Connect with Us

“I fusni një film pa lidhje dhe leku letër”/ Bes Kallaku “masakrohet” nga komentuesit për projektin e ri

Aktualitet

“I fusni një film pa lidhje dhe leku letër”/ Bes Kallaku “masakrohet” nga komentuesit për projektin e ri

Publikuar

-

Para pak ditësh aktori i njohur i humorit Bes Kallaku përmes një postimi në rrjetet sociale tha se shumë shpejt do të hedhë në tregun e kinematografisë shqiptare një film.

Projekti mban firmën e Bes Kallakut, pasi filmi do të prodhohet nga kompania e tij ‘’Loku Film’’ dhe ka treguar edhe se ka rreth dy vite që punon për zhvillimin e këtij filmi.

Por jo të gjithë e pritën shumë mirë këtë projekt duke e krahasuar edhe me filmin e Ermal Mamaqit. Një prej ndjekësve të aktorit, Bes Kallaku i ka komentuar atij kështu:

“I keni rënë lapsit ju me shqiptarët që qeshim me ka*lliqet tuaja dhe të Ermalit. U bot milionera me injorancën tonë. Ju lumtë, i fusni një film pa lidhje leku letër. Qr shenjat e kiametit.’’

Por aktori ka replikuar me ndjekësin e tij duke mos e lene me kaq:

“Nuk ke faj vllai, fiks shenjat e kiametit. Kur lexo komente dhe arsyetime si ky i yti me vjen t’i them zotit, – Gjatë e ke çu… mbylle me kaq.’’

Aktualitet

Foto ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida Duma kapen “mat”

Publikuar

-

Nga

Në shumë media përflitet për një lidhje të mundshme dashurie midis ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por ansjëri prej tyre ende nuk e ka hedhur hapin për ta pranuar publikisht, megjithëse Salianji i ka dhënë vlera të mëdha Dumës në daljet e tij publike.

Rreth një vit më parë CNA.al publikoi një video ekskluzive të Ervin Salianjit, i cili është kapur duke shkëmbyer mesazhe erotike në sallën e parlamentit, me një person të quajtur G.D., që më pas nga mediat u identifikua si Grida Duma, por që asnjëherë nuk është pranuar nga asnjëri prej tyre. Përkundrazi gjithçka u mohua.

Me kalimin e muajve, me sa duket lidhja dhe miqësia e tyre është forcuar dhe shpesh shihen në zonën e Qerretit, në një zonë vilash rezidenciale, ku shumë zëra thonë që ata kalojnë bashkë pushimet apo kanë filluar bashkëjetesën.

CNA.al ka siguruar disa foto ekskluzive, të cilat janë bërë sot pikërisht në Qerret, ku çifti Salianji-Duma janë ulur në një kafe.

Nuk dihet nëse ka një lidhje zyrtare midis dy ish-deputetëve të PD-së, dhe se cfarë pritetë të ndodhë, a do të kemi një dasmë mes dy personazhëve të rëndësishëm të republikës së re të Lulzim Bashës.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, mediat kanë raportuar ndarjen e Grida Dumës, nga bashkëshorti i saj, Ilir Shqina, me të cilin ka edhe një djalë.

Gjithashtu edhe Ervin Salianji ka pasur një lidhje me Eneida Patkoin, një lidhje që pritej të kurorëzohej në martesë, por të dy braktisën partnerët e tyre./ CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Foto Ekskluzive/ Ervin Salianji dhe Grida një dyshe e pa ndarë

Divorcohet Grida Duma

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Bëji të fala kunatit”/ Noizy ironizon Luana Vjollcën

Publikuar

-

Moderatorja Luana Vjollca dhe reperi Noizy kanë performuar mbrëmjen e kaluar në të njëjtin club nate.

Teksa bëhej gati të performonte hitin e tij “Jena Mbretër”, Noizy ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoar Selimin.

“Bëji të fala kunatit”, shprehet reperi, ndërkohë Luana ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me këtë.

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE