Connect with Us

Refuzoi përgjimin e bandës së Elbasanit/ Fatmir Xhafaj i dërgoi gruan në KPK?

Aktualitet

Refuzoi përgjimin e bandës së Elbasanit/ Fatmir Xhafaj i dërgoi gruan në KPK?

Publikuar

-

Komisioni i Vettingut, përkatësisht KPK është vënë në dyshime për korrupsion dhe standarte të dyfishta.

Në këtë konkluzion është arritur, pas procedimit me dy standarte, për raste të ngjashme dhe pas vëzhgimit të pasurisë dhe të kaluarës së anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në fakt akuza të forta janë hedhur mbi punën e komisionit nga prokurorë dhe gjyqtarë që janë “djegur” tashmë.  

Llogjikisht, këto akuza ishin të pritshme, por ajo çfarë e rëndon pozicionin e Komisionerëve të Vettingut janë ankimimet e ONM dhe të Komisionierit Publik.

Për të pasur një proces të pastër Vettingu, minimumi, që duhej bërë ishte filtrimi i Komisionerëve. Por, rezulton se ata janë mjaftuar me lidhjet politike që kanë pasur për të marrë përsëipër procesin e Vettingut.

CNA.al i ka marë me radhë, një nga një, Komisionerët e Vettingut dhe pjesa më e madhe me tyre rezultojnë se janë të dërguarit e Rilindjes dhe për më tepër kanë edhe pasuri të dyshimtë.

CNA.al do t’i denoncojë edhe publikisht por edhe pranë institucioneve kompetente, të gjitha gjetjet rreth Komisionerëve të Vettingut.

Alma Vokopola (Faskaj), ish këshilltarja e Komisionit të Ligjeve pas 2013-së, e punësuar nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt, është pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Se ka qenë e favorizuar nga Fatmir Xhafaj, është vënë alarmi që më herët nga Partia Demokratike, por nga Faskaj nuk ka pasur asnjë reagim.

Bashkëshorti i komisioneres së Vettingut, Idajet Faskaj,  është pjesë e strukturave të Policisë. Emri i tij, është lakuar në 2017, pasi dhe dha leje për përgjimin e bandës së Elbasanit..

Në media është raportuar, se për shtetasit Enea Bektashi dhe Sokol Sanxhaktari ishte kërkuar leja nga prokurori Elbasanit, Fatmir Lushi, për të përgjuar numrat e telefonave të tyre, si dhe të përgjoheshin me pamje fotografike, filmike dhe video, por Idajet Faskaj e kishte refuzuar.

Me shkresën, nr,939/1, datë 23.08.2017, drejtori Idajet Faskaj ka dhënë arsyet se përse nuk mund të realizohej përgjimi.

“Në kuadrin e veprimeve procedurale lidhur me procedimin penal nr. 1295, viti 2017, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale të vrasjes në rrethana të cilësuar e mbetur në tentativë, prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake dhe shkatërrimit të pronës me dashje, të parashikuar nga nenet 79/dh, 22,278 dhe 150 të Kodit Penal, autorizimi të Prokurorit Z.Fatmir Lushi të datës 10.08.2017 “Për përgjimin në vendet publike”, ju informojmë se nga ana e Sektorit të Forcës së Posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës së specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”, thuhet në shkresën e firmosur nga  Drejtori, Drejtues i Lartë, Idajet Faskaj.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave të siguruara nga ILDKPI,  rezulton se Komisionerja Faskaj, ka kryer një sërë punësh, kryesisht në Universitete private.

Komisionerja  Faskaj  ka deklaruar pasuri të patundshme në Lushnje që thotëe ka trashëgimi, një autoveturë Hyundai, blerë në vitin 2010 nga kursimet familjare dhe trashëgimia e saj, në vlerën 1 908 620 lekë si dhe shtëpi banimi me  tre kate në Tiranë, që sipas saj është e  ndërtuar në vite nga kursimet familjare.

Në vitin 2018 ajo ka deklaruar 11 llogari bankare, përfshirë kështu edhe bashkëshortin që vetëm në një llogari ka 10 000 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nag Komisionerja Alma Faskaj,Vokopola, nga vitit 2010, deri në fund të vitit 2018.

Viti 2010

Blerje automjeti. Blerja e realizuar me huamarrje në vlerë 14.000 euro

Shitje automjeti, 250.000 lekë

Pakësuar llogaria  në vlerën 170.733 lekë

Gjendje cash nga të ardhurat vjetore 400000  lekë

1/3 pjesë e sipërfaqes së truallit prej 238m2, ku është ndërtuar shtëpia e banimit (në emër të bashkëshortit.

Avokati i Popullit, Paga si këshilltare Ligjore, 1.486.335 lekë

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Paga e bashkëshortit 860.352 lekë.

Shkoll e lartë jopublike “Luarasi”,  Paga si pedagoge e jashtme 143.640 lekë

Shkolla e lartë  jopublike “Justica” , Paga si pedagoge e jashtme 279.810 lekë .

Shkolla e Lartë jopublike “Marin Barleti”, Paga si pedagoge e jashtme 175.600 lekë .

Projekt nga Ambasada Spanjolle —Botim i manualit “E Drejta Administrative Europiane” 400 USD .

Ne datën e blerjes së makinës mora shumën prej 14000 euro me afat 5 vjeçar shlyerje detyrimi, 7000 euro.

 

Viti 2011

Avokati i Pop+ullit, Paga si këshilltare Ligjore 1.245.149 lekë.

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Paga e bashkëshortit 893.664 lekë.

Shkoll e lartë jopublike “Luarasi”,  Paga si pedagoge e jashtme 213.210 lekë .

Shkolla e lartë  jopublike “Justica” , Paga si pedagoge e jashtme 120600 lekë.

Shkolla e Lartë jopublike “Marin Barleti”, Paga si pedagoge e jashtme 140.000 lekë.

Shkolla e Lartë jopublike “Justiniani 1”, Paga si pedagoge e jashtme 120.000 lekë.

Banka 304.798 lekë.

Viti 2014 (Deklarata fillestare)

Sipërfaqe trualli në qytetin e Lushnjes.

Sipeërfaqe toke truall 8250 m2, Lushnje,  trashëgimi nga babai.

Autoveturë Hyundai, blerë në vitin 2010 nga kursimet familjare dhe trashëgimia ime, në vlerën 1 908 620 lekë.

Paga për periudhën 01/01/2014 deri 31/0312014 në Prokurorinë e Përgjithshme, 224.184 lekë.

Shtepi banimi me  tre kate në Tiranë,  ndërtuar në vite nga kursimet familjare.

238 m2 Tokë truall i ndodhur ne Tirane, mbi të cilat është ndërtuar shtepia e banimit, 1.550.000 lekë.

Paga nga Drejtoria e Policisë, 227 177 lekë.

 

Viti 2014 (Deklarata zyrtare)

Paga në Kuvendin e Shqipërisë, 817.077 lekë.

Paga për mësimdhënie në Shkollën e Adminisitratës Publike (ASPA), 56.000 lekë.

Paga e bashkëshortit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policise së Shtetit (01-31 Dhjetor 2014), 935.752 lekë.

“Shpërblime” të bashkëshortit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, 157.417 lekë.

 

Viti 2015

Paga në Kuvendin e Shqipërisë si Këshilltare ligjore në Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit 1.562.465 lekë.

Dietat nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (RESPA), 316 Euro.

Pagesë nga Shkoila e Magjistratures, pedagoge e Lëndës “E drejta administrative 17 000 Lekë.

Projekti “UNICEF”, pagesa si eksperte 60 000 Lek

Pagesa nga Projekti “Reforrna në Drejtësi”,Sekretariat teknik 708 179 Lekë.

Pagesa për mësimdhënie në Shkollën e Administratës Publike (ASPA) si lektore, 159.175 lekë.

Paga neto e bashkëshortit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (1 Janar 2015-31 Dhjetor 2015), 1, 380,732 lekë.

Pagesa neto për shpërblimet e bashkëshortit, Drejtoria e Policisë së Shtetit, 114, 930 Lekë.

Pagesa neto për leje të zakonshme e bashkëshortit, Drejtoria e Policise se Shtetit, 98,401 Lekë.

Te ardhura neto nga dietat e bashkëshortit, Drejtoria e Policisë së Shtetit, 46,000 lekë.

Viti 2016

Gjendje në llogari Dhjetor 2016,  143. 033 Lekë.

Gjendje në llogari, Dhjetor 2016, 20.920 Lekë.

Gjendje CASH, 1.500.000 Lekë.

Paga vjetore në Kuvendin e Shqipërisë si Këshilltare ligjore në Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit,  1.202.483 Lekë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë paga si lektore 119.850 Lekë.

Pagese nga Shkolla e Magjistraturës, pedagoge e Lëndës “E drejta administrative”, 125.338 Lekë.

Projekti “UNICEF, pagesa si eksperte 1.700 000 Lekë.

Pagesa nga Projekti -Reforma në Drejtësi”,Sekretariat teknik, 656.880 Lekë.

Paga për mësimdhënie ne Shkollën e Administratës Publike (ASPA) si lektore 57.175 lekë.

Kartë krediti, në vlerë 50.000 Lekë.

Kartë Kredie, në vlerë 700 Euro

Paga neto e bashkëshortit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (1 Janar 2016-31 Dhjetor 2016), 1.103.244 Lekë.

Të ardhura për veshmbathje gjatë vitit 2016 në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, 29.000 Lekë.

Të ardhura nga dieta shërbimi për vitin 2016 në Drejtorinë e Policisë së Shtetit 65.500 Lekë.

Projekti IPA. Dieta shërbimi për vitin 2016 444 Euro

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, OPDAT, Dieta trajnimi 800 USD.

Gjendje ne llogari bankare me 31.12.2016,  19 549 Lekë.

Kartë Krediti në 500 Euro.

Viti 2017

Gjendje në llogarinë Bankare Dhjetor 2017, Llogari në lekë (kursime nga paga) 900.012.66 Lekë.

Gjendje në llogari Dhjetor 2017 (Ilogari ne euro), 5204  euro.

Gjendje në llogari, 5895 lekë.

Gjendje në llogarinë bankare në emër të djalit, 40.365.69 lekë.

Gjendje në llogari bankare në emër të djalit, 50.427.15 lekë.

Paga 1 Janar 2016-Qershor 2017, në Kuvendin e Shqipërisë, Shqipërisë si Këshilltare ligjore në Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, 587 285 lekë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë, paga si lektore, 187 000 lekë.

Projekti “Euralius”, pagesa si eksperte  për hartimin e komentarit të Ligjit,  8 744 euro.

Paga nga KPK, 1 576 256 lekë.

Gjendje në llogarinë bankare, 41 286 lekë.

Kartë krediti, në vlerën 50 000 lekë.

Kartë krediti në vlerë 700 euro.

Paga neto e bashkëshortit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit,1 228 269 lekë.

Kartë krediti 500 euro.

Të ardhura nga shpërblimet,551 470 lekë.

Të ardhura, neto nga uniforma, 15 500 lekë.

Llogari bankare në emër të djalit, 50 427 15 lekë.

Llogari bankare në emër të djalit, 40 365 69 lekë.

Viti 2018

Gjendje bankare me 31.12.2017, 900 012 lekë.

Gjendje bankare me 31.12.2017, 5 895 lekë.

Gjendje bankare me 31.12.2017, 52 04 euro.

Gjendje bankare me 31.12.2018, 507 542 lekë.

Gjendje bankare me 31.12.2018, 520 077 lekë

Gjendje bankare me 31.12.2018, 1 181 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortit, 10 000 euro.

Gjendje cash, 1 000 000 lekë.

Paga në KPK, 2 579 838 lekë.

Shpërblime, 77 000 lekë.

Dieta, 11 500 lekë.

Kartë krediti, 500 euro.

Kartë krediti  3 000 euro.

Gjendje bankare, deri në fund të 31.12.2017,  në 355 961 lekë.

Gjendje bankare, me 31.12.2017,  më 9 671 lekë.

Gjendje bankare në fund të vitit 2018, në 203 505 lekë.

Të ardhura neto nga paga e bashkëshortit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si drejtor departamenti, 1 356 987 lekë.

Paga e bashkëshortit nga puna në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, 759 220 lekë.

Të ardhura neto nga uniforma e bashkëshortit, 22 000 lekë.

Kartë krediti 500 euro./CNA.al

 

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: