Dikush përpiqet të vrasë Ojan, ja çfarë do të ndodhë sot në “Vrasje të vogla” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dikush përpiqet të vrasë Ojan, ja çfarë do të ndodhë sot në “Vrasje të vogla”

Publikuar

-

Profesori futet në shtëpinë e Merves. Burxhu nxehet kur mëson se Arzu ka shkuar në dasmë. Ajo i kërkon Mehmetit të përzërë Arzun pasi ka frikë se do i shkatërrojë dasmën. Mehmet i tregon Tajlanit se e ftoi vetë Arzun. Oja shkon në dasmë dhe kërkon për Mehmetin. Kamarieri i thotë Ojas se ka një urgjencë.

Oja shkon atje por dikush fik dritat dhe e fut brenda në dhomën frigoriferike. Oja kërkon ndihmë por askush nuk e dëgjon. Pelin kërcënon Merven se do i tregojë të gjithëve që ajo dhe Serhan janë ndarë. Merve dhe Pelin gjykojnë Arzun për ardhjen në dasmën e Mehmetit. Arzu dhe Pelin vendosin të flasin para të gjithëve.

Ato nuk arrijnë të thonë asgjë pasi ceremonia e dasmës fillon. Mehmet sheh nga Arzu dhe pret që ajo të bëjë diçka që të ndalojë martesën. Rashel kupton se dikush ka hyrë në shtëpi. Profesori e lë pa ndjenja para se ajo ta shohë. Ulërima e një punonjëse ndalon martesën dhe të gjithë tronditen.

Punonjësja ka gjetur Ojan në dhomën frigoriferike. Oja dërgohet në spital. Ajo zgjohet e frikësuar dhe i tregon Edipit se këtë ia bëri dikush. Ajo mendon se ia ka bërë njëra nga mikeshat për tu hakmarrë.

Aktualitet

Tronditet bota e futbollit/ Futbollisti gjendet i vrarë në makinën e tij

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, teksa lojtari Gerardo Mendoza, është gjetur i vrarë në makinën e tij.

30-vjeçari u vra të enjten në mbrëmje, në rrethana që nuk janë zbuluar akoma. Ngrihen hipotezat se lojtari mund të ketë refuzuar, ta dorëzojë makinën e tij tek hajdutët dhe kjo ka bërë gjë ata ta vrasin atë. Ose një hipotezë tjetër është ajo e krimit, për shkak të futbollit.

Gjithsesi policia po mbledh provat në mënyrë që të zbardhë ngjarjen, që ka tronditur të gjithë futbollin venezuelian.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending