Pse Edi Rama nuk e shkarkon dot Ilir Metën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Pse Edi Rama nuk e shkarkon dot Ilir Metën

Publikuar

-

Pas vendimit të Metës, i cili një ditë më parë firmosi dekretin për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, mazhoranca socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Por, përtej një interpretimi ligjor apo kushtetues mjafton të shfletojmë atë që quhet “libri i shenjtë”, i shtetit shqiptar, pra Kushtetuta e Republikës së Shipërisë, për të kuptuar se në çfarë situate ndodhet vendi, pas hapit të hedhur nga mazhoranca socialiste dhe kryeministri Edi Rama për të shkuar drejt shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Në fakt është mjaft e qartë. Në pikën numër dy të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve.

Ndërsa pika numër 3 në po këtë nen, thotë se “Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”

Pra, Kushtetuta e thotë qartë se shkarkimi i presidentit mund të bëhet nga parlamenti, por pasi të merret në shqyrtim, pasi të merret vendimi nga parlamenti kjo shpallet nga Gjykata Kushtetuese.

Në fakt, duket të jetë mjaft e qartë, e zeza mbi të bardhë dhe askush nuk e konteston dot. Që Presidenti të shkarkohet nuk mjaftojnë votat e një shumice parlamentare prej mbi 94 votash, por do të duhej edhe konfirmimi i Gjykatës Kushtetuese, institucion i cili mungon.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Pikërisht këtu fillon ngërçi. Pra, mazhoranca do të mblidhet, do ta shkarkojë presidentin në parlament, por kjo thjeshtë do të shërbejë si një akt politik i socialistëve, ndërsa Ilir Meta do të vazhdojë të rrijë në zyrë dhe të ushtrojë funksionet.

Kjo është e pakthyeshme, deri në momentin kur do të ndërtohet Gjykata Kushtetuese. Më pas, do të jetë ky institucion, i cili do të shqyrtojë vendimin e parlamentit dhe do të vendosë nëse Ilir Meta duhet shkarkuar apo jo nga detyra.

Deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese, presidenti i Republikës do të vazhdojë të jetë Ilir Meta dhe thjeshtë akti i socialistëve të enjten do të shërbejë si një nxitje për militantët dhe për turmat e socialistëve apo një parapërgatitje elektorale, për të thënë se Ilir Meta, njeriu i zgjedhur me votat e të majtëve dhe LSI-së, rreth dy vite më parë, pra në 28 prill të vitit 2017, nuk ka mbështetjen e shumicës socialiste.

Pra, e ka humbur besimin edhe të asaj mazhorance parlamentare që përfaqëson shumicën e votave në popull.

Tashmë pritet vetëm që të shohim hapin e radhës të kryeministrit Rama, i cili mund të kryejë një akt shkarkimi në parlament, por nuk e largon dot Ilir Metën nga zyra e tij deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Pra, do të kemi një vendim të presidentit të shkarkuar i cili do vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij, deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila duket të jetë ende larg./ CNA.al

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  PS kërkoi “kokën” e Malajt/ Ish-ministri flet me emra, zbardh mesazhet kërcënuese

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Meta akuza të forta Ramës

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Meta/ Refuzon dekretimin e një tjetër ligji

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending