Connect with Us

“Histeria e tij nuk kursen as heronjtë”/ Petrit Vasili “kryqëzon” Veliajn

Aktualitet

“Histeria e tij nuk kursen as heronjtë”/ Petrit Vasili “kryqëzon” Veliajn

Publikuar

-

Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar LSI deklarate

Në vijim të fuashtës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, kryebashkiaku, Erion Veliaj ishte sot në Njesinë 8.

Gjatë fjalës të tij, duke dashur të ironizojë sulmet për shembjen e banesave tek Selvia, Veliaj tha se Vojo Kushi ndali gjermanet të prishin banesat në Tiranë.

Nga padija apo ngatërresa, kjo deklaratë  e tij ka bërë që ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, të “shpërthjë” me komente ironike.

“Histeria e gënjeshtarit dhe injorantit nuk kurseu as Heroin e Popullit Vojo Kushi”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Genjeshtrat e Erion Veliajt nuk kursejne as Vojo Kushin!!(VIDEO).

Histeria e genjeshtarit dhe injorantit nuk kurseu as Heroin e Popullit Vojo Kushi.

Erion Veliaj pa u skuqur dhe pa u zverdhur dhe me gojen plot thote se Vojo Kushi ndali gjermanet te prishin banesat ne Tirane.

Heroi Vojo Kushi eshte vrare nga fashistet italiane ne 10 tetor 1942 dhe jo nga gjermanet qe erdhen nje vit me vone ne shtator te 1943.

Zot i madh na ruaj nga keta te pacipe, qe as heronjte nuk i lane rehat me genjeshtrat e tyre.

Shiheni VIDEON dhe vini duart ne koke!!! /CNA.al

 

Genjeshtrat e Erion Veliajt nuk kursejne as Vojo Kushin!!(VIDEO).Histeria e genjeshtarit dhe injorantit nuk kurseu as Heroin e Popullit Vojo Kushi.Erion Veliaj pa u skuqur dhe pa u zverdhur dhe me gojen plot thote se Vojo Kushi ndali gjermanet te prishin banesat ne Tirane.Heroi Vojo Kushi eshte vrare nga fashistet italiane ne 10 tetor 1942 dhe jo nga gjermanet qe erdhen nje vit me vone ne shtator te 1943. Zot i madh na ruaj nga keta te pacipe, qe as heronjte nuk i lane rehat me genjeshtrat e tyre.Shiheni VIDEON dhe vini duart ne koke!!!

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 14. Juni 2019

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surpriza e madhe e trajnerit Lerda, ja kë do fusë titullar ndaj Sherif Tiraspolit

Publikuar

-

Nga

Partizani pret të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” moldavët e Sherif Tiraspol. Kundërshtari megjithëse superior në buxhet mbetet i një niveli më të ulët se azerët e Karabak.

Trajneri Franko Lerda pritet ta rreshtojë ekipin në një skemë akoma dhe më sulmuese. Një ndër ndryshimet e shumta që italiani pritet të bëjë është hedhja në fushë nga minuta e parë e mesfushorit venezuelian Aristoteles Romero.

Futbollisti i huazuar nga Krotone nuk ka qenë në stol në dy ndeshjet me Karabak, por shansi i 23-vjeçarit për të treguar veten pritet të vijë ndaj ekipit moldav.

Aktivizimi i fundit i Romeros si titullar daton më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e Kupës së Itali, ku Krotone u ndesh me Bolonjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE