Connect with Us

Gjermania: Demokracia shqiptare ka shans të dalë e forcuar nga kriza

Aktualitet

Gjermania: Demokracia shqiptare ka shans të dalë e forcuar nga kriza

Publikuar

-

Me gjithë tensionet e brendshme politike mes qeverisë, opozitës dhe presidentit, Gjermania përkrah qeverinë Rama dhe përpjekjet e saj për reforma.

Gjermania e mbështet rrugën e reformave të Shqipërisë dhe bën thirrje që tensionet e brendshme politike të mos e prishin rezultatin e deritanishëm të reformave sidomos në drejtësi. “Vendi juaj ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit dhe reforma të guximshme në fushën e drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sidomos reforma në drejtësi ishte një sforcim i madh dhe meriton njohje”, tha minsitri gjerman i punëve të jashtëm, Heiko Maas, pas takimit të tij të parë me ministrin shqiptar në detyrë, Gent Cakaj.

Ai vuri në dukje se këto reforma tani nuk duhet të mbeten në hijen  e tensioneve politike, por të vijojnë, sepse ato u shërbejnë qytetarve. “Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike”, tha minsitri Maas në adresë të opozitës. “Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar”.

Maas tha se “është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët” dhe shtoi:  “Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës. “Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri.

Gjermania pro negociatave

Deutschland PK Heiko Maas und Gent Cakaj in Berlin (picture-alliance/AA/A. Hosbas)“I dahur Gent! – marrëdhënie miqësore mes ministrit në detyrë Gent Cakaj dhe mikpritësit në Berlin, Heiko Maas.

Shefi i diplomacisë gjermane e përforcoi edhe njëherë pozitën e ministrisë së jashtme të Gjermanisë pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke argumentuar në adresë të skeptikëve dhe frenuesve se duhet mbajtur premtimi i dhënë një vit më parë, pasi të dy këto vende i kënë përmbushur kushtet. “Në se i kthejmë shpinën Ballkanit Perëndimor, këtë vakuum do ta mbushin fuqi të tjera”, tha Maas. Ai pranoi se çelja e negociatave diskutohet në mënyra të ndryshme në vendet e BE-së.

Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj falenderoi Gjermaninë për mbështetjen dhe ritheksoi pozitën e qeverisë shqiptare për të mos ndryshuar datën e zgjedhjeve lokale.  Cakaj tha se “axhenda progresive dhe përparimtare e Shqipërisë duhet të vazhdojë pa asnjë ndalesë dhe zgjedhjet për pushtetin vendor duhet të mbahen më 30 qershor. Ky është çelësi i përparimit të Shqipërisë në axhendën evropiane.“

Lobim i përforcuar

Bundestag Johann Wadephul (CDU) (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)Johann David Wadehpul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU mendon se Shqipëria ende nuk është gati për çeljen e negociatave.

Kohët e fundit Shqipëria ka dërguar një sërë ministrash për të bërë lobim në Gjermani për çeljen e negociatave me BE-në. Javën e kaluar ishin ministri i brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve n Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. Ndërsa të enjten, përveç ministrit Cakaj, në Berlin ndodhej edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila u takua me homologen e saj, Ursula von der Leyen.

Vendimin për çeljen e negociatave qeveria gjermane duhet ta kalojë nga parlamenti gjerman, Bundestagu. Ky pritet të merret në shtator me këtë çështje, megjithëse këshilli i ministrave më 26 qershor 2018 kishte marrë vendim se do ta shqyrtonte çeljen e negociatave me Maqdoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin e BE-së, në 18 qershor 2019. Por deputetët demokristianë, sidomos nënkryetari i grupit parlamentar, Johan David Wadephul, janë të mendimit, se nuk mjafton afati deri në qershor. Wadephul ka edhe rezerva të tjera ndaj  Shqipërisë për shkak të mosfunksionimit të organeve gjyqësore të larta dhe krizës aktuale në Shqipëri.

Maqedonia e Veriut para Shqipërisë

Deutschland Angela Merkel und Zoran Zaev in Berlin (picture-alliance/dpa/G. Fischer)Zoran Zaev ishte të enjten në Berlin dhe pas takimit me kancelaren ishte optimist se Maqedonia e Veriut do t’i çelë negociatat brenda vitit.

Për Maqedoninë e Veriut parlamenti gjerman duket se ka tjetër mendim. Edhe deputetët e CDU/CSU-së, sipas qarqeve diplomatike dhe deputetëve në Bundestag, janë të mendimit se sidomos pas zgjidhjes së konflikteve me vendet fqinje, ajo e meriton çeljen e negociatave. Zyrtarisht kancelarja gjermane ende nuk e ka dhënë mendimin e saj. Javën e kaluar ajo raportoi në komisionin e Bashkimit Evropian se vendimi nuk mund të merret në qershor, por në shtator, për shkak të nevojës së harmonizimit të opinoneve brenda partisë së vet.

Një shtyrje, që Maqedonisë së Veriut nuk i pëlqen aspak, pasi nuk dëshiron të bëhet peng  e Shqipërisë. Sot kancelarja gjermane priti në Berlin homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, dhe mninistrin e jashtëm të Maqedonis Nikola Dimitrov, por biseda ishte konfidenciale, por pas takimit, Zaev ishte shprehur besimplotë se Maqedonia e Veriut deri në do të hapte negociatat në fund të vitit./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Gjermania nuk do të jetë më e njëjta?

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Gjermania nuk do të jetë më e njëjta?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: