Çdekretimi i datës së zgjedhjeve/ Delegacioni gjerman mesazh Metës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Çdekretimi i datës së zgjedhjeve/ Delegacioni gjerman mesazh Metës

Publikuar

-

Një delegacion gjerman ka vizituar sot Shqipërinë, ku është takuar me përfaqësues të lartë shtetëror, për të parë përgatitjen e vendit tonë, në rrugën drejt BE-së.

Ndërkohë, delegacioni, në një konfernecë për mediat nga Ambasada Gjermane,  ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Kreu i delegacionit gjerman, Josip Juratoviç tha se jemi takuar me përfaqësues të qeverisë Shqiptare dhe të shoqërisë civile për të patur një informacion më të gjerë rreth reformave dhe zhvillimit që ka ndodhur në vendin tonë.

Ai deklaroi se Kushtetuta është baza e një shteti dhe ajo duhet zbatuar gjithmonë.

Ndër të tjera Juratovic tha “nëse Kushtetuta përcakton se zgjedhjet do të zhvillohen në një moment kohor, ato duhet të zhvillohen në atë moment kohor” duke nënkuptuar kështu se data e zgjehdjeve nuk mund të ndërrohet sipas dëshirës, ashtu siç veproi Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili e anuloi datën e zgjedhjeve që e kishte dekretuar vet më parë.

“Ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Kushteto është baza e të gjithë institucioneve  shtetërore dhe gjithsekush ka besim tek ajo që përcakton kushtetuta. Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë. Demokracia përfaqësuese është organi më i lartë demokratik i një vendi. Kjo është ideja që kam unë. Si demokrat unë mendoj që procesi zgjedhor përfaqëson konkurrencën midis partive politike.

Secila parti, ka të drejtën e saj për  të marrë pjesë në këtë proces konkurrimi apo jo. Do të jenë zgjedhësit ata që do të vendosin se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në shqipërim janë mirinformuar lidhur me të çfarë do apo s’do dikush. Nëse kjo është një krizë politike apo jo, këtë do ta tregojë e ardhmja. Nëse në datë 30 Qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend, dhe kjo korrespondon me përcaktimet Kushtetuese, atëherë është në dorën e qytetarëve shqiptarë të vendosin se cfarë duan për të ardhmen e tyre. Procesi zgjedhor është proces konkurrimi dhe unë pres të marrin pjesë. Detyra e politikanëve është të përballen me problemet dhe të mos përdorin tymueset në rrugë për të realizuar qëllimet e tyre” deklaroi kryetari i delegacionit gjerman, Josip Juratovic./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sulmi ndaj policisë në Elbasan/ Zbulohet kujt i përkasin shenjat e gishtërinjve

Publikuar

-

By

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokurorisë, për ngjarjen e Elbasanit, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut Agro-Ushqimor në vitin 2017.

Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifikimin e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audin” e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespondonin përkatësisht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Celës.

Gjatë seancës, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se “Audit’ me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi.

Duke komentuar videon, avokatët e të pandehurve pretenduan se qëllimi i drejtuesit të “Audit”, nuk ishte policia dhe se nuk ka pas një përplasje, por fërkim të dy makinave, në kushtet kur makina e policisë ikën indietro. Ndërkohë prokurori i çështjes, lexoi një sërë provash të tjera, ndërsa seanca u shty për të parë dy video të tjera.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.

Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj është djali i Petrit Celës pronarit të tregut Agro Ushqimorë në Elbasan ku ndodhi edhe përplasja me policinë.

Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Për përplasjen e automejtit të Oshafit dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë krimet kanë të dyshuar Suel Celën, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshin./ Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kur këndon ajo, më dhëmbin veshët”/ Bashkëpunimi me Luana Vjollcën, fansat “kritikojnë” Faydee

Publikuar

-

Tre ditë më parë këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare Faydee publikoi bashkëpunimin e tij më të fundit me Luana Vjollcën me titull “Yalla Habibi”, i cili ka arritur miliona klikime.

Por Faydee është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”,- shkruan dikush.

 

“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”

“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”

Edhe pse shumë prej fansve të tij nuk kanë qenë dakort me bashkëpunimin, sërish shprehen se e pëlqejnë muzikën e  tij.

Kujtojmë se Faydee është një nga këngëtarët më të pëlqyerit dhe numëron disa hite si  “Habibi”,  “Cant let go”, “Laugh till u cry” etj.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s’mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Publikuar

-

By

Punimet në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë të nisura pothuajse 6 vite më parë, kanë mbetur në vendnumëro.

Ky aks konsiderohet si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin.

Por, realisht rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga akset më problematike, ku punimet kanë vite që zvarriten.

Ndërtimi i këtij aksi rrugor, do të sillte zhvillim të madh ekonomik për shkak të lëvizjes më të shpejtë të mallrave në përgjysmimin e kohës aktuale edhe pas hapjes së plotë të rrugës Tiranë- Elbasan. Gjithashtu përfundimi i kësaj rruge do të bënte të mundur që nga Tirana në Korçë mund të shkohej për  1 orë e 30 minuta.

Por, aktualisht, në këtë aks rrugor,  një lot nuk punohet fare, pasi nga vlera  përllogaritur dhe nga kredia e marrë,  ka një mungesë fondi prej rreth 15 milionë euro, kurse në dy lotet e tjera, sërish ka bllokim punimesh apo punime me ritme shumë shumë të ngadalta, për shkak se në investim nuk janë parashikuar rrëshqitjet në shpatet e maleve.

Për të zgjidhur problemin e rrëshqitjeve duhen 30 milion euro, ndërsa vetëm detyrimet që ka qeveria ndaj kompanive që po kryejnë punimet në këtë aks shkojnë gati 20 milion euro.

Tenderimi ka filluar në shtator  të vitit 2013 dhe kur ishte në fazën finale për tu investuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, Qeveria  Rama tentoi ta anulonte komplet këtë investim dhe kredinë e marrë, firmosur e kontraktuar gati një vit më parë Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha.

Pasi nuk ia doli dot ta anulonte dhe pas pezullimit disa mujor, Qeveria Rama e futi në proces të zgjidhjes këtë projekt.

Por, ka 6 vjet që Rilindja thotë vetëm fjalë. Edi Rama e ka inspektuar disa herë, janë hapur edhe tunelet, u premtua se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

Por, iku gjysma e parë e 2019-ës, dhe nuk po shohim sërish asgjë dhe punimet kanë  stopuar.

 

Që rruga  të përfundohet tashmë Qeveria duhet të paguajë të paktën 65 milion euro shtesë për projektin fillestar.

20 mijë euro për detyrimet ndaj kompanive që po punojnë atje dhe 30 milion euro për t’i dhënë fund problemit të shkarjeve në male e shpate.

Ky financim duhet për dy lotet e parë, ndërsa për lotin e tretë që fillon nga  Qafë Plloça drejt Qukësit,  ka një mungesë financimi prej 15 milion euro dhe për më tepër prej gati një viti atje nuk punohet.

Askush nuk flet, akush nuk raporton më. Dikur për këtë aks raportohej se Qeveria e Edi Ramës po bën një punë të madhe, megjithëse  qe një projekt me kredi dhe gjithçka e siguruar nga Qeveria  e ish kryeministrit Sali Berisha, sot jemi përballë faktit  ku gjithçka ka stopuar dhe kryeministri del e na shet mend me një tunel disa dhjetra metra, ndërkohë që pas atij tuneli në një distancë jo të largët një investim  rreth 200 milion euro është stopuar.

Për zvarritjen e punimeve në këtë aks janë të pritshme justifikimet e kryeministrit Edi Rama, për projektin, financimet apo diçka tjetër.

Por, Rama ka pasur 6 vite kohë të korigjojë projekti, financimet, investimet e të zgjidh gjithçka. Ka pasur aq shumë kohë sa mund ta kishte mbaruar atë rrugë por mesa  duket po mbaron Rilindja dhe ky segment rrugor s’ka mbaruar ende.

CNA.al po sjell më poshtë fotot nga punimet e stopuara në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë./CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending