Connect with Us

Dy dasmat e Malos që dëmtojnë opozitën

Aktualitet

Dy dasmat e Malos që dëmtojnë opozitën

Publikuar

-

Informacione mediatike dhe politike, sot raportuan se edhe Franca një shtet tjetër kyç për hapjen e portave në integrimin Europian të Shqipërisë ka kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët.

Ky është rasti i dytë pas atij të Hollandës, disa muaj më parë. Por ajo që po ndodh përtej qëndrimeve politike të Francës dhe Holandës, çuditërisht është histeria që ndodh me opozitën, apo edhe në rrjetet sociale, me qëndrimet që mbahen prej saj.

Së pari, rikthimi i vizave nga Hollanda, kërkesa e saj, apo kërkesa e Francës së fundmi, nuk është një hap pozitiv për Shqipërinë. Kuptohet që është një shuplakë e fortë apo një grusht surratit për qeverinë shqiptare, mirëpo pasojat në fund i kanë shqiptarët prandaj nuk ka vend për histeri dhe gëzim.

Si mundet që forca më properendimore në Shqipëri, që shembi muret e diktaturës dhe solli pluralizmin politik, apo që luftoi për integrimin, duke e çuar Shqipërinë në NATO dhe duke liberalizuar vizat, të vërsulë përfaqësuesit e saj si flutura të lumtura për faktit se Shqipërisë do ti vendosen vizat nga dy vende të BE-së?! Ky është një veprim i turpshëm dhe pa asnjë diskutim me kosto elektorale, sepse në finale vizat nuk do të vendosen për socialistët apo për qeveritarët e Rilindjes, vizat do të vendosen për të gjithë shqiptarët.

Qeveritarët e “Rilindjes”, si dhe zyrtarët e PS-së, kanë pasaporta diplomatike apo shërbimi dhe do ta gjejnë zgjidhjen për të lëvizur, dhe do ta gjejnë zgjidhjen për të marrë viza edhe nëse ato vendosen, ashtu siç ka qenë përpara regjimit të Shengenit, përpara se të firmosej lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë, çka do të thotë se problemi dhe halli në finale do të jetë tek pjesëtarët e familjeve shqiptare, të cilët duan të lëvizin tek njerëzit e tyre në Europë. Ky gëzim i pasens i opozitës  është dasma e parë e Malos.

Dasma e dytë e Malos, që sërish lë një shije të hidhur në asisonin opozitar, është integrimi Europian i Shqipërisë. Është kaq e turpshme kur sheh zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, që për inat të vjehrrës fërkojnë kurrizin me mullixhiun, janë të lumtur se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat, bërtasin dhe ulërasin se negociatat nuk mund ti hapen shqiptarëve për Edi Ramën.

Por çfarë rëndësie ka kjo? Pse Edi Ramës i kalojnë pasojat e këtij hapi?

Në fakt pasojat i vuajnë shqiptarët. Mungesa e integrimit, zgjatja e tranzicionit, kriza politike etj, gjithçka bie si kosto mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Asgjë nuk bie mbi supet Lulzim Bashës, Edi Ramës apo Ilir Metës, mbi askënd që bën pjesë klasën politike, as mbi deputetë apo zyrtarë të shtetit shqiptar. Kostot i kanë qytetarët shqiptarë. Sa më shpejt të bëhet integrimi i Shqipërisë, aq më shpejt edhe qytetarët shqiptarë do të ndjejnë benefite.

Prandaj opozita sot po bën dy dasmat e Malos, turpësisht duke i prishur me një daulle të çarë. Do të ishte një opozitë më e dashur, më e mbështetur dhe më e vërtetë, por edhe më e votuar nga qytetarët shqiptarë, nëse integrimin do ta shikonte si një çështje që nuk i takon qeverisë apo bandës së Rilindjes dhe kusarëve të saj, por si një çështje të shqiptarëve dhe të mirës së tyre për ta shpëtuar pikërisht nga Rilindja.

Nga ana tjetër, sërish kjo opozitë do të duhej të jepte çdo mbështetjeje, që kurrësesi dhe në asnjë rast shqiptarëve të mos iu ktheheshin vizat për shkak të emigracionit që vjen nga varfëria e krimi në pushtet dhe këtë nuk e bën sot Lulzim Basha nuk e bën sot opozita për më tepër ka marrë një rrugë, duke u orvatur të krijojë destabilitet për të marrë pushtet, dhe këtë po e bën jo në kurriz të Rilindjes as në kurriz të Edi Ramës, por e bën në kurriz të shqiptarëve, duke festuar se po iu rikthehen vizat, duke festuar se ska integrim për ta dhe nga ana tjetër duke dalë në rrugë edhe duke luftuar me Molotov.

Në fakt integrimi dhe mosvendosja e vizave do të ishte gjëja më e mirë për të larguar Edi Ramën dhe jo molotovi, dhe jo festa në këto dy dasma të Malos për të cilat Lulzim Basha për inat të vjerrës po shkon me mullixhiun.

Në fund faturën e kanë shqiptarët sepse Lulzim Basha hynë në Europë, pasi ka dhe gruan europiane./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: