Connect with Us

Video-Fatmir Xhafaj shënon “autogol”/ Zbulon faktet e dështimit të Reformës në Drejtësi

Aktualitet

Video-Fatmir Xhafaj shënon “autogol”/ Zbulon faktet e dështimit të Reformës në Drejtësi

Publikuar

-

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat e forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka shënuar edhe një “autogol”.

Edhe pse si ish-ministër i Brendshëm ka drejtuar procesin e Reformës në Drejtësi, e propaganduar fort nga mazhoranca si një pastrim i sistemit nga të korruptuarit, sot nga foltorja e Kuvendit, Xhafaj ka pranuar dështimin.

Ish-ministri Xhafaj, pranoi sot se sistemi i drejtësisë është ende i kapur. Dhe për të faktuar atë që tha vetë, Xhafaj hodhi akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës, akuza të cilat sipas tij nëse sistemi nuk di ishte ende i kapur, do ta çonin në burg kreun e opozitës.

Ai theksoi se nëse drejtësia nuk do të ishte ende e kapur, Basha do të ishte në burg për së paku 3 vepra penale.

E kam dëgjuar Lulëzim Bashën të flasi për kapje të reformës në drejtësi, të institucioneve të reja të drejtësisë ende të paformatuara mirë. Flet për kapje të sistemit ky njeri që la fushën e lirë dhe u largua nga angazhimet e detyrimet e tij ligjore e institucionale në këtë proces dhe jo vetëm nuk kontriboj në moskapjen e sistemit, po përkundrazi tentoi ta zvarrisë, ta marrë peng dhe tashmë ta delegjitimojë.

Kapje të sistemit të drejtësisë ! Po ai sistem i kapur ishte dhe këmbë e kokë. Nëse nuk do ishte kapur ai sistem, prokurorët dhe gjyqtarët e tij deri në nivelet më të larta, Lulëzim Basha sot do ishte në burg e jo pak po për 3 vepra të rënda penale : Vjedhje me pasoja të rënda të pasurisë publike; Marrëveshje për dorëzimin e territorit si cënim i Integrtitetit të vendit; Vrasje e kryer me dashje“, u shpreh ai./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: