Connect with Us

Një avokat kandidat për kryebashkiak/ Çfarë ofron për Kurbinin, Bindja Demokratike   

Aktualitet

Një avokat kandidat për kryebashkiak/ Çfarë ofron për Kurbinin, Bindja Demokratike   

Publikuar

-

Bindja Demokratike ka zgjedhur një jusit për të garuar përballë kandidates së PS-së për Bashkinë e Kurbinit.

Ndërsa PS ka vendosur që këtë garë t’ia besojë një gruaje, Majlinda Cara, Bindja Demokratike garën ia ka besuar avokatit Edmond Piroli.

Në një intervistë për CNA.al, Edmond Piroli garantoi për qytetarët e Kurbinit, se nëse do t’i japin besimin për të drejtuar këtë bashki, çdo problematikë do të zgjidhet sipas emergjencës.

“Unë ndryshe nga paraardhësi im dhe ndryshe nga kandidatja aktuale e Rilindjes Socialiste, Edmond Piroli si kandidat i Bindjes Demokratike, i garantoj bashkë qytetarët  dhe banorët, se në qoftëse ju do më votbesoni drejtimin e Bashkisë Kurbin në këto zgjedhje administrative, ju garantoj me përgjegjësi secilin prej jush se me ndihmën tuaj dhe të zotit, të gjitha problematikat që ka sot Kurbini do i zgjidhim me prioritet sipas emergjencës së secilës zonë”-tha Piroli.

Gjithashtu ai theksoi se disa nga problematikat me të cilat përballen qytetarët e Kurbinit, probleme të cilat shqetësojnë të gjithë banorët.

“Problematikat me të cilat përballet sot komunitetiti jonë fillojnë nga rrugët rurale të pa asfaltuara, me ujësjellsat, rrjetin e kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza si në zonat urbane ashtu edhe në disa zona rurale të njësisë administrative Fushë-Kuqe, si për shembull fshati Adriatik, etj, sistemi i vaditjes dhe kullimit, me problematikat e mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese, problematikat e rrugëkalimeve të bllokuara nga individë të pa përgjegjshëm, duke mos lejuar komunitetin të kalojë apo bllokimin e tyre kjo do marrë fund në këtë komunitet, mbledhjen dhe menaxhimin e mbetjeve urbane  dhe riciklimin e tyre etj etj…!”.

Më tej, ai theksoin se “Me votbesimin tuaj e ndihmën e zotit ne do ja dalim të gjithë së bashku për ta kthyer Kurbinin në një zonë, ku mos të jetë një zonë e braktisur nga drejtuesit vendorë.

Piroli theksoi se Kurbini do të ketë në drejtim një model nga njerëz me integritet dhe profesionalizëm, të pastër nga ana e figurës së nëpunësit civil, që mos të ketë korrupsion dhe nepotizem në administratën e Bashkisë.

“Në administratën e Bashkisë do të rekrutohen vetëm njerëz që janë të aftë për të realizuar shërbimin dhe kërkesat e të gjithë banorëve pa dallim, që qytetari kur të vijë të paraqitet pranë Bashkisë për ndonjë problem të gjejë zgjidhje e jo të presë me ditë të tera prapa dyerve te burokrateve , ashtu siç po ndodh sot në Bashkinë e drejtuar nga Rilindja Socialiste, modeli më i shëmtuar këto 10 vitet e fundit, ku përveçse jo shërbim cilësor profesional të punonjësve ndaj qytetarëve , por në shumë raste kanë dhe vesin e korrupsionit.”-tha ndër të tjera Edmond Piroli.

Intervista e plotë:

1.Ju jeni me profesion jurist, pse vendosët ti futeni politikës?

1-Duke parë që në 10-vjeçarin e fundit këtu në Qarkun tonë dhe konkretisht në zonën e Kurbinit, ka munguar një model i duhur për të qënë në krye të një Institucioni që është i domosdoshëm për Komunitetin tonë lokal, vendosa që ky model të ju ofrohet banorëve të Kurbinit, nëpërmjet kandidimit tim, pasi mendoj se eksperienca ime administrative në disa Institucione të Administratës Publike pa asnjë njollë në CV-në time dhe së fundmi puna ime profesionale si Avokat më favorizon, për të që një kandidat serioz në mirë administrimin e Bashkisë në të ardhmen duke bërë që banorëve të Kurbinit t’i ofrohet si ofertë njeriu, i cili është pjesë e komunitetit dhe vuan problemet në infrastrukturë, arsim, mirëadministrim të fondeve publike për investime, shërbim cilësor, ku aktualisht kanë qënë e një niveli shume të ulet në Bashkinë e drejtuar nga përfaqësuesit ”Rilindjes Socialiste.”

Prandaj nga modeli i drejtimit të Bashkisë deri më sot, ka qënë një model, që është shumë problem në aspektin moral -politik të përfaqësimit të Komunitetit Kurbinas, pasi deri më sot ka dhënë një imazh të keq në publik, dhe kjo ka bërë që të perceptohet gabim nga publiku se Intelektualët dhe njerëzit e formuar nuk mund t’ja dalin në politikë me ndershmëri. Këtë perceptim kam vendosur që ta thyej unë me kandidimin përballë modelit të dështuar të Rilindjes Socialiste që ka 8 vite që nuk ka bërë tjetër në Kurbin, vetëm ka shpërdoruar besimin e qytetarëve dhe banorëve të Kurbinit, duke mos qënë minimalisht afër qytetarëve në zgjidhjen e problematikave të ndryshme, si psh, rrugët brenda zonës urbane ashtu dhe asaj rurale që janë me dhjetra fshtara që nuk hyhet me mjet normalisht, por duhet një fuoristradë që të arrish deri tek banorët e aq më keq po të ketë ndonjë rast fatkeqësie, nuk bëhet fjalë të ketë ambulancë që t’u shkojë në ndihmë të sëmurëve.

Kjo është ajo çfarë më ka shtyrë të ndërmarr këtë hap, hyrjen në këtë politikë, nëse do ta quaja kështu, pasi unë nuk e quaj veten politikan, por një njeri i thjeshtë, duke parë gjithë këtë pasivitet nga njerëzit me formim të mirë, por që nuk kanë guxuar për shumë aresye, sot unë  kam guxuar të marr përsipër kandidimin në Kurbin për Kryetar Bashkie.

2.A ju shqetëson fakti se Bindja Demokratike është një parti e re?

Për sa i përket forcës së re që më ka besuar të jem si përfaqësues i saj në garë për zgjedhjet Bashkiake 2019, unë mendoj se lindja e një force politike të re, ndikohet nga rrethanat politike që kalon një vend, ku klima e konfliktualitetit sjell pasojen e krijimeve të formacioneve të reja politike si rezultat i mos funksionimit të demokracisë brenda një force të madhe politike, prandaj dhe Bindja Demokratike është produkt i këtij proçesi demokratik, brenda të djathtës tradicionale PD-se, kjo tregon që një forcë e re, kushdo qoftë ajo është një premise e mirë për të ndryshuar kursin e të bërit politikë sot në Shqipëri, pasi ne jemi mësuar të shohim parti të mëdha që kanë humbur parimet morale-politike, në konkurimet brenda ketyre formacioneve, ku për shembull mendimi i lirë nuk ekziston, dhe nëse ajo tenton të shfaqet mbytet nga ata që nuk e duan këtë demokraci brenda partisë, dhe vjen një moment që çdo kush konsumohet politikisht dhe duhet t’i hapë rrugë një tjetri me vizion dhe ide të reja. Kështu ka ndodhur edhe me Bindjen Demokratike, kjo mendoj se për mua nuk është fare problem, pasi është një parti që nuk është konsumuar politikisht, kemi fatin që kemi dhe liderin e kësaj force, ku ka një personalitet të spikatur dhe të paster si figurë publike, ku z.Astrit Patozi, si personalitet na shfaqet në politikë, si një njeri i thjeshtë, një ish-deputet që nuk është i përfoluar për afera korruptive, dhe ka një eksperiencë të pastër si ish-deputet i Partisë Demokratike, dhe ai sa ka qëndruar në ate formacion politik nuk ka shprehur kurrë ambicie për t’u përfshirë në qeverisje nga qeveritë “Berisha 1” e “Berisha 2”, prandaj kjo atë e favorizon shumë kundrejt besimit që përçon në publik dhe tek votuesit e thjeshtë, rrjedhimisht kjo na favorizon edhe neve si kandidat të BD-së .

LEXO EDHE:  Zyrtarizimi i grupeve parlamentare të opozitës/ Soreca: Të shkojnë në zgjedhje

3.Cfarë do të bëni ndryshe nga paraardhësi juaj ?

Unë ndryshe nga paraardhësi im dhe ndryshe nga kandidatja aktuale e Rilindjes Socialiste, Edmond Piroli si kandidat i Bindjes Demokratike, i garantoj bashkë qytetarët  dhe banorët, se në qoftëse ju do më votbesoni drejtimin e Bashkisë Kurbin në këto zgjedhje administrative, ju garantoj me përgjegjësi secilin prej jush se me ndihmën tuaj dhe të zotit, të gjitha problematikat që ka sot Kurbini do i zgjidhim me prioritet sipas emergjencës së secilës zonë, probleme të cilat na shqetësojnë të gjithëve sot në komunitetitn tonë, duke filluar nga rrugët rurale të pa asfaltuara dhe të mirëmbajtuara, me ujësjellsat, rrjetin e kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza si në zonat urbane ashtu edhe në disa zona rurale të njësisë administrative Fushë-Kuqe, si për shembull fshati Adriatik, etj, sistemi i vaditjes dhe kullimit, me problematikat e mirëmbajtjes së rrugëve ekzistuese, problematikat e rrugëkalimeve të bllokuara nga individë të pa përgjegjshëm, duke mos lejuar komunitetin të kalojë apo bllokimin e tyre kjo do marrë fund në këtë komunitet, mbledhjen dhe menaxhimin e mbetjeve urbane  dhe riciklimin e tyre etj etj…!

Me votbesimin tuaj e ndihmën e zotit ne do ja dalim të gjithë së bashku për ta kthyer Kurbinin në një zonë, ku mos të jetë një zone e braktisur nga drejtuesit vendorë, por të ketë një drejtim model nga njerëz me integritet dhe profesionalizëm, të pastër nga ana e figurës së nëpunësit civil, që mos të ketë korrupsion dhe nepotizem në administratën e Bashkisë, por do të rekrutohen vetëm njerëz që janë të aftë për të realizuar shërbimin dhe kërkesat e të gjithë banorëve pa dallim, që qytetari kur të vijë të paraqitet pranë Bashkisë për ndonjë problem të gjejë zgjidhje e jo të presë me ditë të tera prapa dyerve te burokrateve , ashtu siç po ndodh sot në Bashkinë e drejtuar nga Rilindja Socialiste, modeli më i shëmtuar këto 10 vitet e fundit, ku përveçse jo shërbim cilësor profesional të punonjësve ndaj qytetarëve , por në shumë raste kanë dhe vesin e korrupsionit.

4.Cili është mesazhi që keni për qytetarët dhe pse duhet të jeni ju kryetari i Bashkisë së Kurbinit?

Mesazhi im për qytetarët e banorët e Kurbinit pa dallime është ky:

Të nderuar bashkëqytetarë dhe banorë të Kurbinit !

Për realizimin e këtij projekti që unë kam paraqitur shkurtimisht para jush nuk do kishte shumë vështirësi, nëse ju me voten tuaj si instrumenti më i rëndësishëm i demokracisë dhe ndryshimit të pushtetit, do ja besonit drejtimin e Bashkisë njërit prej jush, që e ka ëndërr që Bashkinë Kurbin ta kthejë në një model të ri të drejtimit, të kryerjes së shërbimeve nga një administratë funksionale dhe profesionale, në sherbimin tuaj dhe të gjithë komunitetit Kurbinas pa dallim.

Kërkoj që të votoni Edmond Nikoll Piroli, si  modelin ndryshe dhe alternativën më të mirë të paraqitur deri më sot nga një formacion politik këto 10 vitet e fundit. Vota juaj për mua është votë për Kurbinin, votë që do kthehet në punë dhe investime në infrastrukturën e të gjithë zonës pa përjashtim, për të bërë të mundur që secila zonë, ku  ju banoni të ketë me kryetarin e Bashkisë së ardhshme lidhjen e drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problematikave që ju shqetësojnë, nëse ju do me votebësoni mua  do keni mundësinë të kuptoni që vota juaj ka vlejtur shumë në vendosjen e një kryetari model në kryerjen e detyrave dhe marrjen e përgjegjësive në administrimin e bashkisë, i cili do jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës se përbashkët të komunitetit, pasi jam njëri prej jush, i lindur dhe rritur pranë këtij komuniteti, kam krijuar këtu familjen ashtu si paraardhësit e mi, dhe vuaj me ju çdo ditë, për mungesën e shërbimit cilësor dhe transparencë në fondet publike të ardhura nga qeveritë, por të shpërdoruara nga zyrtarët lokalë aktual, kjo ka bërë që mos të ketë rrugë nëpër fshtara e lagje të qyteteve, mungesë uji, mungesë pastërtie, mungesë shërbimi cilësor në sportelet e administratës së Bashkisë etj etj.

Prandaj them se Kurbini me oferten time si kandidat për kryetar i Bashkisë do ketë më në fund njeriun që do hyjë ne historinë e Kurbinit për ndryshimin rrënjësor, që do e bëjmë në sajë të përgjegjshmërisë, ndershmërisë dhe korrektesës në kryerjen e detyrës si kryetar i Bashkisë Kurbin dhe stafit të rekrutuar me meritokraci me një konkurim publik, ku do vendoset një komision, për përzgjedhjen e tyre, të pavaruar nga Bashkia, e ngritur posaçërisht, duke thirrur  gjithë intelektualët e Kurbinit, për ta zhvilluar e monitoruar këtë konkurim publik për vendet në administratën e Bashkisë së ardhshme, ku këta të fundit do zgjedhin ”shërbëtorët” e tyre në Bashki për t’i shërbyer komunitetit dhe qytetarëve që na kanë votëbesuar në ushtrimin dhe kryerjen e funksioneve administrative publike.

Në fund kam një urim:

Bashkëqytetarëve të Kurbinit ju uroj festën e Shna Ndout që është me datë 13 qershor. Kjo festë sjelltë në familjet tuajë pa përjashtim vetëm të mira dhe gëzime!/ CNA.al

Gara për pushtetin lokal/ Edmond Piroli: Do thyejmë modelin e dështuar të Rilindjes

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi: Bindja Demokratike ka mbështetje në të gjithë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Noka: Drejtori i policisë posedonte parcelat e hashashit në Dibër, shpërndaheshin 250 mijë euro në javë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zgjedhje pa PD dhe LSI? Ja si përgjigjet Ilirjan Celibashi

LEXO EDHE:  Zgjedhje pa PD dhe LSI? Ja si përgjigjet Ilirjan Celibashi

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: