Connect with Us

Tre “armiqtë” e Edi Ramës në PS, dhe Baton kusari

Aktualitet

Tre “armiqtë” e Edi Ramës në PS, dhe Baton kusari

Publikuar

-

Edi Rama, Baton Haxhiu

Vitet e fundit është bërë “trend” në Shqipëri, që disa gjoja gazetarë e analistë të vijnë nga Kosova e u japin mend shqiptarëve të Shqipërisë, për politikën e tyre, sjelljen e tyre dhe vetë axhendën politike të vendit të tyre.

Një nga këta është edhe gazetari miliarder, Baton Haxhiu, i cili shpesh del në studio televizive si miku dhe krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama.

Së fundi mjafton të shikosh komentet apo qëndrimet e shqiptarëve të Kosovës apo edhe të Shqipërisë, ndaj tij, për të kuptuar sesa peshë politike ka ky individ andej nga vjen dhe këtu.

Ai mund të thotë shumë gjëra dhe të ketë shumë qëndrime, por rëndësi ka sa peshë ka fjala e tij, që mesa duket është një hiç.

Është një hiç sepse shet mend duke përmendur Edi Ramën, pasi në Kosovë nuk e pyet kush, por duke u përpjekur që miqësinë me Kryeministrin Rama, ta ketë krejtësisht një aferë klienteliste për interesa të pista të cilat i imposton edhe në politikë.

Dje për herë të dytë, Baton Haxhiu ka folur për “armiq” të brendshëm në Rilindje, që sipas tij kërkojnë të rrëzojnë Edi Ramën.

Në fakt në qoftë se ka një armik brenda PS-së, dhe të kryeministrit Rama, ky është Baton Haxhiu, dhe për këtë bën mirë kryeministri të bëjë një sondazh dhe ta shohë sesa është pesha e tij në publik.

Batoni për herë të dytë në disa javë “zbuloi” se Rama kishte tre “armiq” brenda PS-së, të cilët kërkonin ta rrëzonin dhe t’i merrnin partinë apo ta hiqnin nga Kryeministër, që të riktheheshin vetë në postet ministrore që kishin.

Në Klan, disa javë më parë, Baton Haxhiu dhe se ishin dy “armiq” të Edi Ramës. Sipas tij, dy “armiqtë” janë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ndërsa tani i është shtuar edhe një i tretë, ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Gjithësesi se çfarë qëndrimi mund të ketë Batoni ndaj këtyre tre personazheve të Partisë Socialiste, kjo nuk ka shumë rëndësi. Por, mjafton të bësh një analizë të thjeshtë për të kuptuar se cila është arsyeja që për të dytën herë Batoni sulmon dy personazhe të rëndësishëm të PS-së, ndërsa tani i shton edhe një të tretë.

Për më tepër këtë edhe e thotë në publik. Ndoshta dhe për të tërhequr vëmendjen nga armiqtë e vërtetë të Edi Ramës, një prej të cilëve, për publikun, është vetë Batoni.

Me një vëzhgim të thjeshtë, zbuluam disa detaje.

Së pari, qëndrimin e Batonit në lidhje me çështjen e Kosovës dhe ndarjen e kufijve.

Baton Haxhiu është akuzuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, si argat i Vuçiçit dhe Serbëve.

Baton Haxhiu ka qënë pro që Kosova të ndryshojë kufijtë e saj. Këtë e ka thënë edhe publikisht në studio televizive. Baton Haxhiu ka mbrojtur edhe bashkëpunimin me Vuçiç. Për më tepër, ka pasur një debat të ashpër edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Nga ana tjetër ish-ministri i Jashtëm, i shpallur “armik” nga Batoni, Ditmir Bushati i qëndroi ashpër dhe fort këtij të fundit, kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Një qëndrim ky i Bushatit, i përshëndetur edhe nga opozita apo edhe nga shumë faktorë të tjerë ndërkombëtarë, ç’ka bëri që Batoni të mbetej me “gisht në gojë” dhe Edi Rama më pas ta hiqte Ditmir Bushatin dhe të vendoste Gent Cakajn, një kalama dhe pioner, që kurrësesi nuk mund të jetë në diplomaci as sa gjysma e Ditmir Bushatit, apo shumë eksponentëve të tjerë që kanë qënë ministra të jashtëm të PD-së, PS-së apo LSI-së.

I dyti në radhë vjen Niko Peleshi, i cili sërish akuzohet si “armik”, se mund të rrëzojë Edi Ramën, se mund t’i zërë vendin apo të marrë një post ministror.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë dhe të mbledhësh pak informacion nga Ministria e Bujqësisë. Gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga Niko Peleshi, AKU-ja ka bërë një bllokim të miellit që vinte nga Serbia. Ka pasur një skandal dhe shumë zëra thonë se Baton Haxhiu është një nga njerëzit e lidhur fort me tregtinë e miellit që vjen nga Serbia në Shqipëri. Një miell skandaloz që shpesh nëpër emisione investigative është denoncuar për cilësinë e tij të dobët dhe mesa duket bllokada që Niko Peleshi, i ka bërë miellit serb, ku nga pas fshihej Baton Haxhiu, ka bërë që edhe Nikon gazetari miliarder që vjen e shet mend në Shqipëri, ta shpallë “armik” të Edi Ramës.

I treti në radhë, i shtuar dje është Arben Ahmetaj dhe pikërisht, këtu lindi çudia. Ishin dy “armiq”, pse kaq shpejt u bënë tre.

Mjafton të mbledhësh informacione në Ministrinë e Financave dhe të gjithë aty thonë se ka pasur një përplasje të fortë të Arben Ahmetajt me Baton Haxhiun. Gjithçka ka qënë e lidhur me akcizën e birrës që vinte nga Kosova, ku Batoni kërkonte të qante dhe të kishte rrugë të lirë.

Pra, në fakt të tre “armiqtë” e përmendur nga Batoni, disa herë në studio televizive, “armiq” të shpikur të tij kundër Edi Ramës, në fakt nuk duket të jenë të tillë. Por, duken të jenë “armiq” të Batonit, tregtisë, pazareve dhe pisllëqeve të tij, që nga politika deri tek bizneset.

Dhe ky sharlatan mediatik i Kosovës që vjen në Shqipëri dhe flet broçkulla, nuk duket se ka hallin e Edi Ramës, as të Rilindjes, as të Shqipërisë, por ka një hall tjetër. Baton Haxhiu ka hallin e interesave të tij, hallin e pazareve të tij të pista  me Serbinë dhe Vuçiçin. Ka hallin e bizneseve të tij. Ka hallin e miellit serb apo akcizave të birrës.

Pra, gjithçka që ai flet ka të bëjë vetëm me xhepin e milionerit apo miliarderit Baton Haxhiu, i cili nuk është gjë tjetër veçse një pazarxhi i Vuçiçit, dhe një njeri që kërkon të shfrytëzojë pushtetin apo ministrat e ndryshëm të çdo sistemi për xhepat e tij dhe kuptohet lehtë sesa peshë mund të ketë në opinionin publik, në Kosovë apo në Shqipëri.

Fjala e këtij sharlatani mediatik, që del në ekrane, që shpall “armiq”, kur në fakt duket se janë “armiqtë” e tij personal, sepse nuk e kanë lejuar të plaçkisë në Shqipëri apo të coptojë trojet e shqiptarëve./ CNA.al

Baton Haxhiu zbulon tre “tradhtarët” e Ramës

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: