Connect with Us

Ballkani dhe krimet e luftës

Aktualitet

Ballkani dhe krimet e luftës

Publikuar

-

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe lidhur me zbardhjen e së shkuarës dhe krimet e luftës. 

Nën titullin „Kujtim selektiv në Serbi”, Deutschlandfunk portretizon aktivistin, Marko Miloslavjevic, i cili është aktiv në shoqatën e të rinjve për të drejtat e njeriut. Pas sulmit që iu bë bukëpjekësit shqiptar në Beograd pak kohë më parë, ai organizoi një manifestim solidariteti ndaj bukëpjekësit Mon Duraj në Beograd. Faktin përse ai u sulmua, Miloslavjevic e shpjegon: „Sulmi ndaj këtij bukëpjekësi ka të bëjë me atë, që ne as sot nuk jemi në gjendje të flasim për viktimat shqiptare të lfutës në Kosovë. Ne në Serbi nuk e shohim të gjithë konfliktin në tërësi nga viti 1998 deri më 1999, por marrim në konsideratë vetëm fundin e tij, bombardimet e NATO-s. E ky është një problem i përgjithshëm. Përmenden vetëm viktimat serbe të sulmeve të NATO-s, por jo viktimat që i paraprinë kësaj lufte.”

Marko Miloslavjevic ka lindur në vitin 1991, kur sapo kishte nisur lufta ndaj Kroacisë. Ndonëse ai nuk kuptonte ende asgjë me kalimin e viteve u rrit në frymën e nacionalizmit, derisa më 2008 Kosova shpalli pavarësinë. Ai vet thotë, se ka qenë pjesë e folklorit nacionalist, derisa e kuptoi, që diçka nuk shkon, thotë Marko Miloslavjevic dhe kujton: „Kur unë isha nxënës në shkollë na u bë thirrje të protestojmë në rrugë kundër kësaj. Për mua kjo ishte mëse normale, deri në çastin që dëgjova thirrje të tilla nga një grup protestuesish: ‚Thika, tela me gjemba, Srebrenica”.

Kosovo Humanitarian Law Centre Kosovo in Pristina | Ausstellung Kinder im Kosovo-Krieg (DW/V. Çerkini)
Ekspozita për fëmijët – viktima të luftës në Kosovë

Ishte kjo thirrje beteje e grupit të huliganëve, që glorifikonin masakrën e Srebrenicës, çasti që bëri të reflektojë të riun Marko Miloslavjevic:”Teksa dëgjova këtë, mu bë e qartë që diçka nuk shkon dhe se kjo është thirrje për dhunë. Unë duhet të largohem.” Një moment kthese për Markon, ndonëse nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur në Srebrenicë. Por më pas ai u informua për këtë. Sot ai organizon aktivitete për të rinjtë shqiptarë e serbë në Kosovë. Gjatë aktiviteteve të tilla kulturore ai konstaton se sa boshllëqe kanë të rinjtë: „20 vjet pas luftës ne ende nuk kemi mësuar asgjë për të. Kur të rinjtë vijnë në këto veprimtari e ne u shpjegojmë se çfarë ka ndodhur ata mbeten të shokuar! Askush deri më sot nuk u ka treguar atyre, që këto gjëra kanë ndodhur. Kësisoj rritet një gjeneratë me paragjykime ndaj nacionalitetit tjetër, sidomos kundrejt shqiptarëve – e kjo bëhet shkas edhe për sulme të tilla, si ai ndaj bukëpjekësit.”

Por për Markon, problemi në Serbi është, jo vetëm heshtja, por edhe fakti që edhe të dënuarit për krime lufte pas vuajtjes së dënimit kanë marrë sot pozicione drejtuese me influencë.

Zhdëmtim për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë

Gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur edhe përdhunime, sipas përllogaritjeve ndaj rreth 20.000 fëmijëve, grave e burrave. Të mbijetuarit heshtin – dhuna seksuale stigmatizohet në Kosovë. Por kjo mund të ndryshojë, sepse tani viktimat e kësaj dhune mund të kërkojnë dëmshpërblim.

Viktimat e dhunës seksuale heshtin, aq sa as familjet e tyre nuk dinë gjë për traumën e tyre. Kjo sepse përdhunimi konsiderohet si turp. Gjatë 20 vjetëve  kjo temë është tabuizuar, por këtej e tutje mund të ndryshojë diçka me programin për zhdëmtimin. Një nga të prekurat, Blerta thotë, se „për ne gratë është e rëndësishme, që të të vazhdojë zbardhja. Që të gjitha gratë në Kosovë të zhdëmtohen. Ato nuk duhet të ndjejnë më „ankthin”, se po përfliten. Ato duhet të fitojnë të drejtat e tyre dhe të trajtohen si duhet.” Në komisionin përkatës në Prishtinë janë parashtruar deri tani 1000 kërkesa për zhdëmtim.

Ky është një sukses edhe në raport me Bosnje-Hercegovinën. Shumë viktima megjithatë nuk do të paraqesin kërkesë për zhdëmtim, sepse frika e tyre është shumë e madhe, që bota përreth do të mësojë për traumën që kanë kaluar ato. Sidoqoftë çështja trajtohet në diskrecion të plotë. Në këtë drejtim ndihmojnë organizata si Medica Gjakova, ku të mbijetuarit e dhunës mund të paraqesin dokumentacionin. Viktima të mbijetuara të dhunës seksuale si Blerta apo Besniku (emrat e ndryshuar) shpresojnë që në të ardhmen të mos u duhet më të fshihen. Komisioni përkatës dhe pensionet e zhdëmtimit janë një hap i rëndësishëm, që bën të qartë, se zbardhja e së kaluarës dhe zhdëmtimi duhet të nisin sa më shpejt pasi përfundon një luftë.

Kosovo Humanitarian Law Centre Kosovo in Pristina | Ausstellung Kinder im Kosovo-Krieg (DW/V. Çerkini)
Ekspozita për fëmijët – viktima të luftës në Kosovë

„Duhet të çlirohemi nga rrjeti i kriminelëve”

Kështu titullohet reportazhi tjetër kushtuar rivaliteteve për pushtet dhe influencë në Kosovë. UÇK-ja në Kosovë luftoi për shkëputjen nga Serbia. Por krimet që supozohet të ketë kryer ky formacion nuk janë zbardhur plotësiht: dëshmitarët janë kërcënuar, e madje edhe janë vrarë. Shpresë ka tani tek Gjykata e re Speciale në Hagë. Në këtë reportazh autori i referohet rivaliteteve dhe sulmeve për pushtet pas luftës mes ish-anëtarëve të UÇK-së dhe aktivistëve të LDK-së.

„Kur vendet e kujtimit kthehen në provokim”, DLF i referohet luftës së Bosnjes. Në kampin afër Prijedorit janë kryer tortura, përdhunime dhe vrasje. Përkujtimi i viktimave nuk është i thjeshtë në këtë pjesë të Bosnjes që kontrollohet nga serbët, thotë aktivisti Ervin Blazeviç. Ai bën fjalë për pengesa në zbardhjen e së shkuarës dhe amnezi kolektive./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: