Connect with Us

Procesi i integrimit/ Tabaku: Rama fajëson opozitën që t’i iki përgjegjësisë

Aktualitet

Procesi i integrimit/ Tabaku: Rama fajëson opozitën që t’i iki përgjegjësisë

Publikuar

-

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me seancën e sotme plenare ku diskutohej shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, i cili sipas mazhorancës ka shkelur Kushtetutën duke anuluar datën e zgjedhjeve me anë të një dekreti.

Tabaku e quan qesharake këtë seancë dhe quan propagandë akuzat e kryeministri Edi Rama, që e quan opozitën fajtore sepse, sipas tij, nuk po e lejon Shqiprinë të bëhet pjesë e Europës.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut

Në një seancë më së paku qesharake, kryeministri Rama gjeti kohën dhe shansin për të hedhur baltë mbi opozitën në lidhje me proçesin e integrimit. Akuzat e tij se është opozita fajtore që vendet anëtare të BE-së po refuzojnë dhe po veçojnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave, janë thjesht propaganda e radhës.

Së pari, mbasi taboret e qeverisë për javë me rradhë na thanë se morën OK nga Hollanda e Gjermania për hapjen e negociatave, dje Dhoma e Ulët e Parlamentit hollandez votoi rezolutë për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut si dhe për t’i prerë rrugën Shqipërisë. Kjo ëahtë fatale për te ardhmen Europiane dhe fatale për Shqipërinë. Ka vetëm një përgjegjës, qeveria me Edi Ramën në krye për faktin që kthyen krimin i organizuar në barrë të rëndë për vendet e BE-së.
Sikundër është qeveria përgjegjëse që krimi i organizuar është kthyer në sponsorizin kryesor të kryeministrit Rama dhe sejmenëve rreth tij. Jo më larg se katër muaj më parë ministrat e Holandës kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë paraqitur përpara autoriteteve shtetërore shqiptare gjëndjen e rënduar që shërbimet e tyre sekrete raportojnë për krimin e organizuar dhe bekimin e mbështëtjen e qeverisë shqiptare.

Së dyti, është qeveria përgjegjëse për mijëra emigratë dhe azilkërkues që trokasin në dyert e Evropës pasi nuk gjejnë një ambient të jetueshëm në Shqipëri. Një nga pikat e rëndësishme për hapjen e negociatave është qeverisja e mirë, ndërkohë që shqiptarët largohen nga vendi jonë për shkak të qeverisjes së gabuar. Siguria e pronës është në nivelet më të ulëta në 30 vite demokraci tranzitore, pronarët trajtohen si leckë ndërsa qeveria gjithnjë e më shumë thyen konventat ndërkombëtare dhe kushtetutën duke monopolizuar dhe grabitur çdo pronë.

Së treti, është qeveria përgjegjëse që elementë kriminalë jo vetëm që vjedhin zgjedhjet duke i blerë votat në emër të qeverisë, por këto të fundit janë emërojnë, caktojnë dhe lista deputetesh. Duket e pabesueshme të fajësosh opozitën se Avdylajt e dinë kur është kryeministri Rama në Gjermani dhe se çfarë mendon shoqëruesi i tij Dako për çështjen e listave.

Veç këto tre argumente mundet të shpjegojnë pa asnjë farë mundimi çmendurinë e alibisë së kryeministrit se “është opozita fajtore për mos hapjen e negociatave”. Kjo tentantivë për t’i ikur përgjegjësisë mbase reflekton pazotësinë e një njeriu të kapur në flagrancë duke bashkëjetuar dhe bashkëndarë pushtetin me grupet kriminale. Por kjo nuk është aspak problem i opozitës. Kush ka jetuar dhe bashkëpunuar me krimin e organizuar duhet të mbajë përgjegjësi përpara votuesve të tij, shqiptarëve dhe mbi të gjitha të ardhmes sonë europiane.

Po, në ka diçka ku opozita është e lidhur me faktin që nuk ka hequr dot Edi Ramën. Por përgjegjësia jonë dhe ndjesa ime personale i drejtohet çdo shqiptari për barrën e rëndë që po vuajnë për këtë dështim! Por alenca me krimin, korripsioni galopant, uzurpimi i drejtesisë i kanë zgjatur jetën këtij regjimi. Por tashmë ka nisur fundi pa kthim i qeverisjes më te keqe, më të korruptuar që kanë njohur Shqiptarët gjatë tranzicionit të mundimshëm post-totalitar!

Askush nuk mund të kërcënojë, shantazhojë apo ndërtojë alibi për opozitën për t’i ikur gjykimit të shqiptarëve. Askush nuk mund të justifikojë krimet e tij elektorale duke u fshehur pas gishtit të akuzës. Prandaj sado që të thërrasë nga salla e kuvendit duke akuzuar opozitën, e cila e ka lënë në mëshirë të çmendurisë së tij, kryeministri duhet të mabjë përgjegjësi elektorale dhe jo vetëm për krimet e tij.

E gjeti vendin me viza të liberalizuara. I gjeti shqiptarët të lirë për të udhëtuar në Evropë pa viza. Sot i ka rikthyer në njerëz të përjashtuar nga Europa pasi do të bashkëjetojë përjetësisht me krimin e organizuar. Ne dhe shqiptarët e kemi zgjedhur rrugën e Europës së Bashkuar ndërsa ai dhe eskorta e tij politiko-kriminale kanë zgjedhur rrugën e krimit të organizuar dhe burgut për shqiptarët. Për këtë të fundit do të jenë shqiptarët që do ta gjykojnë shumë shpejt me zgjedhje të lira dhe të ndershme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: