Sheiku, vegël e SOROS-it në KLP/ Kunati i Rilindjes “çmend” me pasuri   – CNA
Connect with us

Aktualitet

Sheiku, vegël e SOROS-it në KLP/ Kunati i Rilindjes “çmend” me pasuri  

Publikuar

-

Në institucionet e prodhuara nga e ashtuquajtura reforma në drejtësi, janë vendosur njerëz të politikës, apo njerëz që kanë punuar për SOROS-in.

Njëri prej tyre është Gent Ibrahimi, i cili dyshohet se falë lidhjes që ka është zgjedhur në krye të KLP.

Kunati i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka pasuri marramendëse.

Gent Ibrahimi por që pak e njohin me një identitet të tillë, deklaron vila, apartamente, llogari të tëra bankare në mijëra euro dhe dollarë.

Sipas të dhënave të pasurisë së marrë nga CNA.al pranë  ILDKPKI-së, rezulton se Ibrahimi është pronar i një vile me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro.

Gjithashtu ai ka në pronësi dhe një apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 62 700 dollarë, dy depozita bankare në vlerën 132 823 euro dhe llogari rrjedhëse 8 814 euro, një benz me vlerë 30 mijë euro.

Ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, Ibrahimi deklaron edhe 35 mijë euro dhuratë nga prindërit.

Ndërsa bashkëshortja e tij, ka një apartament me sipërfaqe 75 m2, me vlerë 7 500 000 lekë.

Viti 2007 (Deklarimi fillestar)

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë.

Vilë 2 kate dhe nënçati, 237 500 euro.

Depozitë bankare, 26 000 euro.

Autoveturë blerë me 28.07.2004, 10 250 euro.

Drejtor ekzekutiv, Instituti i Studimeve publike, 800 000 lekë.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, 28 000 lekë.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së, 1 500 000 lekë.

Bashkëshortja: Apartament banimi, 75 m2, Tiranë.

Viti 2007 (Deklarata vjetore)

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro.

Depozitë bankare, 8 000 euro.

Autoveturë blerë me 28.07.2004, 10 250 euro.

Drejtor ekzekutiv, Instituti i Studimeve publike, 160 000 lekë.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, 56 000 lekë.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së, 1 300 000 lekë.

Viti 2008

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro.

Depozitë bankare, 22 000 euro.

Depozitë bankare, 50 000 euro.

Autoveturë blerë me 28.07.2004, 10 250 euro.

Drejtor ekzekutiv, Instituti i Studimeve publike, 960 000 lekë.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, 300 000 lekë.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  1 800 000 lekë.

Konsulent i pavarur, për National Center off State Courts, projekt i USAID-it, në Kosovë, 25 157 dollarë.

Konsulent i pavarur, për OECD/ SIGNA për hartimin e projektligjit për gjykatat administrative, 4 500 euro.

Bashkëshortja: Apartament banimi, 75 m2, Tiranë.

Viti 2009

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro.

Depozitë bankare, 18 365 euro.

Autoveturë blerë me 28.07.2004, 10 250 euro.

Autoveturë “Peugeot 308”, blerë me 1.6. 2009, në shumën 18 000 euro.

Drejtor ekzekutiv, Instituti i Studimeve publike, 880 000 lekë.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, 300 000 lekë.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  1 800 000 lekë.

Konsulent në Këshillin e Evropës, projekti PACA, 7 000 Euro.

Konsulent i pavarur, për National Center off State Courts, projekt i USAID-it, në Kosovë, 36 317 lekë.

Kësti i fundit për blerjen e shtëpisë, 25 000 euro.

Bashkëshortja, depozitë bankare, 10 365 euro.

Bashkëshortja, Agjencia për Zhvillim ndërkombëtar, në Kosovë, 36 317 dollarë. Viti 2010

Depozitë bankare, 25 000 lekë.

Depozitë bankare e tipit “Futura”,12 072 euro.

Depozitë bankare e tipit “Futura”, 1 000 euro.

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro.

Autoveturë blerë me 28.07.2004, 10 250 euro.

Autoveturë “Peugeot 308”, blerë me 1.6. 2009, në shumën 18 000 euro.

Depozitë bankare, m 11 359 euro, 103 90 lekë dhe 501 47 dollarë.

Këshilltar i projekti PACA, Këshilli i Ministrave, 84 000 euro.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, 300 000 lekë.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  1 800 000 lekë.

Bashkëshortja, depozita bankare, 7 006 euro dhe 25 000 lekë.

Viti 2011

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro, trashëgimi.

Autoveturë blerë me 28.07.2004, 10 250 euro.

Autoveturë “Peugeot 308”, blerë me 1.6. 2009, në shumën 18 000 euro.

Llogari bankare shtuar me, 28 795 euro, 503 dollarë dhe 15 395 lekë.

Llogari bankare, pakësuar me 250 000 lekë.

Depozitë bankare e tipit “Futura”, shtuar me 3 952 euro.

Depozitë bankare e tipit “Futura”, shtuar  me 1 225 euro.

Këshilltar i projektit kundër korrupsionit, Këshilli i Ministrave, 84 000 euro.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, 300 000 lekë.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  2 150 000 lekë.

Bashkëshortja, llogari bankare, 7 283 euro.

Viti 2012

Llogari bankare në Euro/USD/ Lekë,  shtuar me 81, 730 Euro, shtuar me 6657 USD, shtuar me 69, 049 lekë nga shitja e një trualli pronë e familjes dhe të ardhura nga puna. Në total,  121.884.55 euro,  6,657.32 dollarë dhe  84,444.52 lekë.

Depozite bankare e tipit “Futura”,  17.000.00 euro.

Depozitë bankare e tipit “Futura”, 2000 euro.

31.12.2011 – 28.02.2012 Këshilltar i Projektit kundër Korrupsionit në Shqipëri Këshilli i Ministrave, 14,000  Euro.

6 31.12.2011 — 31.12.2012 anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 304,020 lekë.

1 01.03.2012 — 31.12.2012, Studiues – Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore 300,000 lekë.

1 01.06.2012 — 31.12.2012 Konsulent i Fondacionit Soros për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë 4500 dollarë.

12.06.2012 — 31.12.2012 Konsulent i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim për monitorimin e strategjisë anti-korrupsion 2250 lekë.

Bashkëshortja, llogari bankare, 7 283 euro.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  2 580 000 lekë.

Viti 2013

Depozitë bankare në euro— pakësuar me 11.884.55, të ardhura nga shitja e një  trualli pronë e familjes dhe të ardhura nga puna., 110 000.00 euro.

Llogari rrjedhëse në Euro, Dollarë dhe Lekë,  përkatësisht shtuar me 2,084.00, pakësuar me 1,070,64, pakësuar me 84,068.41. Në total, 3,968.34  euro, 5,586.68 dollarë, 376.11 lekë.

Llogari rrjedhëse ne Lekë pa lëvizje me të ardhura nga puna, 492,00 lekë.

Depozitë bankare e tipit “Futura”, shtuar me 558,39 Euro, të ardhura nga puna dhe interesat,  në total 2,558.392 euro.

Depozitë bankare e tipit “Futura”, shtuar me 510.54 euro, në total 17,510.54 euro.

Shitur Autovetura tip “Chevrolet Kalos” 1000  Euro.

01.01/2013-31/12/2013 Drejtor i Institutit për Studime Publike & Ligjore Organizatë Studimore Jo fitimprurëse 756,000  Lekë.

01/07/2013 – 26/11/2013 honorare nga Instituti për Studime Publike & Ligjore 6400 Euro.

01/11/2013 – 12/11/2013 honorare nga Instituti për Studime Publike & Ligjore 1170 dollarë.

01/01/2013 – 31/12/2013 Bashkëshortja, Alba Ibrahimi, Punonjëse e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, 2.520,000  lekë.

01/01/2013 – 28/10/2013 Shërbime konsulence për Delegacionin e Bashkimit Evropian  7000 Euro.

1/01/2013 – 31/07/2013 Anëtar i Autoritetit të Mediave Audiovizive 194. 292 lekë.

01/06/2013 – 31/12/2013 Shërbime konsulence për Fondacionin Shoqeria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), 2025 dollarë.

01/05./2013 – 30/11/2013 Shërbime konsulence për Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim 2227 dollarë.

01/01/2013 – 15/12/2013 Shërbime konsulence për Qendrën Rajonale për Parandalimin e Krimit 2570 dollarë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes, 7 283 euro.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  2 520 000 lekë.

Viti 2018 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro, trashëgimi.

Automjet , Mercedes Benz GLK, blerë në vitin 2014. Burimi i krijimit Të ardhurat nga puna 30.000.00 Euro.

Llogari rrjedhëse 304,308.84 lekë.

Llogari  rrjedhëse në euro. Të ardhurat nga puna 8.814.64 euro.

Llogari rrjedhëse në Dollarë amerikanë në 1 7.71

Llogari rrjedhëse në Paund Britanik në 2.71.

Llogari rrjedhëse, 748.95 lekë.

Depozitë bankare nga shitja e disa pronave të prindërve, 125,000.00 euro.

Depozitë bankare e tipit “Futura” 7,823.76 euro.

Deklaruesi, pagë dhe honorare, nga Isntituti i Studimeve Politike, në shumat 334 400 00 lekë, 5 760 dollarë, 7 030 euro.

Bashkëshortja Alba Ibrahimi, punonjëse e Ambasadës së SHBA-së,  1 979 887 00 lekë.

Të ardhurata nga kontrata e qirasë, 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lekë.

Dhuratë transferuar nga llogaria e prindërve, 35 000 00 euro.

Bashkëshortja apartament banimi, sipërfaqja 75 metra katrorë, ndërtuar në vitin 1975, rivleresuar në vitin 2005, 7,500.000.00 Lekë.

Automjet tip “Peugeot” 308, Blerë në vitin 2015, në shumën 18,800.00 Euro.

Viti 2018

Vilë 2 kate dhe nënçati, sip. 238 m2, me vlerë 237 500 euro, trashëgimi.

Apartament banimi me sipërfaqe 128 m2, 62 700 dollarë. Blerë më 30.02.2002.

Automjet , Mercedes Benz GLK, blerë në vitin 2014. Burimi i krijimit Të ardhurat nga puna 30.000.00 Euro.

Llogari rrjedhëse, pakësuar me 94, 926.98 lekë.

19/12/2019 — 31/12/2019, Bashkëshortja, Alba Ibrahimi, e punësuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,78 704 00 lekë

19/12/2019 — 31/12/2019 lnteresa depozite, 40130  lekë.

Bashkëshortja apartament banimi, sipërfaqja 75 metra katrorë, ndërtuar në vitin 1975, rivleresuar në vitin 2005, 7,500.000.00 Lekë.

Automjet tip “Peugeot” 308, Blerë në vitin 2015, në shumën 18,800.00 Euro./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktualitet

Deutsche Welle për zgjedhjet shqiptare/ “Lokalet 2019 nën hijen e mosbindjes civile”

Publikuar

-

By

Dekreti i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve loakle dhe mospranimii i këtij vendimi nga KQZ ka krijuar nëShqipëri një situatë të paprecedent.

Nga njëra anë KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) vazhdon procesin zgjedhor drejt 30 qershorit, nga ana tjetër bashkitë, që janë fituar nga PD në zgjedhjet e kaluara lokale, kanë filluar mosbindjen civile. Kryetarët e këtyre bashkive dhe mbështetësit e opozitës kërkojnë  lirimin e mjediseve, ku KQZ ka vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ) me kutitë e votimit, listat e zgjedhësve dhe gjithë materialet e tjera zgjedhore.

Të mërkurën, ( 19.05) Bashkia e Beratit, Matit, Lezhës, Kukësit, Klosit, Skraparit; Kavajës, Bilishtit, Gjirokastrës kërkuan lirimin e mjediseve që janë në pronësi të bashkisë me arësyetimin e zbatimit të dekretit të Presidentit Meta për mos zhvillim të Lokaleve2019. Në Bashkinë e Matit, mbështetës të opozitës u përleshën me policinë.KQZ bën me dije të mërkurën se ata përdorën  sende të forta duke plagosur efektivat e policisë, që në kundrpërgjigje përdorën gaz lotsjellës.

Mosbindja civile filloi të martën në Bashkitë e djathta të Shkodrës dhe Tropojës. Burime zyrtare nga KQZ bëjnë njoftojnë, se të martën në mbrëmje (18.06), në Bashkinë e Shkodrës, mbështetës të opozitës hynë në oborrin e gjimnazit “Shejnaze Juka” dhe pasi u konfrontuan  me forcat e policisë, i vunë flakën njërës prej klasave të katit të parë të shkollës, ku ishte vendosur Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve,(KZAZ). Të njëjtat burime pohojnë, se u dogj gjithë baza materiale e sjellë nga KQZ  për përgatitjen e zhvillimit të votimit më 30 qershor.

Incidenti, në mbrëmjen e së martës u parapri më herët, nga konfrontimi fizik i mbështetësve të opozitës me komisionerët e KZAZ, të vendosur  në Pallatin e Sportit, Shkodër,  dhe efektivat e policisë duke synuar të pengojnë hyrjen e komisionerëve në mjediset e KZAZ.  Në këto kushte KZAZ në Pallatin e Sportit është marrë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Në Bashkinë e Tropojës, mbështetës të opozitës hynë të martën me dhunë në mjediset e KZAZ dhe nxorrën jashtë materialet zgjedhore për zhvillimin e votimeve më 30 qershor.

Episodet e mosbindjes civile në Bashkitë e fituara nga PD në zgjedhjet lokale 2015, ndodhin pas paralajmërimit të kryetarëve të këtyre bashkive, se nuk do të lejojnë ngritjen e qendrave të votimit në mjediset që bashkia administron, por do të zbatojnë dekretin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor.

Bashkitë e djathta: Lironi mjediset e KZAZ

Burime nga KQZ bëjnë me dije, se kanë informacione se incidente të tilla mund të zhvillohen në vijimn në bashki të tjera të drejtuara nga opozita.

Pas daljes së dekretit nga Presidenti Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zhvillimit të Lokaleve 2019 dhe mosnjohjes së këtij vendimi nga KQZ, në zbatim të Kodit Zgjedhor, kryetarët e bashkive të djathta i kërkuan këtij komisioni të lirojnë mjediset ku janë vendosur  KZAZ, qendrat dhe materialet e votimit, mjedise që janë nën juridiksionin e bashkive.

Albanien Berat | Unterstützer der Opposition wollen den Wahlprozess blockieren (Innenministerium Albanien)Foto: Përkrahësit e opozitës në Berat

Kërkesa vjen në vijim të deklaratës së PD, se do të pamundësojë zhvillimin e Lokaleve 2019 dhe angazhimit të saj për ngritjen e “Aleancave Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë” në të gjitha bashkitë, përfshirë edhe ato të drejtuara nga PS, ku fushata po vazhdon pa incidente.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, drejtuese e Shoqatës së Kryetarëve të bashkive të djathta, tha në konferencë për shtyp të martën se në zbatim të dekretit të Presidentit Meta, KQZ  duhet të lirojë të gjithë mjediset, që janë pronë e bashkive.

” Do të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës që drejtojnë policinë, prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”,deklaroi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

KQZ: Çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale

Por KQZ bëri të martën njoftoi zyrtarisht, se kërkesa për lirimin e menjëhershëm të mjediseve ku janë vendosur KZAZ dhe ndërprerja e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në mjediset që janë në pronësi të bashkive „përbën tejkalim të kompetencave dhe detyrave të njohura nga ligji për vetëqeverisjen lokale”. Në deklaratën e KQZ theksohet, se   “çdo cënim i procesit zgjedhor përbën vepër penale”.

Opozita e djathtë nuk merr pjesë në Lokalet 2019, pasi sipas saj „ ato nuk do të jenë të lira dhe të ndershme”. Që prej 4 muajsh PD dhe partitë e tjera opozitare kanë dorëzuar mandatet e tyre parlamentare dhe po zhvillojnë protesta për të rrëzuar qeverinë Rama, e akuzuar prej tyre për korrupsion, e ardhur në pushtet nga blerja e votës dhe lidhjet me krimin e organizuar. Këto ditë gazeta bulevardeske gjerane „ Bild” publikoi një tjetër seri përgjimesh të Prokurorisë në Shqipëri, lidhur me blerjen e votës nga PS, në zgjedhjet parlamentare 2017.

Opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave të saj kombëtare më 21 qershor./DW/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ministrja Gjonaj: SPAK deri në fund të vitit në veprim

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reforma në drejtësi kriteret kyç në procesin e afrimit të Shqipërisë në BE.

Në një prononcim për programin anglisht të DW, ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, nënvizon se Shqipëria ka bërë përparime, por sipas saj: „Korrupsioni nuk është vetëm një sfidë për Shqipërinë, por një sfidë në secilin vend, madje edhe në Europë. Ne kemi bërë disa përparime. Por natyrisht kjo nuk mjafton, sepse korrupsioni nuk mund të zhduket kaq thjeshtë brenda ditës.” E pyetur nga gazetari i DW Max Zander lidhur me termat kohor të reformës në drejtësi dhe krijimin e strukturës SPAK, Gjonaj thotë për DW, se „besoj që deri në fund të këtij viti, por shpresoj edhe më herët, SPAK do të jetë në funksion dhe në veprim”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nëse nuk ndërhyet deri të Premten mund të ketë viktima”/ Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

Publikuar

-

By

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Repolitix”, zbuloi se SHBA do të ndërhyjë për të qetësuar situatën politike në Shqipëri.

Hoxha uron që kjo ndërhyrje të bëhet sa më shpejt sepse deri të Premten, nëse nuk do të ketë ndërhyrje, mund të ketë edhe viktima.

“SHBA do të ndërhyjnë por uroj që të ndërhyjnë sa më shpejt. Ne u anëtarësuam në NATO, kur na plasi Gërdeci. Shqipëria sot rrezikon të shkojë në konflikt civil. Nëse bashkitë do përdorin rrogëtarët e vet, pazari del shumë keq. As Rama as Basha nuk kanë thënë të ulen të zhbëjnë marrëveshjen e Prillit të 2008. Asnjëri nuk thotë se këtë sistem zgjedhor e bëmë vetë. Ata kanë hyrë në Parlament me listë. Ata i kanë thirrur i kanë thënë më mbulo fushatën në këtë vend dhe do futesh. Sot asnjë nga palët nuk po thotë që do tërhiqet. Këto përgjime janë thjesht benzinë. Protesta e të Premtes është paralajmëruar tre ditë më parë. OSBE në Shqipëri nuk e pyet më njeri. Kemi ardhur tek pika që të Premten, nëse nuk do ketë një mesazh për të ulur gjakrat, mund të ndodhë ajo që përflitet. Deri më tani nuk ka viktima, por nëse gjërat shkojnë kështu mund të kemi edhe viktimë. Nëse Presidenti e nënshkroi Dekretin, duhet ta dinte se do kishte pasoja. Ai nuk e shoi zjarrin, por i hodhi benzinë. Rama, gjithmonë si përgjegjësi kryesore, ka për të garantuar rendin dhe sigurinë”,- tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Close