Akuza e rendë e deputetit/ Balla bleu opozitën, zbulon emrat e deputetëve kundër shkarkimit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Akuza e rendë e deputetit/ Balla bleu opozitën, zbulon emrat e deputetëve kundër shkarkimit

Publikuar

-

Në seancën e sotme Plenare, Kuvendi kishte në rend të ditës çeljen e diskutimit dhe më pas votimin e propozimit të maxhorancës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, nga ky post.

Motivi është firmosja prej tij e çdekretimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve vendore  në 30 Qershor. Akt ky që, sipas maxhorancës, bie në kundërshtim me çka dikton Kushtetuta lidhur me këtë akt.

Ndërsa seanca u deklarua e hapur, midis deputetëve diskutantë ishte dhe ai i listës së PD-së për Beratin, Lefter Maliqi, i cili në të kundërt të homologëve parafolës “rilindas”, që e dënuan çdekretimin dhe bën thirrje për të mbështetur shkarkimin e Metës, e vlerësoi anullimin e datës së zgjedhjeve si akt “human”.

Dhe, ndërsa pritej të niste votimi për aktin e shkarkimit, Maliqi postoi një status në faqen e vet në rrjetet sociale ku denonconte:

“Turp shtyhet votimi për rezolutën për shkarkimin e Presidenti nga Balla me 20 min. Flluan pazaret e pista… Deputetet e opozitës së re të marrin teserën e PS. Rama drejt diktatures se plot…Ky është fundi i demokracisë dhe parlamentarizmit. Parlamenti duhet shpërndar një sahat e më parë”.

Pas votimit me100 vota në favor të nisjes së procedurave të shkarkimit të Ilir Metës, CNA.al iu drejtua deputetit Maliqi duke e pyetur lidhur me votimin “pro” dhe “kundër” rezolutës, por dhe çfarë kishte parasysh me frazën ironike “deputetët e opozitës së re të marrin teserën e PS?”

” Dua tu them që në fillim se votimi ishte një turp, jo vetëm me shtyrjen për 20 minuta të nisjes së procesit, mga Taulant Balla, por dhe për blerjen e një pjese të madhe të deputetëve të opozitës parlamentare. E quaj skandal këtë pasi përveçse blerje nuk mund ta etiketoj ndryshe. Më parë ne të grupit të opozitës parlamentare kishim vendosur të abstenonin dhe të mos bëheshim pjesë e inatit të Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Mesa duket i njoftuar për vendimin tonë Taulant Balla nisi pazaret me grupin e PD-së dhe atë të Ralf Gjonit dhe ja doli të merrte votat e tyre. Po ju them se unë personalisht, Klajd Qama. Eugen Bojaxhiu, Artur Roshi, Enver Roshi, deputetja e Lezhës Elda Hoti dhe Gjetan Gjetani votuam kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit. Me të tjerët u bë pazar i suksesshëm”, ishte përgjigja e deputetit Maliqi dhenë ekskluzivisht për CNA.al.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

International Champions Cup/ Fiton Manchesteri, Conte pëson humbjen e parë tek Interi (video)

Publikuar

-

Man United ka arritur të mundë Interin në ndeshjen e “International Champions Cup” me rezultatin e ngushtë 1-0, ku vendimtar ka qenë goli i shënuar nga Greenwood në pjesën e dytë të takimit. Pjesa e parë, u mbyll në barazim pa gola me dy skuadrat që kishin mundësi të bënin diçka por pa ia dalë.

Në 45 minutat e dyta, Solskjaer kreu edhe 10 zëvendësime duke bërë që lojtarët e sapo futur në lojë, të tregojnë vlerat e tyre. Në minutën e 75, arritën të gjenin golin e fitores ndërkohë që kanë rrezikuar edhe për të tjerë gola. Nga ana tjetër, Interi e kishte të pamundur të kundërpërgjigjej.

Interesant ishte edhe fakti që lidhet me Romelu Lukakun, duke qenë se belgu ka mbetur sërish jashtë dhe ka qenë Solskjaer ai që ka menduar për të mos e grumbulluar. Sulmuesi belg i cili kërkohet nga Interi, e ka ndjekur këtë takim nga tribuna ku luante skuadra e tij aktuale me skuadrën e tij të ardhshme me shumë gjasa.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Interit nën drejtimin e Contes, dhe humbja e parë. Kuptohet, të dyja ndeshje miqësore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Të dukesh “bombë” si Kylie Jenner! Miliarderja tregon koleksionin e rrobave të banjos

Publikuar

-

Ajo po pushon në ishujt e famshëm të Turks dhe Caicos. Duket se vera nuk po mbaron për Kylie Jenner,  e cila po ngre temperaturat me foto e saj me bikini.

Miliarderja shfaqet tejet seksi, ku përveç formave ekspozon dhe modelet e ndryshme të rrobave të banjos, pasi ajo ëhstë një nga njerëzit më të ndjekur në rrjetet sociale dhe miliona vajza frymëzohen nga veshjet e saj.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhje e trafik droge/ Njëmbëdhjetë të arrestuar në Romë

Publikuar

-

Policia italiane ka arrestuar 11 persona gjatë ditës së sotme në Romë, për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Katër vetë u arrestuan në flagrancë në stacionin Termini në Romë, nën akuzën e vjedhjes së rëndë. Hetuesit vunë re se 4 persona bënin veprime që ngjallnin dyshime dhe pas verifikimeve që kryen, arritën të dokumentojnë vjedhjet dhe arrestojnë përgjegjësit, shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq, arrestime u kryen edhe për tregti të drogës në Romë. Kështu, në pranga kanë përfunduar një 17-vjeçar italian nga Roma dhe 2 shqiptarë të moshave 20 dhe 21 vjeçe. Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndën narkotike në sheshet e Romës.

Karabinierët sekuestruan gjithashtu heroinë dhe kokainë. Në pranga pëfundoi edhe një grua italiane për evazion fiskal. Hetimet po vazhojnë për raste kriminale të ngjashme./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending