Connect with Us

“Po e bëj këtë për shqiptarët e mi”/ Angela Martini flet për skandalin e mashtrimit të burrit të saj

Aktualitet

“Po e bëj këtë për shqiptarët e mi”/ Angela Martini flet për skandalin e mashtrimit të burrit të saj

Publikuar

-

Emri i saj ka qenë më i lakuari në media gjatë fundjavës së shkuar. Shkak është bërë bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, i cili sipas medieve është përfshirë në një skandal të madh në Rumani. Për këtë Angela Martini flet për herë të parë në një deklaratë ku jep përgjigje edhe për divorcin.

Katërmbëdhjetë vite më parë, në vitin 2005, shteti rumun hapi një çështje gjyqësore ndaj bashkëshortit tim, për pretendimin ligjor të një toke. Kjo ngjarje e ka zanafillën 17 vjet më parë, kur ai ishte 28 vjeç. Pavarësisht se është figurë publike dhe biznesmen i njohur në Rumani, kjo është e vetmja çështje kriminale në të cilën ai është përfshirë gjatë gjithë jetës së tij.

Kjo çështje është hapur për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij. Pala akuzuese pretendonte pa të drejtë se një grup prej 35 vetash kishte shkaktuar një dëm financiar prej 114 milionë eurosh ndaj bashkisë së Konstantës, një prej qyteteve më të mëdha në Rumani.

Gjithçka u pasqyrua nga mediet vendase, të cilat e kthyen çështjen në një skandal, me qëllimin e vetëm për të mbjellë urrejtje në publikun e gjerë, edhe pse bëhej fjalë për një sajesë dhe lajm të fabrikuar. Marrëveshja e bërë nga bashkëshorti im ishte e gjitha konform ligjeve rumune, gjë që e konfirmoi më vonë edhe gjykata, ku u vërtetua se dëmi ishte zero, pra, nuk kishte ekzistuar kurrë.

Në fillim të këtij viti, saktësisht më 7 shkurt, nën presionin e Shërbimit Sekret Rumun, i cili ka kontroll të plotë mbi sistemin gjyqësor rumun, gjykatësit e korruptuar të Gjykatës së Lartë Rumune morën një vendim abuziv, duke i dënuar të 35 ata persona me shumë vite burg. Mes tyre, edhe bashkëshortin tim, i cili u dënua me 5 vjet dhe 6 muaj burg, edhe pse, sipas së njëjtës sentencë të paligjshme, ai nuk i detyrohet asnjë qindarkë askujt.

Të gjithë të përfshirët në këtë çështje tani ndodhen në burg, me përjashtim të bashkëshortit tim, i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe të pranonte këtë vendim të padrejtë dhe mbi të gjitha të paligjshëm, i cili është kundër ligjit rumun, kundër ligjit europian dhe kundër ligjit europian për të drejtat e njeriut. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë mori një vendim që konfirmoi përfshirjen e Shërbimit Sekret Rumun në sistemin gjyqësor të atij vendi, bazuar në të ashtuquajturin “protokoll”.

Të gjitha këto fakte janë ndjekur nga debate të mëdha publike dhe grindje politike, të cilat kulmuan dy javë më parë, me arrestimin e kreut të Partisë Social-Demokrate, kundërshtarit kryesor të sistemit korruptiv në atë shtet. Kështu, Shërbimi Sekret dhe e ashtuquajtura drejtësi rumune fituan.

Edhe pse Rumania është në Bashkimin Europian, vitet e fundit në atë vend janë bërë abuzime të pafundme me shumë çështje të drejtësisë, çka ka çuar në arrestimin e mijëra njerëzve, duke filluar që nga biznesmenë të rëndësishëm dhe deri te politikanë.

Të gjitha këto janë kryer nën hijen e një demokracie hipokrite dhe “luftës ndaj korrupsionit”, që në fakt ka nxjerrë në dritë vetëm të vërtetën e madhe: që Rumania është ende një vend i botës së tretë, një koloni, një vend ku drejtësia nuk funksionon, një vend ku Shërbimi Sekret është ai që bën gjithë lojërat ekonomike dhe politike, me ndihmën e një sistemi drejtësie të korruptuar. Shtypi rumun, por edhe ai ndërkombëtar, janë mbushur me debate dhe komente për këtë.

Menjëherë pas shpalljes së këtij vendimi, shtypi rumun, edhe ai kryesisht i kontrolluar nga Shërbimi Sekret, bëri sulme të  njëpasnjëshme, duke fabrikuar lajme të rreme për bashkëshortin tim, derisa ai vendosi të publikonte të gjithë të vërtetën për këtë çështje në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” dhe në blogun e tij personal. Vetëm atëherë shtypi reshti së sulmuari për këtë çështje, sepse u gjend përpara së vërtetës lakuriqe, të pakundërshtueshme.

Të gjitha detajet për çështjen e bashkëshortit tim janë botuar rumanisht në faqen e tij në “Facebook” dhe në blogun e tij, që prej datës 5 mars të këtij viti. E njëjta e vërtetë është botuar edhe sot anglisht dhe i ftoj të gjithë të interesuarit për këtë temë, që ta lexojnë me kujdes, për ta kuptuar si duhet.

Duke pasur parasysh këtë situatë dhe pasi lexova lajmet e fundit për mua dhe bashkëshortin tim në shtypin shqiptar, përveç kësaj hyrjeje të rëndësishme e të nevojshme, vendosa që më në fund t’i them vetë dy fjalë shtypit shqiptar dhe popullit të vendit tim:

Unë dhe im shoq nuk jemi në proces divorci, nuk po ndahemi. Ne duhemi më shumë se kurrë! Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse, përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë!

Unë nuk do të resht kurrë së luftuari për të drejtën, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Kjo ngjarje më ka bërë të kuptoj se si jeta ndonjëherë na befason; u përballa me reagime të dëshpëruara të njerëzve të verbër, të etur për pushtet, të pandërgjegjshëm, të gatshëm për të shkatërruar jetë njerëzish të pafajshëm vetëm e vetëm prej urrejtjes dhe zilisë.

Unë jam e bindur që gjithçka ndodh për një arsye. Mund të duket paradoksale, por jam mirënjohëse që u zgjodha për të përjetuar këtë situatë në jetë. Tani m’u hapën sytë ndaj shumë gjërave dhe nuk kanë për të m’u mbyllur më kurrë.

Për mua dhe bashkëshortin tim, kjo përvojë u kthye në një sfidë, në një garë kundër një sistemi drejtësie të korruptuar, nga ata që ekzistojnë vetëm në vendet e vogla, një sistem që vetëm kujton se ka pushtet mbi ne. Ne do ta fitojmë këtë garë! Ne jemi të bindur se pas errësirës vjen drita!

Jeta ime është si një film, por i vërtetë, dhe tani u bë si filmi i dasmës sonë . Po e përjetoj për së gjalli këtë eksperiencë të pabesueshme! Tani, ne po i përdorim të gjitha energjitë për ta zgjidhur ligjërisht këtë çështje, me avokatët më të mirë. Për fat të mirë, jemi drejt zgjidhjes, sepse u jemi drejtuar instancave të vërteta të drejtësisë, në vende me demokraci të vërtetë, ku nuk lejohen absolutisht abuzime të kësaj natyre. Shumë shpejt gjithçka do të marrë fund dhe e vërteta do të dalë në shesh.

Nga shqiptarët dhe Shqipëria ime kërkoj besim dhe mbështetje, nga ata që më duan dhe më respektojnë kërkoj që në vend që të më sulmojnë, të më përkrahin në këtë luftë për jetë kundër padrejtësive.

Kjo është një deklaratë për shtyp që po e jap vetëm për shqiptarët e mi, kudo që ndodhen. Ne do ta sulmojmë pa mëshirë këtë sistem drejtësie të korruptuar dhe, shumë shpejt, kur të jetë koha e duhur, në shtypin ndërkombëtar do të nxjerrim në dritë abuzime të mëdha.

Kriminelët e vërtetë të atij vendi, ata që fabrikojnë lajme të rreme dhe shtiren sikur bëjnë drejtësi, kanë harruar të marrin parasysh një detaj “të vogël”: MUA – bashkëshorten e tij shkodrane!!!/ Burimi Revista Who.

Aktualitet

Shpërthen presidenti Meta/ Rilindja destabilizuese, organizatë antikombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” të mbëmjes së sotme ka deklaruar se jemi në situatën e nje “grushti te butë shteti” dhe se Rilindja nuk është vetëm organizatë shqiptare, por edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, jo në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë. Por  as të stabilitetit në rajonin tonë.

” Për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja, pasi unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi-14 vjeçe nuse!/ Fenomeni i martesave të minoreneve vazhdon

Publikuar

-

Nga

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

 Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur është gati SPAK për të nisur “kryqëzatën”?/ Përgjigjet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP

Publikuar

-

Nga

kreu i KLP

Shqipëria ka patur gjatë 28 viteve tranzicion 24 ministra Drejtësie, por nuk ka patur Drejtësi. Tre vjet pas ndryshimeve të thella kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi- publiku pret ende të shohë ngritjen e institucioneve të reja dhe mbi të gjitha pret të shohë “dhëmbët” e drejtësisë së re.

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë fjalorit të gjuhës shqipe është SPAK- e thënë thjesht: Prokoruria e Posaçme.

Objekt i punës së këtij institucioni janë veprat penale të korrupisonit dhe krimit të organizuar. SPAK  nuk pritet t’i nxjerrë fundin “krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta”, por pritet të jetë fillimi i fundit të një epoke që për emërues të përbashkët ka patur fjalën: PANDëSHKUESHMëRI.

Prej vitesh në raportet vjetore të Komisionit Europian është kërkuar hetimi, gjykimi, dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. E njëjta fjali u vendos kusht në listën e detyrave të Këshillit Europian që Shqipëria të hapë negociatat.

Pyetja sot është: kur do të nisë punën SPAK dhe a ka dhëmbë për  të bluar një lloj “mishi” me të cilin nuk është mësuar të merret drejtësia shqiptare.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar – thotë një maksimë e njohur për të gjithë juristët.

Interesi, kurioziteti dhe pritshmëritë për SPAK – janë në rritje veçanërisht po të kihet parasysh se kë mund të hetojë institucioni i ri:

Presidentin e Republikës,

Kryetarin e Kuvendit.

Kryeministrin.

Ministrat, zv/ministrat.

Deputetët.

Kryetarët e bashkive.

Me një fjalë: piramidën e pushtetit.

Po a është gati SPAK për të nisur kryqëzatën?

Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), institucion që “veton” kandidatët për SPAK dhe që liston edhe kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës.

I ftuar në emisionin “Përballje”, Ibrahimi ka thenë

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju,” ka shpjeguar Gent Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE