Horoskopi i ditës, 13 qershor 2019 – CNA
Connect with us

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 13 qershor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohte sot dhe do filloni te bëni projekte me afatgjata me partnerin tuaj. Do jeni optimiste dhe do i mendoni gjerat me kujdes. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Jupiteri dhe nga Venusi. Ata do shtojnë mundësitë për takime. Ne planin financiar mos u nxitoni për asgjë. Po i bëtë gjerat dalëngadalë situata ka për te qene e qete.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse nuk e prekni partnerin ne pikat e dobëta sot keni për te pasur një marrëdhënie te bukur me te. Respektojini edhe disa vendime qe ai mund te marre. Beqaret mire është te tregohen realiste sepse ashtu nuk do lëndohen. Mundësitë për ngjarje te rëndësishme sot do mungojnë. Ne planin financiar çdo gjë do ece si duhet sepse keni kohe qe po ecni me llogari dhe plane.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjatë kësaj dite do jeni shumë elastikë dhe të gatshëm për te provuar edhe gjera te reja me partnerin. Do i pranoni propozimet e tij vetëm qe te ndiheni sa me mire. Beqaret mund te bëjnë edhe zgjedhje sepse do iu jepen plot mundësi te mira. Ne planin financiar, duke pare ndikimin tejet pozitiv te Neptunit, ka mundësi te fitoni ndonjë lotari. Gjendja do jete shume me e mire se disa dite me pare.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Plutoni do merret me shume me sektorin e dashurisë për ju. Ai do ju mbroje edhe nga problemet qe mund t’iu lindin. Beqaret do kenë një dite te suksesshme dhe pa u munduar shume do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin papritur. Ekuilibri financiar nga ana tjetër do përkundet. Nuk do e kontrolloni dot veten tuaj kur te shpenzoni.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete me e mire gjate kësaj dite duhet patjetër t’i kushtoni me tepër vëmendje partnerit tuaj. Po e late pas dore pak nga pak keni për ta humbur. Beqaret duhet te tregohen disi me te arsyeshëm sepse jo te gjithë do jene te sinqerte. Me financat mos u tregoni aspak te pamatur, por ecni me llogari përherë.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite shume e elektrizuar do jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do kapeni edhe pas gjerave me elementare me partnerin dhe do keni debate te forta. Beqaret duhet te kenë me shume besim tek vetja dhe nuk duhet te ndalen se joshuri personat qe do pëlqejnë. Ne planin financiar me mire te mos ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni vetëm pasi partneri do jete i zënë me pune dhe nuk do ketë kohe te merret me ju. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa te rëndësishëm edhe pse ne fakt mundësitë do jene goxha te mira. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj problemi, përkundrazi gjendja mund te jete aq e mire saqë mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

As ju nuk do keni një dite pozitive gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh aspak me atë qe keni ne krah dhe here pas here do debatoni me te. Beqaret nuk do e kenë aspak te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe për ta çdo gjë do ndryshoje. Financat do jene te kënaqshme kështu qe mund te kryeni investime me tepër nga zakonisht. Do jeni me te qete edhe kur te shpenzoni për gjerat e nevojshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite normale do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, por as emocione te forta nuk do përjetoni. Beqaret do kenë plot njohje interesante, por ende nuk do preferojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar duhet te tregoheni te duruar ne mënyrë qe ta gjendja te ndryshoje për mire. Me nxitim nuk arrihet askund.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do të jetë një ditë neutrale, ku përmirësimi do të vijë vetëm në fundjavë. Ndiheni mirë me veten tuaj dhe kjo gjë ju ndihmon që të përballoni çdo krizë dhe të gjeni rrugëdalje përballë çdo situate.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot do keni me shume nevoje se kurrë për qëndrueshmëri dhe qetësi ne jetën tuaj ne çift. Flisni me partnerin dhe ai do beje te pamundurën qe t’ua siguroje te dyja. Beqaret nuk do preferojnë te fillojnë aventura kalimtare dhe do presin ende derisa te shfaqen mundësitë për takime serioze. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite ne mënyrë qe te mos keni probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe do përjetoni emocione te forta pranë partnerit. Beqaret do marrin, por edhe do bëjnë deklarata te forta dashurie. Jeta e tyre ka gjasa te ndryshoje përgjithmonë. Sektori i financave nuk do ketë probleme sepse ju gjithmonë dini si te veproni dhe si t’i menaxhoni te ardhurat.

Aktualitet

Deutsche Welle për zgjedhjet shqiptare/ “Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile”

Publikuar

-

By

Dekreti i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve loakle dhe mospranimii i këtij vendimi nga KQZ ka krijuar nëShqipëri një situatë të paprecedent.

Nga njëra anë KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) vazhdon procesin zgjedhor drejt 30 qershorit, nga ana tjetër bashkitë, që janë fituar nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë filluar mosbindjen civile. Kryetarët e këtyre bashkive dhe mbështetësit e opozitës kërkojnë  lirimin e mjediseve, ku KQZ ka vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ) me kutitë e votimit, listat e zgjedhësve dhe gjithë materialet e tjera zgjedhore.

Të mërkurën, ( 19.05) Bashkia e Beratit, Matit, Lezhës, Kukësit, Klosit, Skraparit; Kavajës, Bilishtit, Gjirokastrës kërkuan lirimin e mjediseve që janë në pronësi të bashkisë me arësyetimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillim të Lokaleve2019. Në Bashkinë e Matit, mbështetës të opozitës u përleshën me policinë.KQZ bën me dije të mërkurën se ata përdorën  sende të forta duke plagosur efektivat e policisë, që në kundrpërgjigje përdorën gaz lotsjellës.

Mosbindja civile filloi të martën në Bashkitë e djathta të Shkodrës dhe Tropojës. Burime zyrtare nga KQZ bëjnë njoftojnë, se të martën në mbrëmje (18.06), në Bashkinë e Shkodrës, mbështetës të opozitës hynë në oborrin e gjimnazit “Shejnaze Juka” dhe pasi u konfrontuan  me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ). Të njëjtat burime pohojnë, se u dogj gjithë baza materiale e sjellë nga KQZ  për përgatitjen e zhvillimit të votimit më 30 qershor.

Incidenti, në mbrëmjen e së martës u parapri më herët, nga konfrontimi fizik i mbështetësve të opozitës me komisionerët e KZAZ, të vendosur  në Pallatin e Sportit, Shkodër,  dhe efektivat e policisë duke synuar të pengojnë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ.  Në këto kushte KZAZ në Pallatin e Sportit është marrë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Në Bashkinë e Tropojës, mbështetës të opozitës hynë të martën me dhunë në mjediset e KZAZ dhe nxorrën jashtë materialet zgjedhore për zhvillimin e votimeve më 30 qershor.

Episodet e mosbindjes civile në Bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet lokale 2015, ndodhin pas paralajmërimit të kryetarëve të këtyre bashkive, se nuk do të lejojnë ngritjen e qendrave të votimit në mjediset që bashkia administron, por do të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor.

Bashkitë e djathta: Lironi mjediset e KZAZ

Burime nga KQZ bëjnë me dije, se kanë informacione se incidente të tilla mund të zhvillohen në vijimn në bashki të tjera të drejtuara nga opozita.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 19 qershor 2019

Pas daljes së dekretit nga Presidenti Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe mosnjohjes së këtij vendimi nga KQZ, në zbatim të Kodit Zgjedhor, kryetarët e bashkive të djathta i kërkuan këtij komisioni të lirojnë mjediset ku janë vendosur  KZAZ, qendrat dhe materialet e votimit, mjedise që janë nën juridiksionin e bashkive.

Albanien Berat | Unterstützer der Opposition wollen den Wahlprozess blockieren (Innenministerium Albanien)Foto: Përkrahësit e opozitës në Berat

Kërkesa vjen në vijim të deklaratës së PD, se do të pamundësojë zhvillimin e Lokaleve 2019 dhe angazhimit të saj për ngritjen e “Aleancave Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë” në të gjitha bashkitë, përfshirë edhe ato të drejtuara nga PS, ku fushata po vazhdon pa incidente.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, drejtuese e Shoqatës së Kryetarëve të bashkive të djathta, tha në konferencë për shtyp të martën se në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, KQZ  duhet të lirojë të gjithë mjediset, që janë pronë e bashkive.

” Do të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës që drejtojnë policinë, prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,deklaroi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

KQZ: Çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale

Por KQZ bëri të martën njoftoi zyrtarisht, se kërkesa për lirimin e menjëhershëm të mjediseve ku janë vendosur KZAZ dhe ndërprerja e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset që janë në pronësi të bashkive „përbën tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga ligji për vetëqeverisjen lokale”. Në deklaratën e KQZ theksohet, se   “çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale”.

Opozita e djathtë nuk merr pjesë në Lokalet 2019, pasi sipas saj „ ato nuk do të jenë të lira dhe të ndershme”. Që prej 4 muajsh PD dhe partitë e tjera opozitare kanë dorëzuar mandatet e tyre parlamentare dhe po zhvillojnë protesta për të rrëzuar qeverinë Rama, e akuzuar prej tyre për korrupsion, e ardhur në pushtet nga blerja e votës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Këto ditë gazeta bulevardeske gjerane „ Bild” publikoi një tjetër seri përgjimesh të Prokurorisë në Shqipëri, lidhur me blerjen e votës nga PS, në zgjedhjet parlamentare 2017.

Opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave të saj kombëtare më 21 qershor./DW/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ministrja Gjonaj: SPAK deri në fund të vitit në veprim

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

Në një prononcim për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj: „Korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por një sfidë në secilin vend, madje edhe në Europë. Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës.” E pyetur nga gazetari i DW Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, Gjonaj thotë për DW, se „besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nëse nuk ndërhyet deri të Premten mund të ketë viktima”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

Publikuar

-

By

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Repolitix”, zbuloi se SHBA do të ndërhyjë për të qetësuar situatën politike në Shqipëri.

Hoxha uron që kjo ndërhyrje të bëhet sa më shpejt sepse deri të Premten, nëse nuk do të ketë ndërhyrje, mund të ketë edhe viktima.

“SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO, kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e Prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në Parlament me listë. Ata i kanë thirrur i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të Premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të Premten, nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat, mund të ndodhë ajo që përflitet. Deri më tani nuk ka viktima, por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse Presidenti e nënshkroi Dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin, por i hodhi benzinë. Rama, gjithmonë si përgjegjësi kryesore, ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”,- tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Close