-ngritje.

Ndihesha sikur duhet të rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetëveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë/ Plagosen katër persona

Publikuar

-

By

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur rreth mesditës së sotme, Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 16.07.2019, në aksin rrugor Devoll-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L.M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P.D, 54 vjeç banues në Bilisht.

Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretisht, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L.M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B.T, dhe shtetasja E.T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A.N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-ministrja franceze: Ballkani nuk është gati të hyjë në BE

Publikuar

-

By

Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tashmë deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është aspak i gatshëm” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sikurse BE-ja që nuk është e gatshme të mirëpresë këto vende, raporton France Press.

“Është e domosdoshme që Evropa të bëjë shumë më tepër ndaj vendeve të Ballkanit. Kjo nuk do të thotë se vendet e Ballkanit mund të anëtarësohen nesër në BE. Këto vende nuk janë aspak të gatshme për anëtarësim, dhe ne nuk jemi gati t’i presim”, tha Nathalie Loiseau.

Ajo tha gjithashtu se nuk pajtohet me integrimin e menjëhershëm, por për një “partneritet të afërt në nivel ekonomik por edhe politik, në mënyrë që të shmangen tensionet”.

Duke folur për raportet ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit, ish-ministrja franceze tha se nga këndvështrimi diplomatik, “ekzistojnë gjëra që BE-ja nuk i ka bërë mjaftueshëm në Balkan, rajon i cili në aspektin gjeografik, historik dhe kulturor është në zemër të Evropës”.

Jo vetëm ish-ministrja franceze, por edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron është ndër kundërshtarët më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Kohë më parë ai ka thënë se do të bllokojë çdo përpjekje për zgjerimin e Bashkimit Evropian, derisa ky i fundit të kalojë nëpër reforma të thella./REL

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending