Çdekretimi i zgjedhjeve dhe data e re që na duhet – CNA
Connect with us

Aktualitet

Çdekretimi i zgjedhjeve dhe data e re që na duhet

Publikuar

-

Presidenti i vendit, Ilir Meta duke gjetur një vakum institucional, pra mungesën e Gjykatës Kushtetuese, me një dekret ç’dekretoi dekretin e tij, për shpalljen e datës 30 qershor, si dita e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Por, presidenti i vendit, sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë të çdekretojë, por ka të drejtë vetëm të bëjë dekrete dhe të bëjë dekretin për zgjedhjet thuhet qartë në ligj dhe në Kushtetutë se ai duhet të konsultohet me palët politike. Dhe kështu disa muaj më parë, ai u takua me Edmond Spahon, me Luan Ramën, me Taulant Ballën dhe më pas vendosi për 30 qershorin.

Por, pasi situata u tensionua, ai vendosi të ç’dekretojë dekretin e tij dhe të mos lejojë që zgjedhjet të mbahen në 30 qershor. Këtë e bëri me një akt antikushtetues. Por, këtë herë, pa u konsultuar as me Spahon, as me Ballën dhe as me Ramën, me asnjë nga të cilët u takua për të marrë vendimin për të caktuar 30 qershorin, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Për më tepër, presidenti është dhe në një konflikt të hapur interesi pasi bashkëshortja e tij është bashkëkryetare e opozitës dhe pjesë e opozitës jashtë parlamentit, që ka djegur mandatet dhe kërkon largimin e kryeministrit.

Por, Ilir Meta duke gjetur vakumin e krijuar institucional, në mungesë edhe të Gjykatës Kushtetuese, shpalli një dekret për të çdekretuar një datë. Por, vendimi i tij është totalisht i pavlefshëm. Kjo sepse ai nuk ka të drejtë të çdekretojë. Ai e ka shpallur një datë dhe kjo datë është totalisht në fuqi.

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Vasili: Nuk hapen as pas 10 vitesh

Për çdekretimin e kësaj date është një institucion tjetër që do të shprehet, është Gjykata Kushtetuese.

Por, ka edhe një vendim të këtij institucioni të gati dy viteve më parë, i cili thotë se data e zgjedhjeve dhe shtyrja e saj është një procedurë administrative dhe duhet ti përkasë Gjykatës Administrative ose Kolegjit Zgjedhor.

Gjithësesi, presidenti Ilir Meta duke gjetur hapësirat ligjore ose vakumin institucional ka krijuar një problematikë dhe në vend që situata të qetësohet, është tensionuar.

Mazhoranca duket se do të shkojë drejt shkarkimit të tij, megjithëse shkarkimi i presidentit do të ishte një akt i papërfunduar deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Por, tashmë do të kemi një përballje të fortë të dy institucioneve, të Kryeministrit dhe të Presidentit të Republikës.

I pari që po tenton të shkarkojë atë që vetë ka emëruar rreth dy vite më parë, dhe i dyti që ka anulluar një datë zgjedhjesh që e ka dekretuar vetë./ CNA.al

Pse Edi Rama nuk e shkarkon dot Ilir Metën

Aktualitet

Basha flet për kërcënime/ Zbulon deputetin me revole

Publikuar

-

By

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bëri me dije një kërcënim që ka marrë verën që shkoi nga deputeti Rrahman Rraja.

Sipas Bashës, Rraja me revole në xhep kërcënonte për zgjedhjet dhe përdorte skemën e blerjes së tyre.

Basha theksoi se përgjimet e publikuara nga “Bild” i trguan botës njollën e zezë të krimit të lidhur me Partinë Socialiste.

Të dashur bashkëqytetarë vjet në verë kaloi pa shumë vëmendje një ngjarje në dukje banale. Lulzim Basha ta provojë në zgjedhje kërcënoi Rrahman Rraja. Rraja nuk e fshehu rrevolen me të cilën kërcënonte për zgjedhjet dhe përdorte skemën e blerjes së tyre. Me Edi Ramën është vërtetuar blerja e votave dhe ai nuk mund të bëjë zgjedhje pa vjedhje. Përgjimet e publikuara nga “Bild” i treguan tërë botës njollën e zezë të krimit të lidhur me PS-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mos hapja e negociatave/ Basha akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë kryeministrin Edi rama fajtorin e vetëm për mos hapjen e negociatave këtë qershor dhe për shtyrjen e tzre në tetor.

Në një deklaratë për mediat, Basha ka bërë thirrje që qytetarët të mos gënjehen nga propaganda e Ramës, që evropianët janë racistë.

Sipas tij, Evropa i do shqiptarët, por nuk do krimin, korrupsionin dhe politikanët e inkriminuar.

“Sot Sqipërisë iu mohua hapja e negociatave. Edhe pse e dinim, sërish është një lajm i hidhur, që edhe 30 vjet pas rënies sdë komunizmit vazhdojmë të mbtemi jashtë Evropës. Propaganda e Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqen ta mohojnë dhe t’ja mveshin fajin të tjerëve. Do t’ja mveshë opozitës që nuk rri urtë, do të fajësojë botë.

LEXO EDHE:  BILD, Rama dhe Klubi i Plaçkaxhinjve!

Mos u gënjejni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës, Rama dhe qeveria e tij. Ka vetëm një arsye, korrupsioni. Negociatat do të ishin hapur nëse nuk do të kishte korrupsion. Mos dëgjoni hemlmin e Ramës që thotë se evropianët janë racistë. Ajo na ka mbajtur me bukë, ajo na dhuroi miliarda për rugë. Evropa na hoqi vizat. Evropianët na haëpn dyert në cço qytet dhe fshat. Nuk janë kundër Shqipërisë, janë kundër krimit. Nuk duan të mbajnë larg shqiptarët, por qeveritarët”, ka thënë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Janë djegur vetëm kartona”/ Voltana Ademi përgënjeshtron ngjarjen e Shkodrës

Publikuar

-

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka përgënjeshtuar lajmin e djegies së shkollës “Shejnaze Juka”.

Ademi tha se nuk është djegur shkolla, siç është raportuar nga mediat, por kartonat e vendvotimeve.

“Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohet nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të, që janë në pronësi të saj, duhet të lirohen”,- deklaroi Ademi, në një lidhje direkte në emisionin “Dritare”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Trending

Read previous post:
Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Close