Frikë se mos e bën si Durmishaj, Bushi: Ja çfarë kërkese ka Bullari – CNA
Connect with us

Aktualitet

Frikë se mos e bën si Durmishaj, Bushi: Ja çfarë kërkese ka Bullari

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, pas barazimit me Turqinë në transfertë, dhe dy fitoreve në sfidat miqësore me Uellsin. Bushi foli për takimet e fundit, për grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, por edhe për sulmuesin Bullari, i cili kërkohet edhe nga Greqia, dhe mund të përsëritet rasti “Durmishaj”.

TRE NDESHJET E FUNDIT – Kishim lojtarë nga 2001, patëm disa mungesa dhe e kishim të vështirë të zgjidhnim. Por, jam i kënaqur nga ata. Kur vijnë rezultatet, bëhet edhe puna më e bukur. Por, synimi ynë kryesor është të kemi sa më shumë lojtarë.

NË SULM – Po ta shohim ndeshjen në përgjithësi, nuk kemi luajtur shumë në sulm. Nuk ka ndryshuar strategji, ne sulmojmë në kundrasulm. Ne kemi luajtur në sulm, por kundërshtarët na kanë ndëshkuar gjithmonë. Jemi ekip modest, që jemi duke u rritur, dhe nuk është se janë lojtarë të nivelit të kundërshtarit. Duhet t’i mbajmë afër njëri-tjetrit. Por, gjithsesi në 3 ndeshje, kemi shënuar 7 gola. 5 me Uellsin. Edhe kemi pësuar, duhet thënë, por për gabimet tona. Kundërshtari na ndëshkon edhe nga një karambol i joni, ndërsa ne i bëjmë me aksione, me shumë vështirësi. Duhet të gabojmë sa më pak tani, që të mos i dhurojmë gjë kundërshtarit

GRUPI – Kjo është një moshë delikate, U-21. Ata duhet të kenë shumë minuta në këmbë, duhet të jenë lojtar formacioni dhe të kenë besim në vete. Kjo e bën të vështirë pak, kur ata nuk kanë minuta në këmbë, në kategori edhe të ulëta. Duhet të kemi më shumë besim, por them se jemi përmirësuar nga sa kemi qenë në të kaluarën. Vazhdojmë të përmirësohemi. Në ndeshjet e fundit kishim pothuajse një ekip tërësisht të ri, nga ajo ndeshje që luajtëm me Turqinë në mars, këtu në shtëpi. E kishim marrë pak me frikë, por na ndihmoi dhe koha që kishim 2 javë në dispozicion. Punuam mirë në teori dhe stërvitje, i bëmë mirë gjërat. Lojtarët janë inteligjentë dhe demostrojnë atë që mësojnë.

KOSOVA – Mua nuk më intereson Kosova. Më intereson vetëm ndeshja e radhës me Austrinë. Kosovën e pashë. Nuk është justifikim, por e kam thënë që terreni në Andorrë nuk ishte për futboll. Pastaj, Kosova ka një ekip të mirë, të fortë. I hapin probleme të gjithëve. Gjithsesi, ne kemi Austrinë, dhe Francën miqësore. E rëndësishme është që të luajmë mirë, pastaj vjen dhe rezultati. Ky është edhe çështje fati. Në ndeshjen me Uellsin, të parën, luajtëm dobët, kishim mbrojtje të re, por dy raste na u dhanë, shënuam dhe fituam. Ose rasti i Turqisë, mund të shënonim me portën bosh me Imerin. Kosova e shfrytëzoi dhe fitoi. Them që ne kemi çuar 6-7 lojtarë në ekip A. Kur të mbarojë ky sezon, do fitojmë disa lojtarë, 3-4 do jenë gati për Kombëtaren. Po morëm rezultat, akoma më mirë.

RASTI BULLARI – Lojtarët që janë në formë, ne kemi detyrë t’i marrim. Bullari është shqiptar, nuk ka arsye të shkojë te Greqia. Rasti Durmishaj, ashtu e ndjeu dhe bëri. Nëse ka dëshirë të shkojë te Greqia një lojtar, nuk e ndalojmë dot. E rëndësishme është që ai është futbollist i mirë. Kam folur me të, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për perspektivën në Kombëtare. Do jetë në ekip A, por duhet t’i marrë shkallët një nga një. Luan te U-21, por është më i vogël se të tjerët në këtë ekip. Kjo do të thotë se ka potencial.

BAZË SUPERIORE – Shumë lojtarë ishin në formacion, nga kampionati shqiptar. Jam i kënaqur nga ta. Kanë qenë lojtarë me minuta në këmbë, dhe ishin nga më të mirët në Turqi. I kam marrë pothuajse të gjithë nga Shqipëria. Korça, kam marrë një lojtar me sinjale të duhura, Pëllumbin. Te Partizani kam marrë Malën. Kemi marrë dhe nga Fieri dy lojtarë, dhe Ballshi dy lojtarë me perspektivë. Por, nuk mund të marr më shumë se 23 apo 25 lojtarë. Kur mungonin disa lojtarë këtë grumbullim, mora dhe nga Shqipëria. Ndeshjet e radhës, do e kem të vështirë të bëj zgjedhjet, sepse shumë lojtarë bënë mirë.

SULMI TEK EKIPI A – Patjetër që ne përgatisim lojtarë për në Kombëtaren A. Për një grumbullim, Bullari apo Broja mund të jenë gati, por janë të rinj për të mbajtur peshë në formacion. Ata janë të rinj dhe nuk kanë shumë eksperiencë. Me Kombëtaren A, mund të kesh përballë një mbrojtës si Pike apo Ramos, është e vështirë për ta. E rëndësishme është që janë te Shqipëria. Janë dy lojtarë me të ardhme.

“KOPJE” NGA KOSOVA – Ne shqiptarët, kemi një zemër të madhe. Dua të marr rastin e kombëtares së Turqisë, ata luajnë në ekipe të mëdha. Kanë kushte më të mira. Jemi sërish shumë larg nga Turqia. Kur vë në peshore lojtarët tanë, me ata, duhet të fitojnë me shumë gola. Por, kur sheh lojën në fushë, është ndoshta njësoj, ne marrim një barazim, apo gati për të marrë fitore. Futbolli është vazhdimësi, dhe çunave u them gjithmonë se duhet të shohim të nesërmen, nëse nuk marrim një fitore. Besoj se Kosova ka cilësi në ekip, ndoshta ka lojtarë më cilësore se ne, por ka dhe një zemër të madhe. Ata luftojnë gjithë kohës. Në futboll, nëse je i përqendruar, luan me zemër dhe zbaton detyrat, e mposht dhe një kundërshtar si Turqia. Grupi bën atë që të hedh poshtë cilësitë e individëve.

MOTIVIMI – Nuk e kam bërë ndonjëherë t’i them lojtarëve se çfarë kam bërë unë në të shkuarën, por mund t’i motivoj me ekipe të mëdha, apo lojtarë të mëdhenj. Si sillen dhe punojnë ata. Duhet t’i marrim shembull. Kur u futa te stadiumi i Istanbulsporit, u emocionova, pashë ato fotot. Ngjyrat verdhezi, thashë me vete se këtu nuk kemi për të humbur. Ishim pranë fitores, por ashtu ndodhi, nuk humbëm. Jam i kënaqur për atë që dhanë çunat në fushë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tensionohet situata në Shkodër/ Përfaqësuesit e PD-së tentojnë ti vënë flakën shkollës

Publikuar

-

By

Kur jemi vetëm 12 ditë para datës së 30 Qershoriot, datë për të cilën mazhoranca thotë se do të zhvillohen zgjedhjet lokale ndëras opozita të kundërtën janë shënuar disa incidente në bashkitë e drejtuara nga opozita.

Situta është tensionuar qytetin e shkodrës ku punonjës bashkiakë kanë tentuar të hyjnë me forcë në KZAZ nr. 3 në shkollën “Shejnaze Juka”.

Militantë të PD-së dhe punonjës bashkiakë kanë tentuar të marrin materialet zgjedhore por janë përplasur me Policinë.

Mësohet se është janë thyer xhamat e shkollës dhe është tentuar ti vihet flaka pasi kanë qenë të pajisur me benzinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Asnjë hap pas”/ Kryemadhi bën thirrje për bashkim kombëtar

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për shtyrjen e datës së negociatave në tetor, nga Këshilli i Evropës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se Shqipëria nuk ka prespektivë evropiane me Ramën Kryeminstër, prandaj ai duhet të largohet sa më parë.

Kryemadhi bën thirrjë për bashkim kombëtar, në protestën e 21 qershorit, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Postimi i plotë

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!

Sot është koha për një bashkim kombëtar! Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kostum sportiv dhe taka me diamante/ Këngëtarja i habit të gjithë me pamjen e re

Publikuar

-

Atë mund ta quajmë pa frikë “një shtëpi mode”, pasi në çdo dalje të saj vjen ndryshe dhe shumë trendi.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Rihanna, e cila i ka habitur të gjithë me veshjen e saj të fundit.

Rihanna është shfaqur me një kostum sportiv, të cilin e ka kombinuar me vëthë dhe këpucë prej diamante dhe e siguri do të bëhet shembull për të gjitha vajzat.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Close