Connect with Us

Horoskopi i ditës, 14 qershor 2019

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 14 qershor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e kënaqshme gjate kësaj dite dhe ne shume momente mund te futeni ne debate te zjarrta me partnerin tuaj. Nëse jeni ende vetëm, dilni neper takime, por mos hidhni menjëherë hapa pa qene plotësisht te bindur. E nesërmja mund te jete me e hidhur. Ne planin financiar Merkuri do ju beje edhe me te arsyeshëm. Situata shume shpejt do konsolidohet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Përfitoni nga mbështetja e Merkurin gjate kësaj dite për ta përmirësuar marrëdhënien tuaj ne çift. Mundohuni te shmangni edhe çdo lloj debati te nxitur nga te tretet. Beqaret do ndihen mire sot sepse do arrijnë te takohen me disa persona qe i kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar do jeni paksa nen presion sepse situata ende nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Pozicioni i Venusit do e privilegjoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe do përjetoni emocione te këndshme. Edhe beqaret do jene te privilegjuar dhe mund te hedhin hapa me pare nga sa e kishin imagjinuar. Me financat nuk do keni probleme, megjithatë mire është qe te mos kryeni shpenzime te konsiderueshme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do kaloje peripeci sot. Here pas here nuk do jeni te bindur për hapat qe duhet te hidhni dhe mund te gaboni me fjalët ndaj partnerit. Beqaret do ndihen me te lire se me pare, por nuk do kenë raste te jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Për hapa serioze me mire le te presin edhe pak. Buxheti do jete i mire, por mos bëni budallallëkun e te shpenzuarit me sy mbyllur.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate kësaj dite dhe kjo gjë mund t’iu shtyje drejt tradhtive te mundshme. Bëni kujdes sepse do shkatërroni çdo gjë. Beqaret do kalojnë momente shume te këndshme me personat qe kane takuar ditët e fundit. Buxheti mund te dobësohet shpejt nëse nuk tregoheni te logjikshëm dhe shpenzoni pa menduar për te ardhmen.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene shume e qete. Here pas here do keni dyshime për partnerin tuaj dhe nuk do i jepeni plotësisht atij ne marrëdhënien qe keni ndërtuar. Beqaret do kenë shume mundësi për te pasur dashuri me shikim te pare, kështu qe duhet t’i bëjnë sytë katër. Ne planin financiar duhet te mundoheni te gjeni ekuilibrin sepse po vazhduat duke gabuar do rrënoheni plotësisht.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Venusi do kujdeset sot për jetën tuaj ne çift dhe do e beje atë me te këndshme. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe çdo moment ka për te qene emocionues. Edhe beqaret do kenë një dite euforike. Ata do realizojnë takime vërtet te veçanta dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Financat vështirë se mund t’i përmirësoni dot, ama mund t’i mbani te qëndrueshme sa me gjate.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Asgjë nuk ka për te ecur mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do debatoni për gjithçka dhe secili do kërkojë me ngulm te dale e veta. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse vetëm ashtu do mund te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur me se miri për aq kohe sa tregoheni te kujdesshëm dhe te matur me çdo hap.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni kritike ndaj njeri-tjetrit sot ju te dashuruarit, por kjo nuk do te thotë se do keni debate. Te dy do jeni liberale, tolerante dhe do e kuptoni gjithçka si duhet. Beqaret do kenë një jete mjaft aktive dhe te mbushur me njohje te reja. Asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Ne planin financiar duhet te gjeni strategjinë e duhur për t’i menaxhuar paratë ne mënyrë qe te mos keni probleme serioze.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Harmonia dhe kënaqësitë do jene ne program sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire dhe nuk do doni asgjë me shume nga çfarë yjet ju kane ofruar. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por ato do jene interesante dhe mund te përfundojnë edhe ne diçka serioze. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë çdo hap duhet hedhur i mire planifikuar.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse jeni ne një lidhje do ju duhet te veproni me shume takt dhe diplomaci sot sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret ne te kundërt do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione. Ata do gjejnë personin me te përshtatshëm, te cilin kishin kohe qe e ëndërronin. Ne planin financiar do vazhdoni te gjendeni ne situate te vështirë.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do jeni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do arrini te zgjidhni shume nga problemet e hershme. Te dy palët do ndiheni me te qete. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe për te mos u ndier vetëm me mire te dalim me miqtë e te argëtohen. Ne planin financiar do jeni disi me fat prandaj gjendja do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës,1 tetor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 dhjetor 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 2 dhjetor 2017

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: