Edi Reja: Tani do kthehem për Partizanin, ja fjala e parë që mësova shqip – CNA
Connect with us

Aktualitet

Edi Reja: Tani do kthehem për Partizanin, ja fjala e parë që mësova shqip

Publikuar

-

Edi Reja ka pranuar se vizita e tij në Shkodër për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk kishte qenë thjesht për të monitoruar lojtarë. Në një intervistë për “SuperSport”, ai ka treguar fillimin e tij te kuqezinjtë si dhe prapaskenat rreth atyre situatës që e solli në stolin kuqezi.

Çfarë dinit për Shqipërinë, para se të vinit këtu?
Kam telefonuar mikun tim Xhanni De Biazi, i cili më ka treguar një pjesë të aventurës që kishte përjetuar. Kemi folur edhe për mënyrën se si e rreshtonte skuadrën ai, dhe praktikisht nga 26 futbollistë, 16-18 ishin të periudhës së tij. Pastaj qartësisht gjithsecili ka filozofinë përkatëse dhe ai preferon një mënyrë pak ndryshe nga unë, për të vendosur skuadrën në fushë, por jemi të ngjashëm në koncept dhe në mentalitet. Kam folur edhe me Igli Taren, me të cilin kam një komunikim thuajse të përditshëm, pasi kemi mbetur shumë miq dhe për më tepër, dhe ai më ka karikuar për të pranuar këtë aventurë.

Çfarë mbani mend nga bashkëpunimi me Igli Taren?
Taren e njohim dhe e dimë që prej kohësh po punon në mënyrë të jashtëzakonshme. Ka punuar mjaft mirë edhe me mua, pasi programonim të gjithë fushatën e blerjeve së bashku, gjatë periudhës time 4-vjeçare te Lacio. Është një njeri shumë besnik dhe më ka ndihmuar edhe mua, kur kisha probleme të mëdha në dhomat e zhveshjes. Po bën një punë të jashtëzakonshme, pasi çdo vit gjen disa futbollistë që unë nuk e kuptoj si e bën. Lotito duhet t’i jetë tërësisht mirënjohës, ndonëse Tare e bën sepse e ka pasion dhe ka kapacitetin e duhur për këtë punë. Pati një mundësi të largohej, por unë i dhashë një këshillë. “Ku do shkosh? Rri këtu në Romë, ku njeh të gjithë ambientin”, i thashë. Sepse këto gjëra duhet programuar pak më herët. Kemi folur vetëm para pak ditësh, madje më telefonoi edhe para ndeshjes dhe më tha se do fitojmë 2-0. U tregua një profet.

Kur e dëgjuat për herë të parë “Edi Reja, trajner i Shqipërisë”?
I pari më ka telefonuar presidenti Duka dhe më ka pyetur nëse isha i lirë dhe nëse isha i interesuar për këtë skuadër dhe i kam thënë po. Gjatë këtyre dy viteve kam pasur disa telefonata dhe oferta, por i kam refuzuar gjithmonë, sepse kisha vendosur të mos bëja më trajnerin në klube dhe se do të merrja në konsideratë vetëm oferta për kombëtare. Presidentin tani e njoh edhe më shumë dhe është shumë i qetë dhe kur vjen puna për të marrë vendime, kërkon të ketë gjithmonë pak kohë. Kur telefonata nuk po vinte, mendova se nuk do të më thërriste më, pasi mund të kishte gjetur zgjidhje të tjera, por më pas më telefonoi dhe filluam bashkëpunimin.

Kur ishte momenti që të thirri?
Unë erdha të ndjek ndeshjen në Shkodër, përballë Turqisë, pasi punoja për Napolin dhe Atalantën dhe doja të shikoja disa futbollistë, për të vlerësuar gjendjen në të cilën ishin. Kishte zëra atëgerë për zëvendësimin e Panuçit, ndaj shfrytëzova rastin për të ardhur për të parë skuadrën. Pastaj takova për pak momente presidentin, i cili më pyeti nëse kisha vendosur diçka. I thashë se nuk kam vendosur ende dhe se duhet të flisnim gjatë javës. Unë ika në shtëpi dhe presidenti më telefonoi vetëm pas 10 ditësh, ku më tha se nëse isha i disponueshëm, mund të flisnim për detajet. Më pas u takuam në Bolonja dhe aty mbyllëm marrëveshjen.

Keni qenë gjithmonë trajner klubesh. A keni menduar ndonjëherë se si mund të jetë një kombëtare?
Ka një diferencë të madhe nga stërvitja e klubeve, kjo puna në kombëtare dhe bëhet edhe më e vështirë, pasi nuk bëhet fjalë për një kombëtare si ajo e Italisë, ku thuajse të gjithë futbollistët luajnë brenda vendit dhe i shikon tërë kohës, por e ke të lehtë edhe me filozofinë e mentalitetin. Këtu ka futbollistë që luajnë në Zvicër, në Spanjë, në Kroaci, në Greqi apo në ndonjë vend tjetër dhe të gjithë janë mësuar me një mentalitet dhe sistem tjetër pune, nga i imi. Nga Shqipëria kam parë 2-3 futbollistë interesantë, të cilët do të duhet t’i vlerësoj me kujdes dhe për më tepër, do më duhet të udhëtoj dhe të shkoj të shoh lojtarë të caktuar në skuadrat përkatëse, për të parë se si punojnë dhe si vendosen në fushë. Unë duhet të bëj bashkë futbollistë që luajnë në liga të ndryshme dhe më duhet të di ku japin më të mirën ata, për të gjetur diçka të ndërmjetme. Sistemin e lojës e bëjnë lojtarët dhe ne kemi futbollistë në mbrojtje që janë vërtetë të fortë, ndonëse këtë herë nuk kishim as Gjimshitin. Në prapavijë jemi shumë mirë, pasi në dy ndeshje, nuk kemi rrezikuar thuajse asgjë, ndaj mendoj se në këtë repart kam gjetur ekuilibrin. Sa i përket mesfushës dhe më përpara, duhet akoma të punojmë, por jemi duke u rritur dalëngadalë. Ndeshja e djeshme na ka bërë të vetëdijshëm se mund të rritemi dhe të përmirësohemi. Nuk është e lehtë që të gjejmë menjëherë zgjedhjen e saktë, por jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj që më e mira do të vijë shumë shpejt.

A e ndjeni peshën e moshës?
Ka disa të rinj, që plaken që në moshën 20-vjeçare dhe ka disa pleq si puna ime, që ndihen të rinj, pavarësisht moshës. Mosha nuk do të thotë asgjë, pasi vlen kthjelltësia dhe raporti që ke me njerëzit, veçanërisht me futbollistët. Kam edhe një entuziazëm të madh, që nuk më ka ikur asnjëherë, sepse edhe marrëdhëniet që kam vendosur me lojtarët, por edhe përballjet me ta, më kanë dhënë të kuptoj se jemi në pikën e duhur. Tani mungojnë vetëm rezultatet. Njëri erdhi dje, ndërsa të tjerët i presim në ditët në vijim.

A e dinit se cila ishte situata në Kombëtaren Shqiptare dhe a bëtë një plan se si mund të dilej nga ai moment i vështirë?

Plani im ishte të flisja me futbollistët dhe kam bërë një xhiro në thuajse gjysmën e Europës, për të takuar lojtarët, jo për t’i parë, por për të folur me ta dhe për të mësuar se çfarë aspekti mental dhe psikologjik kishin, për të pasur tashmë idenë se çfarë ata mendojnë, para se të niste grumbullimi i parë. Sensacioni i parë ishte që ata kishin disa pasiguri mbi planin e lojës, por edhe për sa i përket linjës mbrojtëse, ku ishte krijuar një situatë që nuk dinin si ta sistemonin. Kështu që plani im i parë ishte t’u jepja siguri, mbi të gjitha mbi planin mbrojtës. Fillimisht fola me Berishën, Gjimshitin, Veselin e Strakoshën, që i njihja më herët dhe që ishin këtu në Itali, pasi më interesonte mendimi që ata kishin për situatën. Pas këtyre bisedave, por edhe një komunikimi me De Biazin, kam tentuar të hyj sa më shpejt në kokën e futbollistëve, për t’u dhënë siguri dhe stimuj për ndryshimin e situatës. Më pas erdhi ajo ndeshje në Islandë, që siç e patë mundi dje Turqinë dhe paraqitja jonë vlen dyfish, pasi arritëm ta vëmë në vështirësi dhe ndonëse nuk konkretizuam rastet, meritonim shumë më tepër në aspektin e rezultatit. Sa i përket lojës, atje u shfaqëm shumë mirë, ndërsa dje vuajtëm më shumë, pavarësisht diferencave mes kundërshtarëve. Le të themi që e kam arritur këtë objektiv, nga pikëvështrimi i karakterit të lojtarëve, të cilët kanë nevojë të besojnë te puna që po bëjnë dhe te trajneri i tyre. Këtë e kanë demonstruar edhe në ndeshjen e djeshme, ku nuk kanë kursyer energjitë, por kanë dhënë gjithçka për të arritur objektivin, ndonëse nuk ishte aspak e lehtë. Nuk kanë luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por në planin e angazhimit dhe atë të temperamentit dhe sakrificës, kanë bërë më të mirën e tyre.

Jeni fanatik i skemës 3-5-2. A mendoni se i kemi lojtarët e duhur për këtë rreshtim?
Për momentin po provoj, por nuk jam akoma i sigurt totalisht, pasi kam ende disa dyshime. Duke pasur parasysh skuadrat që do të përballojmë, si Franca e Islanda, por edhe ndaj Moldavisë, pasi mendova se me këtë rreshtim do ta kishim më të lehtë. Unë 3-5-2 e kam përdorur vetëm një vit te Napoli, por më pas edhe te Lazio kam përdorur skemën 4-3-3, që është edhe rreshtimi im i preferuar. Megjithatë për të luajtur me këtë rreshtim, duhet të kesh disa siguri në planin difensiv dhe mbi të gjitha disa lojtarë me karakteristika të caktuara dhe në këtë pikë, nuk mund ta aplikojmë për momentin këtë skemë. Ndoshta në të ardhmen mund ta bëjmë, por nuk mendoj se ka të bëjë skema, pasi çdo rreshtim sjell rezultat, nëse është ai i përshtatshmi, apo efikasi për lojtarët që ke në dispozicion.

Nga Islanda te Moldavia, ndryshuat 5 futbollistë. Kishte të bënte me lodhjen, apo donit të provonit lojtarë?
Doja të provoja ndonjë që nuk kishte luajtur, por kaq ndryshime je thuajse i detyruar t’i bësh kur luan pas 3 ditësh, pasi është e qartë që ndonjëri mund të jetë lodhur, Doja të provoja edhe në zonën e qendrës së fushës, ku aktivizova Ramadanin. Doja të fusja edhe Qosen, që gjatë javës më kishte treguar disa gjëra interesante, por është pak të shohësh një lojtar për 15-20 minuta, pasi duhet një ndeshje e plotë. Kishte disa që i njohja më herët dhe kam bërë këtë zgjidhje, duke ndryshuar dy pykat, pasi në Islandë më duhej skuadër fizike. Më pas në bazë të kundërshtarëve, do të bëjmë edhe modifikime. Dua të saktësoj se si në Islandë, ashtu edhe dje, në shumicën e rasteve luanim me 4 mbrojtës, pasi kishim Hysajn, që është mbrojtësi i djathtë, ndonëse në momente të caktuara duhet të ndihmonte sulmin. Kemi pasur si synim që kur të dalim në sulm, të shkojmë në zonën kundërshtare me 3 apo 4 futbollistë dhe besoj se këtë e kemi bërë mirë.

Roshi dhe Çikalleshi zgjidhën ndeshjen e djeshme. Si ndjehesh kur dy lojtarë të stolit, vijnë dhe zhbllokojnë sfidën?
Në atë moment të ndeshjes, më duheshin dy lojtarë më të fortë fizikisht, pasi po vuanim avancimin e moldavëve. Vendosa të hedh në fushë dy lojtarë të fortë fizikisht dhe për t’i dhënë një tjetër shtysë edhe shpejtësisë së daljes në sulm. Roshi ndryshoi ndeshjen, pasi na dha ritëm në atë zonë të fushës. Ka karikuar skuadrën dhe ka bërë ndryshimin total, me 2-3 zbritje që ka bërë në krahun e tij. Pra ishte një ndryshim marshi dhe ishin vendimtarë që të dy.

Si një italian i vërtetë, kërkoni të mos pësoni asnjë gol dhe më pas të dalë çfarë të dalë në sulm…
Janë diskutime që nuk shërbejnë për asgjë. Unë mendoj që një trajner duhet të ngrejë në këmbë një skuadër të ekuilibruar dhe që duhet të shfrytëzojë lojtarët në maksimum, pavarësisht sistemit të lojës. Ju keni njohur edhe De Biazin, i cili nuk luante kurrë në sulm, por vetëm me kundërsulme. Nuk ka bërë kurrë një futboll të bukur, por ka marrë rezultatet, ato që vlejnë më shumë. Ne tani po gjejmë ekuilibrat dhe do të më pëlqente të rritja pasionin e njerëzve, edhe sa i përket lojës, sepse skuadrat e mia kanë luajtur gjithmonë mirë. Do të më pëlqente të bënim lojë të bukur, por duhen lojtarë të përshtatshëm nga pikëpamja taktike dhe këtu kemi disa mangësi. Por këto mangësi vijnë duke u zvogëluar me agresivitetin, mentalitetin dhe temperamentin e lojtarëve, ndaj mendoj se jemi duke u përmirësuar. Shpresoj që në të ardhmen të mund të shohim një Shqipëri që di të luajë bukur.

Ia vlen ta diskutojmë çështjen Grezda?
Grezda ka bërë një zgjedhje të tijën, pasi kishte disa probleme të vetat. Për shembull Qose ishte gjithmonë jashtë, pasi kisha 24 futbollistë, por qëndroi këtu dhe u tregua i mirë, ndaj i erdhi momenti që të zbriste në fushë dhe të bënte paraqitjen e tij. E njëjta gjë edhe për Roshin, që e kisha vënë mënjanë, sepse provova Balliun dhe Hysajn, por dje luajti dhe ishte vendimtar. Kanë qenë të zotët që të dy, si Roshi edhe Qose, që pranuan të vijnë këtu, sepse kanë në zemër Shqipërinë. Grezda ka gabuar dhe duhet të marrë përgjegjësitë e tij.

Cili është objektivi që i keni vënë vetes dhe a mendoni se mund të vazhdoni edhe pas muajit nëntor?
Nuk e di pasi asnjëherë nuk kam shkuar të kërkoj punë. Gjithmonë kam zgjedhur dhe nuk jam zgjedhur nga të tjerë. Në nëntor do të më pëlqente të vazhdoja, por që kjo të ndodhë, duhet të jenë mundësitë për të vazhduar, raportet e mira me presidentin, skuadrën, gazetarët dhe shqiptarët. Pra nëse do të jenë mundësitë për të bërë një plan me afat të gjatë, do të flasim për dy vitet e ardhshme, por është diçka që do ta vendosim më vonë. Duhet të vazhdojmë me qetësi, pasi jemi në hapat e parë dhe do të shohim se si do të procedohet me këtë projekt. Mua do të më pëlqente të punoja edhe për të ardhmen, edhe nëse do të më duhet të iki në nëntor. Do të më pëlqente të krijoja disa gjëra për të tjerët që do të vijnë.

Si ju duket Tirana?
Tirana është mbresëlënëse, pasi kam qenë këtu edhe 10 vite më parë, kur isha me Napolin dhe shkuam në Shkodër, por ndaluam në Tiranë. Atëherë nuk ishte kështu, ndaj mund të them që gjatë këtyre 10 viteve ka bërë disa hapa të mëdha, pasi shoh një tjetër gjallëri në orët e vonë, në zonat qendrore. Është shndërruar në një qytet mjaft interesant. Nuk njoh ende njerëzit, tifozët, pasi kemi qëndruar tërë kohës në Durrës. Atje duhet të them se jemi si në parajsë, pasi jemi jashtë kaosit të Tiranës dhe në moshën time është mirë të gjesh vende të tilla të qeta. Megjithatë në Tiranë ka një gjallëri të njëjtë me metropolet e mëdha, pastaj më kanë entuziazmuar edhe këto ndërtime. Pastaj po ndërtohet edhe stadiumi, të cilin e kam parë nga brenda dhe është diçka shumë e bukur. Mezi po pres të vë këmbët në këtë stadium, pasi shpresoj që me Francën do të jetë gati dhe jam i bindur që do të jetë tërësish i mbushur. Me një tifozëri të shumtë dhe të zjarrtë, do të provojmë të vëmë në vështirësi edhe Francën.

Çfarë ju thanë familjarët kur pranuat Shqipërinë? A do të vijnë ndonjëherë me ju në Tiranë?
Gruaja ime më tha se nëse më pëlqente dhe isha i bindur, atëherë të pranoja. Ajo ka qenë pranë meje edhe në momente të vështira dhe vinte në stadium në çaste të tensionuara, e tymoste shumë. Tani pi më pak duhan dhe është më mirë, por e ndjen atë presionin e punës që unë bëj, kur vjen në stadium.

Ku do t’i kaloni pushimet?
Tani do të shkoj një javë në Korsikë dhe pastaj do të rikthehem, pasi do të më pëlqente të njihja më shumë Shqipërinë. Më kanë thënë që është shumë bukur në zonën nga Vlora drejt Greqisë dhe dua t’i vizitoj në fund të këtij muaji. Pastaj do të rikthehem sepse do të shikoj kualifikueset e skuadrave si Partizani dhe të tjerat, pasi dua të ndjek disa futbollistë interesantë. Kam parë disa situata të ndryshme dhe besoj se që nga grumbullimi i radhës, mund të ketë në kombëtare disa lojtarë që luajnë në Shqipëri.

Cila ishte fjala e parë shqipe që mësuat?
Kam dëgjuar fjalën “mirë” dhe shpresoj që të përsëritet në mënyrë të vazhdueshme deri në fund të raportit tim me Shqipërinë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Përgjimet duhet të vijojnë”/ Ngjela: S’bëhen zgjedhje që nga koha e Ramiz Alisë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjerë në lidhje me skandalin e përgjimeve të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ngjela shprehet se përgjimet duhet të vijojnë të botohen, ndërsa i cilësoi ato si një ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Më tej Ngjela shprehet se Shqiptarët nuk kanë kanë votuar të lirë që nga viti 1992.

Analiza e plotë:

Përgjimet dhe çështja e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri.

Përgjimet duhet të vijojnë të botohen. Kjo është ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: që nga rrëzimi i komunizmit, a ka pasur ndonjë rast kur shqiptarët kanë votuar të lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre?

Shqiptarët, deri tani, që nga viti 1991, kanë votuar të lirë vetëm një herë: në mars të vitit 1992. Turp për të gjithë çkanë ardhur pas vitit 1992: komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmin votim të lirë në Shqipërinë e pas vitit 1991.

A do të vijojnë të botohen përgjimet?
Nëse do t’i qëndrojmë precedentëve ndërkombëtarë dhe sidomos precedentit të Maqedonisë, ato do të vijojnë. Dhe nuk ka rëndësi fare se cili është emri i gazetës që po i boton: e rëndësishme është vetëm e vërteta. Ku pyet opinioni publik për sekretin shtetëror, kur një gazetë nxjerr prapaskenat kundër të ardhmes së saj! Shqiptarët kanë nevojë historike për to.

E gjithë klasa politike do të dalë e implikuar, nëse vërtet ka pasur seriozitet në këto përgjime… ose nëse prokurorët nuk kanë zhdukur një palë dhe kanë lënë vetëm një tjetër si subjekt të përgjimit. Mjafton të mos ketë ndërhyrje për të mos i botuar apo shpallur të gjitha, atëherë shoqërisë shqiptare do t’i jepet një ndihmë e madhe.

ll.
Unë për vete nuk shoh ndonjë gjë të re. Këto, dhe më tepër se kaq, i kam denoncuar vetë që në vitin 2001, në vitin 2003 e në vijim.
Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe është ende fenomen në Shqipëri. Një fenomen malinj që ka helmuar shpirtërisht të gjithë shqiptarët. Vijimi i këtyre përgjimeve do të na ndihmojë të shkallmojmë fenomenin, prandaj thashë më lart që shqiptarëve nuk iu intereson fare as emri i gazetës që po i boton, dhe as mënyra sesi gazeta i ka vënë në dorë këto përgjime: e vetmja masë vlerësuese në këtë rast është e vërteta dhe jo sekreti shtetëror.

Edhe ngritja e SPAK-ut është domosdoshmëri për likuidimin tërësor të këtij fenomeni që për 25 vjet po terrorizon jetën shoqërore në Shqipëri. Dhe jam i bindur që ai do të ngrihet.

E gjithë kriza shqiptare aktuale është pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Sepse kjo është arsyeja që kurrë nuk e pamë botën tonë akademike as në Parlament e as në politikë.
Antiintelektizmi i viteve 1992 e deri sot, është rrjedhojë direkte e mungesës së votës së lirë.

lll.
A e dini se kush ka qenë armiku më i urryer i Enver Hoxhës dhe i Josif Stalinit?
Vota e lirë.
A e kuptoni se ku jemi?
Të gjithë shqiptarët me pak mend e dinë se zgjedhjet kanë qenë në Shqipëri një farsë, dhe të dominuara nga forca fizike me anë hordhish të inkriminuara; apo me heqjen arbitrare nga listat e zgjedhësve; ose me votime fiktive të emigrantëve që nuk kanë qenë në Shqipëri me vite të tëra, dhe që e kanë emrin në listat e votimit; por edhe me blerje votash në një hapësirë të madhe vendesh shumë të varfëra në Shqipëri.

Kjo është historia jonë e vërtetë dhe ky është vetë shkaku i varfërisë shqiptare dhe është edhe pasoja direkte e sundimit të mediokritetit në politikën shqiptare.

Kush kërkon të fshehë këtë rrjedhë të shëmtuar historike kundër prosperitetit shqiptar, është i mbështjellë kryekrejt nga ligësia korruptive dhe urrejtja kundrejt demokracisë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Paditja nga Rama/ Ish oficeri i Policisë tregon çfarë i tha gazetari i “Bild” kur i telefonoi

Publikuar

-

By

Ish oficeri i policisë, Dritan Zagani, i njohur për denoncimin publik bërë ndaj ish ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafikun e drogës, aktualisht në arrati, pas burgosjes së vlerësuar prej tij ” si hakmarrje”, në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë”, ndër të tjera ka treguar çfarë i tha gazetari i “Bild” kur u informua për hedhjen në gjyq nga Edi Rama.

“Duke e ditur cfarë karakteri ka Kryeministri, që i lëshon muhabetet si lopa atë gjënë,  nuk më cudit edhe budallalliku që tha”- e nisi bisedën Zagani, duke vijuar:

” Uroj ta bëj denoncimin. Kam komunikuar me Peterin, mikun tim, dhe urojmë që ta bëj atë. Do Zoti sepse do ta kem një arsye pozitive. Do jetë një nga provat më të fuqishme që do kem unë me të në Strasburg. Herët apo vonë, kur të vijë momenti, kur ai të më japë mundësinë të shkoj atje. Sa të jetë ai në pushtet unë e kam të vështirë të shkoj në Strasburg. Nuk zhbllokon hetimet dhe gjykimin në Shqipëri. Ishalla do Zoti e bën atë!”,-ka thenë oficer Zagani.

Ndërkohë që Moderatori i emisionit e ka pyetur: “Çfarë të tha Peter kur e more të telefon?”,- Zagani është përgjigjur:

 “Uroj ta bëj atë gjë! Inshallah, sa më parë. Madje ta ndihmojmë me ndonjë avokat që të vijë ta bëjë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ka ardhur koha”/ Bujar Nishani thirrje për lëvizje masive

Publikuar

-

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në “A show” ngjarjet e fundit politike në vend, duke u ndalur sidomos në përgjimet e”Bild”.

Nishani ka thënë se Shqipëria ka rrëshqitur në regjim anarkik, prandaj ka ardhur koha që qytetarët të lëvizin për një kthesë të madhe në Shqipëri.

“Përtej fatit që patëm të përjetojmë degradimin e shtetit shqiptar në këto vite, mendoj që ndoshta ka ardhur momenti që të angazhohemi masivisht për kthesën e madhe e ristartimin ndryshe. Në radhë të parë duhet të jetë kulturor, jo të artit por të angazhimit shoqëror.
Sot më shumë se kurrë njerëzit, të cilët janë më të përgjegjshëm dhe më të ndjeshëm, ka ardhur koha të marrin ca përgjegjësi më të mëdha për t’u bërë ‘frontliner’ të një shoqërie”, deklaroi Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Trending

Read previous post:
Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Close