Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Publikuar

-

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky i fundit e kishte njoftuar dorëheqjen para pak ditësh, pasi kishte filluar procedura për t’ia hequr mandatin e ligjvënësit me që mungonte më tepër se gjashtë muaj në vendin e punës. Letrën dërguar Parlamentit, njofton Zeri i Amerikës, ai e kishte shkruar në hungarisht dhe shërbimeve të Parlamentit në Shkup iu desh një kohë për ta përkthyer atë.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut shkruante në letrën e dorëheqjes se në këtë mënyrë dëshironte që të mos i vë në pozitë të vështirë kolegët e partisë së tij VMRO-DPMNE. Deputetët opozitarë, ndërkohë thanë se zotit Gruevski nuk i ishte lejuar që ta arsyetonte mungesën e tij mbi gjashtë muajshe, duke akuzuar pushtetin për përndjekjen e tij. Sipas rregullores së parlamentit, Nikolla Gruevski brenda një afati prej tridhjetë ditësh mund të kërkojë pagë në lartësi me rrogën mujore të deputetit në kohëzgjatje prej një viti.

Zoti Gruevski u dënua me dy vjet burg nga Gjykata themelore në Shkup për shkak të rolit të tij gjatë një tenderi për blerjen e një makine Mercedes me vlerë prej rreth 600 mijë eurosh për nevojat e tij private dhe zyrtare. Kundër tij rëndojnë edhe akuza për vepra të tjera penale, por zoti Gruevski ka gjetur strehim në Budapest prej nga vështirë se mund të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut.

Po të martën, parlamenti ia miratoi dorëheqjen edhe deputetit të shumicës parlamentare, Pavle Bogojevski, i cili u gjet nën trysnitë e opozitës dhe të opinionit të gjerë lidhur me një skandal që kishte të bënte me lëndë narkotike, pas një bisede telefonike të publikuar nga një faqe ruse e internetit. Zoti Bogojevski thotë se kishte kërkuar një sasi të vogël vaj kanabisi për efekte shëndetësore për një nga familjarët e tij, por opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja hodhi akuza dhe dyshime se deputeti po përdorte kokainë. Parlamenti në mënyrë të shpejtë miratoi dy deputetë të rinj në vend të zotërinjve Gruevski dhe Bogojevski.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending