Connect with Us

E zbulon studimi i ekspertëve/ Ja cili është trajneri më i mirë në botë

Aktualitet

E zbulon studimi i ekspertëve/ Ja cili është trajneri më i mirë në botë

Publikuar

-

Nëse për tifozët është e vështirë që të rendisin trajnerët më të mirë, një studim ekspertësh është përpjekur ta bëjë këtë gjë.

Coach Reputation Ranking” ka hartuar një listë me “top 10” trajnerët më të mirë të sezonit 2018-2019. Për sezonin (2017-2018), Zinedine Zidane e kryesonte listën. Këtë herë për sezonin (2018-2019), trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është lider me 82.8 pikë nga 100 të mundshme.

“Konsistenca e Manchester City dhe ndikimi i tij i madh në botën e futbollit janë dy nga faktorët, që i kanë dhënë vendin e parë në këtë studim Pep Guardiolës”, u shpreh Mario Gurrionero, i cili ishte i përfshirë në përpilimin e statistikave të këtij studimi.

Renditja e 10 trajnerëve më të mirë të këtij sezoni sipas studimit në fjalë, është si më poshtë:

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surpriza e madhe e trajnerit Lerda, ja kë do fusë titullar ndaj Sherif Tiraspolit

Publikuar

-

Nga

Partizani pret të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” moldavët e Sherif Tiraspol. Kundërshtari megjithëse superior në buxhet mbetet i një niveli më të ulët se azerët e Karabak.

Trajneri Franko Lerda pritet ta rreshtojë ekipin në një skemë akoma dhe më sulmuese. Një ndër ndryshimet e shumta që italiani pritet të bëjë është hedhja në fushë nga minuta e parë e mesfushorit venezuelian Aristoteles Romero.

Futbollisti i huazuar nga Krotone nuk ka qenë në stol në dy ndeshjet me Karabak, por shansi i 23-vjeçarit për të treguar veten pritet të vijë ndaj ekipit moldav.

Aktivizimi i fundit i Romeros si titullar daton më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e Kupës së Itali, ku Krotone u ndesh me Bolonjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE