Një 18-vjeçar japonez fut në sherr Realin dhe Barcelonën/ Ja pse! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Një 18-vjeçar japonez fut në sherr Realin dhe Barcelonën/ Ja pse!

Publikuar

-

Talentet janë gjithmonë në qendrën e vëmendjes së Realit të Madridit. Pasi po punon për t’i kthyer lavdinë skuadrës A, e cila e mbylli sezonin 2018-2019 pa asnjë trofe, Florentino Perez mendon edhe për skuadrat zinxhir. Konkretisht për Real Madrid Castillo, “Marca” zbulon edhe emrin më të ri që do i bashkohet klubit mbretëror. Takefusa Kubo është një 18 vjeçar fenomenal.

I cilësuar si talenti më i madh aziatik, ylli japonez i Tokio FC, përveç Realit të Madridit, ka tërhequr vëmendjen edhe të gjigantit tjetër të La Liga, Barcelonës.

LEXO EDHE:  Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e "turpërojnë" që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Madje, ky lojtar i ri i talentuar u bë shkak që FIFA ta ndëshkonte Barcelonën në vitin 2014, sepse kishte thyer rregullat e nënshkrimit me të mitur. Vite më vonë, kthimi i tij në Spanjë mund të lidhet me Real Madridin e jo me katalanasit.

Oferta prej 1 milionë euro për Kubo dhe 2 milionë euro për klubin besohet se do ta katapultojë 18 vjeçarin në “Santiago Bernabeu”. Kubo do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare, për tu bashkuar menjëherë me ekipin Castillo.

Aktualitet

Casillas u tërhoq pas problemeve në zemër/ E zëvendëson gjiganti gjerman

Publikuar

-

Iker Casillas nuk do të luajë, më për shkak të problemeve në zemër, ndaj prej kohësh drejtuesit e Portos janë në kërkim të portierit të ri për skuadrën. Buffon, që ishte në krye të listës, preferoi rikthimin tek Juventusi, ndërsa tani emri i përzgjedhur është Kevin Trapp.

“Gardiani” gjerman, që sezonin e kaluar u huazua tek Eintracht Frankfurti, ka eksperiencën e duhur, sipas drejtuesve, dhe do të ishte pasuesi ideal i Casillasit, ndërsa transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti që 29-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me PSG-në.

LEXO EDHE:  Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e "turpërojnë" që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Duke mos pranuar rinovimin, drejtuesit janë të detyruar të pranojnë ofertën 5 milionë euro nga Porto, plus bonuset, në varësi të rezultateve të skuadrës së tij të ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Belica lëshon deklaratën e papritur: Ne nuk e pësojmë si Kukësi

Publikuar

-

By

Egzon Belica është një lider i vërtetë në mbrojtjen e Partizanit, por me ndryshimet e fundit, strugani duhet të përshtatet me partnerin e ri, Eno Bitri. Faktori B (Belica-Bitri) funksionoi shumë mirë në ndeshjen e parë me Karabakun dhe në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Egzoni shprehu optimizëm për transfertën e Bakusë.

Sipas Belicës, Partizani e tregoi veten në ndeshjen e parë, ndonëse pakkush besonte, ndaj ai parashikon se ecuria e mirë do të shfaqet edhe nesër, ku pritet që ekipi të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Por guximin nuk e anashkalon, pasi ai parashikon se “demat” do ta gjejnë golin ndaj Karabakut me shpresën që të jenë ata që do të kualifikohen.

Belica flet me superlativa për Bitrin dhe shpreson që edhe në Baku mbrojtja dhe Partizani të tregojnë veten dhe të marrin suksesin. Le të shpresohet që “muri i kuq” të mbetet i pakalueshëm edhe në Baku. Strugani deklaroi se Partizani do të japë maksimumin që të mos ketë fatin e Kukësit në vitin e shkuar ndaj Karabakut.

Barazimi në ndeshjen e parë, a ju bën optimistë për tranfertën e Bakusë?

Askush nuk e priste që Partizani të bënte atë paraqitje në ndeshjen e parë me Karabakun. Mendoj se zhvilluam një lojë të mirë dhe për mendimin tim, morëm edhe një rezultat të mirë. Ndoshta u mbrojtëm më shumë sesa duhet, por them se ishte mënyra e vetme për t’i bërë ballë një ekipi të fortë si Karabaku. Në Baku do të shkojmë që të bëjmë ndeshjen tonë. Do të luftojmë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe me shpresë të shënojmë edhe një gol që të na japë mundësinë për kualifikim.

LEXO EDHE:  Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e "turpërojnë" që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Ju vjen keq që shtylla ju mohoi golin në takimin e parë?

Ajo që ndodhi nuk ishte rastësi, pasi ne i kemi praktikuar shpesh në stërvitje goditje të tilla nga pozicionet standarde. Atë aksion e kemi praktikuar edhe gjatë fazës në Slloveni, por edhe  për ndeshjen me Karabakun. Do të provojmë që të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në sfidën e kthimit dhe shpresoj që të shënojmë dhe kësaj radhe të mos na ndalë shtylla.

I druheni se mund të keni fatin e Kukësit, që para një viti barazuan 0-0 me azerët dhe u mundën thellë në Baku?

Ne do të shkojmë të bëjmë lojën tonë dhe të japim maksimumin në fushë. Kukësi u mund 3-0 atje, por me shpresë kjo gjë nuk do të ndodhë me Partizanin nesër në Azerbajxhan. Ne do të shkojmë atje për të treguar veten dhe për të dhënë maksimumin, pastaj do të jetë fusha e lojës ajo që të bëjë dallimin.

A do të jeni të kujdesshëm si në ndeshjen e parë, apo do të guxoni më shumë në Azerbajxhan?

Besoj do të jemi edhe më të kujdesshëm. Do të provojmë të guxojmë, por në shumicën e lojës sonë do të jemi të kujdesshëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Po me Arbenin ç’patën?”/ Agron Duka në krah të Malajt  

Publikuar

-

By

duka

Kreu i PAA-së, Agron Duka ka reaguar në lidhje me kërkesën e mazhorancës për të shkarkuar nga detyra Anëtarin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se Malaj është “armiku” i radhës i qeverisë.

“Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën?”-shkruan Duka.

LEXO EDHE:  Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e "turpërojnë" që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Më tej, ai thekson se pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake.

“Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!”-përfundon postimin e tij Agron Duka./ CNA.al

PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending