A do të votojë shkarkimin e Metës?/ Përgjigjet Rudina Hajdari – CNA
Connect with us

Aktualitet

A do të votojë shkarkimin e Metës?/ Përgjigjet Rudina Hajdari

Publikuar

-

Deputetja demoktrate, Rudina Hajdari ka folur sot në lidhje me krizën politike në vend, dhe situatës pasi vendimit të presidentit Meta për të çdekretuar datën e zgjedhjeve dhe nismës së mazhorancës për ta shkarkuar.

E ftuar në studion e A2 CNN, deputetja Hajdari është shprehur se nuk ka ardhur një propozim për shkarkimin e Presidentit nga ana e mazhorancës, por vetëm një mocion për debat.

“Erdhi një propozim nga PS për një mocion për debat dhe jo për shkarkim. Mocioni për shkarkim kërkon 35 deputetë, unë nuk kam parë një propozim të tillë nga 35 deputetë.”-tha deputetja Hajdari.

Më tej, ajo theksoi se gjuha me të cilën mazhoranca i është drejtuar Metës është shumë e butë.

“Rezoluta ishte shumë e butë, mazhoranca duket sikur ka bërë një qortim. Thuhet se e fton Prsidentin për reflektim. Nga ana tjetër presidenti nuk është i frikësuar dhe as i mërzitur. Duket si një taktikë për viktimizim. Medoj se duhet të mendojmë për krizën dhe do ti lëmë populizmat”-u shpreh Hajdari.

LEXO EDHE:  KQZ sfidon Metën/ “Ultimatum” kryebashkiakëve  

Ndërsa e pyetur nëse do të votonte pro shkarkimit të Metës, nëse kjo do t’i propozohej nga mazhoranca, Hajdari tha se “Nuk është cështja te shkarkimi. Ne mund ta kishim bërë edhe vetë këtë. I kemi 35 deputetë dhe do ta kishim bërë propozimin, por ne do ti shohim gjërat hap pas hapi”.

Sipas Rudina Hajdari, Meta e di shumë  shumë mirë që i ka kaluar kompetencat.

“Presidenti e di shumë mirë qi i ka kaluar kompetencat. Jemi Republikë parlamentare, ka një nen që thotë se presidenti nuk mund t’i tejkalojë kompetencat. Presidenti duhet të kishte pasur thirrje konkret për reformën zgjedhore, për dialogun, për Gjykatën Kushtetetuese dhe duhet të kishte një datë për zgjedhjet vendore dhe parlamentare”-u shpreh Rudina Hajdari.

Po ashtu ajo tha se “Mund të ketë sërish luftë civile, nga e di presidenti që kjo nuk do të ndodhë, duhet të kishte bërë më shumë përpjekje për zgjidhjen e krizës”./ CNA.al

Aktualitet

Lleshaj sulmon Voltana Ademin/ “Nuk mbahet mandati me zjarr dhe dhunë“

Publikuar

-

sandër lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen në Shkodër, ku punonjës të policisë bashkiake dhe militantë të PD, kanë tentuar të marrin materialet zgjedhore të KZAZ nr.3 dhe gjatë konfrontimit janë përpjekur t’i vënë flakën asaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj e quan një ngjarje të turpshme të përfaqësuesve të PD dhe ju bën thirrje qytetarëve të distancohen nga ky akt.

Lleshaj ka sulmuar kryebashkiaken Voltana Ademi, duke u shprehur se asnjë kryetar bashkie nuk mund ta mbajë me dhunë mandatin që po i mbaron.

LEXO EDHE:  Morali pa moral i politikës shqiptare/ Hipokrizia e LSI-së dhe PDIU-së

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve“, shkruan Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Festa e kampionëve të NBA kthehet në makth/ Disa të plagosur dhe disa të tjerë përfundojnë në pranga

Publikuar

-

Triumfi historik në NBA do të mbahet mend gjatë nga tifozët e skuadrës së basketbollit, Toronto Raptors.

Rreth 2 milionë njerëz dolën në sheshin kryesor të qytetit për të pritur ashtu siç iu takon heronjëve, por festa nuk shkoi në kahun e pritshëm.

Të paktën 4 persona morën plagë të rënda, teksa 3 të tjetër përfunduan në prangat e policisë. Kjo për shkak se në mesin e turmës u gjenden 2 armë zjarri të tipit pistoletë.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Metës/ Kjo luftë e turpshme do dështojë

Kjo ishte hera e parë që Toronto fiton kampionatin e NBA-së, titull që e mori përballë Golden State.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Batha e di se ç’e pret: Ja si do i fitoj zemrat e tifozëve bardheblu

Publikuar

-

By

Idriz Batha ka firmosur zyrtarisht me Tiranën dhe ditën e sotme është prezantuar si futbollisti më i ri i bardhebluve. I kontaktuar nga “VipSport.al”, Batha u shpreh se për të firmosur me Tiranën, e ka bindur projekti që klubi ka.

“Më bindi projekti që ka Tirana këtë vit dhe synimet që ka. Më pëlqen të jem në kryeqytet sepse më pëlqen të pretendoj për titullin kampion dhe të jem afër familjes”, tha fillimisht Batha.

Sakaq, një nga problemet është edhe lidhja me tifozerinë duke qenë se për vite me radhë ka luajtur me fanellën e Partizanit. I pyetur se si mund të fitojë zemrat e tifozëve, Batha shprehet se me shumë përkushtim mund t’i fitojë.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Metës/ Kjo luftë e turpshme do dështojë

“Unë nuk e di si mund te fitoj zemrat e tifozëve por di që do të jap më shume se maksimumin për të fituar me Tiranën. Për të fituar zemrat e tifozëve të Tiranës, do të jap maksimumin për ekipin tim dhe shpresoj të renditemi të parët në tabelën e klasifikimit”, shtoi mesfushori.

Tirana do të luajë edhe këtë sezon 4 ndeshje derbi në kampionat ku për Bathën do të jetë jo pak e veçantë pasi rikthehet si “ish” në derbi. Megjithatë, vetë gjirokastriti nuk ka shumë koment për derbin. “Sa për ndeshjen ndaj Partizanit, ka kohë deri atëherë”, u shpreh Batha.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Close