Fituan me Moldavinë, Edi Reja befason lojtarët me kërkesën e papritur – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fituan me Moldavinë, Edi Reja befason lojtarët me kërkesën e papritur

Publikuar

-

Shqipëria arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Moldavisë në shtëpi duke e mundur me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes, Edi Reja u shpreh se pa vuajtje nuk mund të fitohet dhe se Shqipëria e humbi forcën sulmuese në pjesën e dytë, gjë e cila bëri që të vuante jo pak.

“Rënia e ekipit në pjesën e dytë? Nga volumi i lojës që kishim bërë, por pastaj ishim më të lodhur, nuk kishim forcën fizike për të kundërsulmuar pasi ata nga pikëpamja fizike dukej se ishin më mirë se ne. Por pa vuajtur nuk fitohet. Unë u kam thënë djemve se për të arritur rezultat duhet të vuash. Nga kjo pikëpamje sot vuajtën dhe në fund u vlerësuan.

Si u duk paraqitja në fazën mbrojtëse? Ata ishin të fortë në lojën në ajër dhe kishim frikë nga rivëniet anësore dhe goditjet e dënimit si me Islandën. Por më parë kjo skuadër ishte ajo që pësonte gol shumë shpejt dhe nuk kishte rregull në fazën mbrojtëse.

Tani në dy ndeshje në 180 minuta, kemi pësuar një gjuajte në portë dhe një gol. Më duket se sot Berisha nuk ka prekur asnjëherë topin përveçse me këmbë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Islandë, nga kjo pikëpamje jemi përmirësuar.

Por tani duhet të përmirësohemi nga mesfusha e lart se aty në Islandë më pëlqeu më shumë skuadra në pjesën e dytë, bëri më shumë lojë, ndoshta ishte më e freskët, më pak e lodhur.

Kjo është aryeja pse kam ndryshuar 5 lojtarë sot, m’u përgjigjën mirë. Por përtej emrave të atyre që futen në lojë, duke e nisur nga pankina, nëse luajnë me këtë shpirt, atëherë është e qartë që ke avantazhe.

Sa Roshi hyri dhe bëri shumë mirë, Çikalleshi hyri dhe i dha fizik lojës duke vrapuar pas kujtdo dhe nuk e kisha parë kurrë të bënte një ndeshje si kjo. Edhe Qose që ka forcë fizike, ishte ai që na dha një dorë.

Atëherë po përmirësohemi gradualisht por do të doja që skuadra të bënte më mirë nga pikëpamja e futbollit, jam i lumtur me rezultatin por shpresoj që pas këtij rezultati të luajmë më me qetësi, të hapur, duke u munduar të propozojmë filozofinë tonë të lojës. Kur ne jemi mirë fizikisht mund të bëjmë presing të lartë dhe të bëjmë diçka më shumë lojë në fazën sulmuese.

Ekipi duke luajtur me top të gjatë? Kur luan me top të gjatë është se nuk mundesh më, se nuk do të rrezikosh dhe nuk ke më forcën fizike dhe as qartësinë për të mbajtur topin. Atëherë nuk e rrezikon më pasimin se po të morën topin të kalojnë e të detyrojnë të vraposh 40 metra. Atëherë kërkohet zgjidhja me topin e gjatë, por kjo nuk vjen se më pëlqen pasimi i gjatë, unë nuk dua të luaj kështu, dua të luaj me top në tokë, por nuk është se mundesh gjithmonë pasi shpesh përballesh me skuadra që nuk ta lejojnë.

Grupi i lojtarëve? Kemi 26 djem, u kam thënë dua t’ju njoh, më tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni dhe do të aktivizoj atë që është më në formë. Jemi një grup, kemi punuar mirë këto 15 ditë, jam shumë i lumtur, kisha frikë se nuk do të bënim rezultat sot.

Kjo punë duhet çuar para, por edhe duhet të konkretizohet. Sot me rezultatin uroj që të ketë pak më shumë qetësi dhe kënaqësi psikologjike sidomos. A e dini çfarë do të thotë të fitosh një ndeshje pas një periudhe mjaft negative?

Pastaj kemi pësuar një humbje që nuk e meritonim me Islandën dhe ndoshta sot mund të shkonin gjërat keq. Atëherë kur bën këto ndeshje je gjithmonë i kushtëzuar, nuk je i lirshëm për të luajtur. Sot treguam shumë karakter, por nga pikëpamja e lojës kjo skuadër mund të bëjë më shumë.

Situata në grup? Të tjerët janë më të fortë aktualisht, Franca edhe pse u mund është e forte, Turqia është e fortë, Islanda tregoi se është e fortë. Ne rrimë të urtë dhe bëjmë punën tonë. Ndeshjet nuk janë kurrë të humbura që në fillim, duhet t’i luash njëherë, ndaj t’i luajmë njëherë dhe pastaj të flasim”, tha Reja.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Përgjimet duhet të vijojnë”/ Ngjela: S’bëhen zgjedhje që nga koha e Ramiz Alisë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjerë në lidhje me skandalin e përgjimeve të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ngjela shprehet se përgjimet duhet të vijojnë të botohen, ndërsa i cilësoi ato si një ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Më tej Ngjela shprehet se Shqiptarët nuk kanë kanë votuar të lirë që nga viti 1992.

Analiza e plotë:

Përgjimet dhe çështja e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri.

Përgjimet duhet të vijojnë të botohen. Kjo është ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: që nga rrëzimi i komunizmit, a ka pasur ndonjë rast kur shqiptarët kanë votuar të lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre?

Shqiptarët, deri tani, që nga viti 1991, kanë votuar të lirë vetëm një herë: në mars të vitit 1992. Turp për të gjithë çkanë ardhur pas vitit 1992: komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmin votim të lirë në Shqipërinë e pas vitit 1991.

A do të vijojnë të botohen përgjimet?
Nëse do t’i qëndrojmë precedentëve ndërkombëtarë dhe sidomos precedentit të Maqedonisë, ato do të vijojnë. Dhe nuk ka rëndësi fare se cili është emri i gazetës që po i boton: e rëndësishme është vetëm e vërteta. Ku pyet opinioni publik për sekretin shtetëror, kur një gazetë nxjerr prapaskenat kundër të ardhmes së saj! Shqiptarët kanë nevojë historike për to.

E gjithë klasa politike do të dalë e implikuar, nëse vërtet ka pasur seriozitet në këto përgjime… ose nëse prokurorët nuk kanë zhdukur një palë dhe kanë lënë vetëm një tjetër si subjekt të përgjimit. Mjafton të mos ketë ndërhyrje për të mos i botuar apo shpallur të gjitha, atëherë shoqërisë shqiptare do t’i jepet një ndihmë e madhe.

ll.
Unë për vete nuk shoh ndonjë gjë të re. Këto, dhe më tepër se kaq, i kam denoncuar vetë që në vitin 2001, në vitin 2003 e në vijim.
Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe është ende fenomen në Shqipëri. Një fenomen malinj që ka helmuar shpirtërisht të gjithë shqiptarët. Vijimi i këtyre përgjimeve do të na ndihmojë të shkallmojmë fenomenin, prandaj thashë më lart që shqiptarëve nuk iu intereson fare as emri i gazetës që po i boton, dhe as mënyra sesi gazeta i ka vënë në dorë këto përgjime: e vetmja masë vlerësuese në këtë rast është e vërteta dhe jo sekreti shtetëror.

Edhe ngritja e SPAK-ut është domosdoshmëri për likuidimin tërësor të këtij fenomeni që për 25 vjet po terrorizon jetën shoqërore në Shqipëri. Dhe jam i bindur që ai do të ngrihet.

E gjithë kriza shqiptare aktuale është pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Sepse kjo është arsyeja që kurrë nuk e pamë botën tonë akademike as në Parlament e as në politikë.
Antiintelektizmi i viteve 1992 e deri sot, është rrjedhojë direkte e mungesës së votës së lirë.

lll.
A e dini se kush ka qenë armiku më i urryer i Enver Hoxhës dhe i Josif Stalinit?
Vota e lirë.
A e kuptoni se ku jemi?
Të gjithë shqiptarët me pak mend e dinë se zgjedhjet kanë qenë në Shqipëri një farsë, dhe të dominuara nga forca fizike me anë hordhish të inkriminuara; apo me heqjen arbitrare nga listat e zgjedhësve; ose me votime fiktive të emigrantëve që nuk kanë qenë në Shqipëri me vite të tëra, dhe që e kanë emrin në listat e votimit; por edhe me blerje votash në një hapësirë të madhe vendesh shumë të varfëra në Shqipëri.

Kjo është historia jonë e vërtetë dhe ky është vetë shkaku i varfërisë shqiptare dhe është edhe pasoja direkte e sundimit të mediokritetit në politikën shqiptare.

Kush kërkon të fshehë këtë rrjedhë të shëmtuar historike kundër prosperitetit shqiptar, është i mbështjellë kryekrejt nga ligësia korruptive dhe urrejtja kundrejt demokracisë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Paditja nga Rama/ Ish oficeri i Policisë tregon çfarë i tha gazetari i “Bild” kur i telefonoi

Publikuar

-

By

Ish oficeri i policisë, Dritan Zagani, i njohur për denoncimin publik bërë ndaj ish ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafikun e drogës, aktualisht në arrati, pas burgosjes së vlerësuar prej tij ” si hakmarrje”, në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë”, ndër të tjera ka treguar çfarë i tha gazetari i “Bild” kur u informua për hedhjen në gjyq nga Edi Rama.

“Duke e ditur cfarë karakteri ka Kryeministri, që i lëshon muhabetet si lopa atë gjënë,  nuk më cudit edhe budallalliku që tha”- e nisi bisedën Zagani, duke vijuar:

” Uroj ta bëj denoncimin. Kam komunikuar me Peterin, mikun tim, dhe urojmë që ta bëj atë. Do Zoti sepse do ta kem një arsye pozitive. Do jetë një nga provat më të fuqishme që do kem unë me të në Strasburg. Herët apo vonë, kur të vijë momenti, kur ai të më japë mundësinë të shkoj atje. Sa të jetë ai në pushtet unë e kam të vështirë të shkoj në Strasburg. Nuk zhbllokon hetimet dhe gjykimin në Shqipëri. Ishalla do Zoti e bën atë!”,-ka thenë oficer Zagani.

Ndërkohë që Moderatori i emisionit e ka pyetur: “Çfarë të tha Peter kur e more të telefon?”,- Zagani është përgjigjur:

 “Uroj ta bëj atë gjë! Inshallah, sa më parë. Madje ta ndihmojmë me ndonjë avokat që të vijë ta bëjë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ka ardhur koha”/ Bujar Nishani thirrje për lëvizje masive

Publikuar

-

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në “A show” ngjarjet e fundit politike në vend, duke u ndalur sidomos në përgjimet e”Bild”.

Nishani ka thënë se Shqipëria ka rrëshqitur në regjim anarkik, prandaj ka ardhur koha që qytetarët të lëvizin për një kthesë të madhe në Shqipëri.

“Përtej fatit që patëm të përjetojmë degradimin e shtetit shqiptar në këto vite, mendoj që ndoshta ka ardhur momenti që të angazhohemi masivisht për kthesën e madhe e ristartimin ndryshe. Në radhë të parë duhet të jetë kulturor, jo të artit por të angazhimit shoqëror.
Sot më shumë se kurrë njerëzit, të cilët janë më të përgjegjshëm dhe më të ndjeshëm, ka ardhur koha të marrin ca përgjegjësi më të mëdha për t’u bërë ‘frontliner’ të një shoqërie”, deklaroi Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Trending

Read previous post:
Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Close