Connect with Us

Kandidatja e BD për Vlorën/ Së bashku do të ndryshojmë historinë

Kryesore

Kandidatja e BD për Vlorën/ Së bashku do të ndryshojmë historinë

Publikuar

-

Kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Valbona Mezini, në një postim në rrjetet sociale shkruan se opozita nuk është pronë e askujt dhe aq më keq akoma instrument për ta përdorur për qëllime familjare apo pazare miliona eurosh.

“Opozita nuk eshte instrument per ta perdorur per qellime familjare….aq me keq per pazar miliona eurosh. Opozita eshte populli pa buke e papune qe po largohet ne emigracion nga mungesa e alternatives dhe qe nuk behet pale me njerez te konsumuar ne perdorimin e parase publike..”-shkruan Mezini.

Më tej, Mezini ndërsa kërkon votën e qytetarëve vlonjatë, thekson se “Me ju ne zgjedhje ne 30 Qershor do te ndryshoj historine e Vlores!”.

Postimi i plotë:

OPOZITA NUK ESHTE PRONE E ASKUJT !!

Qe kur opozita eshte bere prone ??
Çfare do te thote Opozite ??
Opozita nuk eshte instrument per ta perdorur per qellime familjare….aq me keq per pazar miliona eurosh. Opozita eshte populli pa buke e papune qe po largohet ne emigracion nga mungesa e alternatives dhe qe nuk behet pale me njerez te konsumuar ne perdorimin e parase publike..
Respekte per çdo qytetar vlonjat qe po me mbeshtet me shpirt e me zemer per te ngjallur se bashku shpresen ne qytetin e Vlores !!
Respekte per cdo sy qe loton nga zhgenjimi i politikes se vjeter dhe respekte per doren e zhubrosur nen rrudha qe di vetem te fitoje buken e gojes me ndershmeri !!
Me ju ne zgjedhje ne 30 Qershor do te ndryshoj historine e Vlores !/ CNA.al

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meta krenar për Reformën në Drejtësi/ Ja kur do të hapen negociatat

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me 3-vjetorin e miratimit në parlament të Reformës në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ndihet krenar për këmbënguljen për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.”-shkruan Meta.

Sipas Metës, vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Por, më tej, kreu i shtetit shigjeton sërish mazhorancën, ndërsa thekson se “Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.”.

Postimi i plotë:

Krenar që 3 vjet më parë, në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, këmbëngula për miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi, për të mos lejuar kapjen e sistemit përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sot kam një falënderim të veçantë për Komisionin e Venecias, për të gjithë ekspertizën e vyer e të pakursyer, që na dha në atë proces.

I lumtur që i qëndrova besnik rekomandimeve të këtij Komisioni për reformën kushtetuese, që garantonin pavarësi dhe paanshmëri të drejtësisë nga politika.

Një falënderim të veçantë kam sot edhe për Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjen e Zbatimit të Ligjit në Departamentin Amerikan të Shtetit të asaj kohe, z.Ëilliam Broënfield, për mbështetjen dhe inkurajimin që më dha, që Reforma në Drejtësi të ishte gjithpërfshirëse dhe të miratohej me konsensus të plotë në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot pas 3-vjetësh, secili nga ne mund të bëjë vlerësimet e tij për këtë reformë.

Bazat e ndryshimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë janë në ligjin themeltar të shtetit dhe të qarta si drita e diellit.

Por vetëm falë atij konsensusi prej 140 votash Shqipëria gëzon ende rekomandimin historik për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian prej tre vitesh.

Lidhur me çështjen se kur do të çelen negociatat, kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të ndershme, demokratike, gjithpërfshirëse dhe të gjithëpranuara, për çdo nivel përfaqësimi politik dhe institucional.

Fillimi i negociatave do të jetë i mundur kur zbatimi i Reformës në Drejtësi të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, mbrojtjes së interesit publik, dhe garantimit të të drejtave demokratike dhe lirive themelore të qytetarëve të Shqipërisë.

Më poshtë do të gjeni qëndrimin tim, të mbajtur në seancën plenare të 21-22 korrikut 2016, që bëri të mundur miratimin me konsensus të plotë të Reformës në Drejtësi dhe shmangu kapjen e këtij sistemi nëpërmjet ndryshimeve kushtetutese:/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha kërcënon ndërtuesit  

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar atë si një projekt kriminal grabitqar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “Projekti i Teatrit Kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.”-shkruan Basha,

Më tej, kreu i opozitës ka bërë edhe një paralajmërim për çdo funksionarm, akitekt, drejtues apo edhe vetë kryeministrin, se do të japin llogari para drejtësisë.

“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e Teatrit do të jetë gropa e tyre.”-përfundon reagimi i Lulzim Bashës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE