Zhvatësi i Krimeve të Rënda/ Idriz Milkurti merr paratë e të pastrehëve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zhvatësi i Krimeve të Rënda/ Idriz Milkurti merr paratë e të pastrehëve

Publikuar

-

Pastrimi i sistemit të drejtësisë, pavarësisht Vettingut, duket se do të jetë tejet i vështirë.

Nëse do të bëhej një Vetting i mirëfilltë, pa ndikime politike, atëherë do të kishte shpresë  për një drejtësi të re.

“Më mirë djepin bosh, se sa shejtanin brenda”. Është kjo shprehja që përdoret rëndom nga politika, duke iu referuar Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

CNA.al që në nisje të Vettingut ka raportuar në vijimësi dhe në mënyrë transparente të gjithë procesin.

Gjithnjë sistemi i drejtësisë është parë si “delja e zezë”, por tashmë ka dhe prova.

Gjyqtarë dhe prokurorë të paturp, pa pikë karakteri dhe integriteti, të korruptuar deri në fyt, për profesionalizëm as që bëhet fjalë, kanë “bërë” drejtësi.

Njerëz që nuk duhej të liheshin të afroheshin as pranë gjykatave dhe prokurorive, kanë qenë apo edhe janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Të tillë nuk mungojnë as tek Krimet e Rënda. Idriz Milkurti,  gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, pritet të dalë nesër në Vetting.

Dosja e tij do të shqyrtohet  nga trupa gjykuese e përbërë nga  Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo) dhe Valbona Sanxhaktari.

Gjyqtari Milkurti nga Tropoja rezulton me prona, patundshmëri në Hamallaj të Durrësit, për të cilën thotë se e ka trashëgimi.

Përveç luksit, ai deklaron dhe një kredi sociale prej 5 000 000 lekë, të cilën thotë se e ka marrë për strehim. Ndërkaq mbi 10 000 euro i merr nga qiraja e një apartamenti.

Milkurti nuk është i vetmi zhvatës, ka plot kolegë të tij që kanë marrë kredi sociale, në vend të atij që mund të përkiste realisht.

Milkurti merr, kredi sociale, ndërsa vajzën e çon në Universitet privat dhe djalin me shkollim në Londër.

Po të ishim kështu të gjithë familjet që kërkojnë ndihmë apo kredi sociale, Shqipëria nuk do të ishte e varfër dhe askush nuk do ta braktiste.

Por, dyshimet  janë se Milkurti ka përfituar nga posti që ka pasur, jo vetëm për të marrë këtë kredi por edhe për t’i siguruar një vend pune vajzës në Gjykatën Administrative të Apelit dhe më pas në Gjykatën e Tiranës.

Turpi  dhe korrupsioni nuk kanë fytyrë të tyren ata mbajnë fytyrën e atij apo asaj që i kryen këto veprime.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë deklaruar nga gjyqtari Idriz Milkurti.

Viti 2003

Shtëpi banimi, përfituar nga privatizimi.

Viti 2004

Paga si gjyqtar, 1049360 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, 200 000 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash, 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 130 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, nga Autoriteti Shëndetësor, Tiranë, 240 000 lekë.

Viti 2006

Prenotim apartament me sipërfaqe 92m2, 50 600 euro.

Paga si gjyqtar, 1 060 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, nga Autoriteti Shëndetësor, Tiranë, 240 000 lekë.

Kredi për strehim,  5 000 000 lekë.

Viti 2007

Shtesë, gjendje cash në banesë, 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 200 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, nga Autoriteti Shëndetësor, Tiranë, 300 000 lekë.

Viti 2008

Shtesë, 500 000 lekë.

Shtesë, gjendje cash në banesë, 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 120 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, nga Autoriteti Shëndetësor, Tiranë, 300 000 lekë.

Viti 2009

Shtesë, gjendje cash në banesë, 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 200 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, nga Autoriteti Shëndetësor, Tiranë, 350 000 lekë.

Viti 2010

Blerë autoveturë, tip Benz 200,, në vlerën 5 000 euro.

Blerë garazh me sipërfaqe 22 m2 në vlerën 14 000 euro.

Pakësuar gjendja cash, 1 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 380 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 380 000 lekë.

Paga e vajzës nga Shërbimi i provës,  40 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit 10 800 euro.

Viti 2011

Gjendje cash në banesë, 1 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 330 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 400 000 lekë.

LEXO EDHE:  Nga 'lidhja" me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit

Paga e vajzës nga Shërbimi i provës,  600 000 lekë.

Viti 2012

Pagesë studimi për vazën në universitet privat, 2 500 euro.

Shtesë cash, 500 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 390 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 420 000 lekë.

Paga e vajzës nga Shërbimi i provës, 470 000 lekë.

Viti 2013

Pagesë për studimet e vajzës, 2 250 euro.

Pagesë për studimet e vajzës tjetër, 150 000 lekë.

Gjendje cash në banesë, 300 000 lekë.

6346 m2 tokë arë, në Tropojë si trashëgimi.

6 828 m2, tokë, arë në Tropojë, dhuratë.

1 000 m2 tokë në hidrovor të Hamallaj të Durrësit, si trashëgimi.

Paga si gjyqtar, 1 380 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 460 000 lekë.

Paga e vajzës nga Shërbimi i provës, 455 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtar, 1 578 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si infermiere pranë Poliklinikës nr. 2, Tiranë, 482 000 lekë.
Vajza, Ersida Mulkurti të ardhura nga paga si specialiste pranë Shërbimit të Provës, Tiranë, 320 000 lekë.

Shpenzime për studimet e vajzës, Elda Mulkurtit, pranë Universitetit të Tiranës, 1 500 euro.
Shpenzime për dasmën e vajzës, Ersida Mulkurtit, 1 200 000 lekë.
Gjendja cash, 650 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 000 lekë për strehim, detyrimi financiar i pashlyer, 2 432 000lekë.
Vajza, Ersida Mulkurti, gjendja cash 6 000 euro nga shitja e automjetit “Ford”.

Viti 2015

Shtesë, cash në llogari 500 000 lekë.

Shtesë cash në banesë, 50 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 659 361 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 453 382 lekë.

Paga e vajzës nga Shërbimi i provës, 27 478 lekë.

Paga nga leja e lindjes për vajzën, 115 992 lekë,

Kujdesi ndaj fëmijës së vajzës nga shteti suedez, në 18.604 cruna.

Viti 2016

Shtesë cash, 700 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 594 396 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 452 148 lekë.

Paga e vajzës , sekretare gjyqësore, e gjykatës së Apelit Administrativ, 295 813 lekë.

Shëpërblim për djalin si nxënës ekselent, 4500 lekë.

Viti 2017

Shtesë në llogari, 900 000 lekë.

Paga si gjyqtar, 1 597 241 lekë.

Paga e bashkëshortes, infermiere, 457 669  lekë.

Paga e vajzës , sekretare gjyqësore, e gjykatës së Apelit Administrativ, dhe Gjykatën e Tiranës në shumat 49 288 lekë dhe 447 331 lekë.

Shëpërblim për djalin si nxënës ekselent, 20 000 lekë.

Viti 2018

Pakësim, nga gjendja cash në banesë, kaluar gjendje cash në llogarinë rrjedhëse me datë 18.06.2018 në shumën 1.410.000 Lekë.

Pakësim, nga gjendja në Ilogarinë rrjedhëse, tërheq cash me 03.07.2018, të cilat kanë kaluar aash në Ilogari me 03.07.2018, në emër Erblin Mulkurti ose Idriz Mulkurti, 3.500.000 Lekë.

Shtesë, cash në Ilogari me 03.07.2018, në emër Erblin Mulkurti ose Idriz Mulkurti, konvertim 3.500.000 lekë.

Shtesë, në Ilogari me 03.07.2018, në emër Erblin Mulkurti ose Idriz Mulkurti, nga të ardhurat 2018., në shumat 24.509 GBP  dhe 150 GBP Pakësim, nga gjendja e llogarisë me 17.07.2018 e 29.08.2018, pagesë për shkollimin e djalit Erblin, në London South Bank University (LSBU) Angli, 11.125 GBP + 97 GBP komision transfertë nisje, 11.222 GBP.

Shtesë 2018, gjendje cash në llogari nga të ardhurat familjare 2018. Sqaroi se, djalit Erblin Mulkurti ka si student në Ilogarinë e tij,  441.127 lekë dje 291 GBP 30% bankën Barclays, Londër Agli, gjendje cash 291 GBP, rrjedhur nga të ardhurat familjare 2018.

Paga + shërbime dhe shpërblime, gjyqtar Gjykata e Apelit për  Krime të Rënda Tiranë, 1 .627.576 Lekë.

Paga + shërbime dhe shpërblime, e b/shortes Shpresa, infermiere Poliklinika nr.2 Tiranë, 457.908 Lekë.

Paga + shërbime dhe shpërblime, e vajzës Elda sekretare gjyqësore 612.237 Lekë, tek Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Shpërblim, djali Erblin si nxënës ekselent tek Shkolla e mesme “Ismail Qemali” Tiranë, 20.000 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2006, në vlerën 5.000.000 lekë për strehim, shlyer  326.556 Lekë dhe shuma e pashlyer 652.112 Lekë./CNA.al

 

 

 

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/ Një kapak për të fikur ‘kazanin” e kritikave

Publikuar

-

By

samitti

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

LEXO EDHE:  Nga 'lidhja" me Balilin tek skandali i byzylykëve/ Zbulohen pronat e dyshimta të Manjanit

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro.

Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” , këtu në Korçë”-shkruan Meko.

Postimi i plotë

Gjithnje gojemjalt e zemer behar; si per te me zbutur kur une e qortoj se perse s’ me ben nje zile e t’i dergoj nje makine ta sjelle, me fut krahun e me terheq per nga kafja, nderkohe qe Tonin Frroku nis ta ” pershendes” me batutat e tij gjithe kolor ; – e si ka kene zotnia juj, o partizani i EAM-t…?

S’ rreshtin batutat mes tyre…Koçua folë e qesh me gjithe shpirt, duke na krijuar nje atmosfere aq gazmore …

LEXO EDHE:  Anëtari i KLP në ethe/ Komisioneri publik "kërkon" kokën e Osmanit

Ndoshta rast unikal ne historine e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, ne skene e bashkebisedimm, çfaq tiparet e nje aktori ne moshen me vitale te tij; memorje, energji e logjike !
S’i ndahet qe s’i ndahet skenes- na tregon se së shpejti do te shkojne ne Gjirokaster me “Kopracin”, do te jete pjesmares ne “Koko-Fest” , ketu ne Korçe etj…si edhe per monografine e sapo perfunduar, kushtuar Dhimiter Trajçes…qe sipas tij, mbetet ikona dhe themeluesi i Teatrit te pare partizan ne shqiperi …por edhe atij korçar !

Ç te them tjeter per Koçon, pervecse vizitat e tij ne Rtsh Korca, jane evente e perjetohen me mbresa, prej te gjitheve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat” e Malajt kundër Veliajt

Publikuar

-

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj, dikur deputet i Partisë Socialiste, është shfaqur herë pas herë kundër politikave të mazhorancës në pushtet, e veçanerisht kryebashkiakut Erion Veliaj.

Mjafton “ti hedhësh një sy” postimeve të tij në rrjetet sociale, kundër Veliajt, për të kuptuar dhe arsyen e vërtetë të kërkesë të njëzetë e tetë deputetëve të Partisë Socialiste për shkarkimin e Malajt nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë.

CNA.al risjell në kujtesë disa pjesë nga postimet e Malajt përgjatë muajve të fundit, ku sulmon kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Tirana nuk e meriton te qeveriset nga arrogante, nga ata qe 46 muaj kane qeverisur me gjoba dhe arrogance dhe dy muaj perpara zgjedhjeve sterlodhen te paraqiten si engjej. Genjeshtrat i kane kembet e shkurtra , njerezit e thjeshte dhe taksapaguesit e kane ndjere cdo dite arrogancen dhe babezine.”

“Eshte e vertete qe tamaja e madhe te le pa gje? Ky rast duhet bashkuar me ate te milliona pemeve te mbjella 🙂 . Askush nuk duhet te gezoj qe trajton me kaq nenvleftesim dhe arrogance popullin e vendit te tij.
Shume shpejte do te mesohet se sa jane borxhet e papaguara te bashkite te cilat me ligj ndalohen te kene buxhet me deficit.”

“Nqs do te ishim strukur perballe arrogances se Veliajt residentet do te paguanin 218 milion leke per parkim diku tjeter, I hoqen gjobat per zgjedhjet apo Veliaj e kuptoi qe me shpifje nuk na trembi dot.?? Veliaj perbetohet se eshte evropian, por qeverise si Haxhi Qamili.”

LEXO EDHE:  Anëtari i KLP në ethe/ Komisioneri publik "kërkon" kokën e Osmanit

“Cfare te mbjellesh do te korresh” kete shprehje te mencur te popullit shqiptare injoroi Veliaj kur shpifte kunder socialisteve, dhe kur padurimi per pushtet jo vetme politik e ka cuar ne kete standart te trishtueshem qeverisjes. Tiranes por edhe Shqiperise nuk i duhen kryetar bashkie thjeshte te kryetareve te partive.”

“Shpifja ka qene e vetma arme e suksesit te Veliajt. ajo e ngriti ne karriere dhe ajo do ta rrezoi. Veliaj hyri ne politike si kryetar i strukturave ”paramilitare shpifese kunder socialsiteve”. Goditi kedo qe nuk i pelqente shefit te tij. Shpifi pa pike turpi per kedo, fallsifikoj deklaratat e pasurive te deputeteve te PS.”

Kur ne vitim 2005 ne Harvard pashe disa lypesa qe diten kerkonin lemoshe dhe naten flinin ne hyrje te bibliotekes(COOP) apo ne cepa rrugesh, me mentalitetin shqiptare pyeta nje profesorin tim pse nuk i hiqni?

Pergjigjia e tij me vlen dhe sot. “Arben, studentet e Harvardit duhet ta njohin jeten ashtu sic eshte”.
I gjeta lypsat aty edhe ne 2019.”CNA.al

Akuzoi Veliajn/ Socialistët kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending