Connect with Us

“Nevoja për ndryshim radikal”/ Lubonja: Dialogu Rama-Basha nuk sjell asgjë të re

Aktualitet

“Nevoja për ndryshim radikal”/ Lubonja: Dialogu Rama-Basha nuk sjell asgjë të re

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend, pas pulikimit të përgjimeve në gazetën gjermane “Bild”.

Në një lidhje me studion e “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Lubonja tha se është paradoksale të mendosh se që një Prokurori e sunduar nga krimi, një kryeministër vegël e krimit, mundet njëkohësisht të luftojë krimin.

Ndërsa shton se është nevoja për një ndryshim radikal, por që këtë nuk e sjell dot dialogu Rama-opozitë.

Analiza e plotë

Duke u nisur nga përgjimet e Bild, neve arrijmë në një pikë ndërgjegjësimi kombëtar dhe ndërkombëtar, se këtu tek ne ka ndodhur diçka që i ka bërë të vjetruara, kategoritë shtet korrupsion, shtet krim. Sepse po të dëgjojmë përgjithësisht edhe ndërkombëtar, thonë se ka akoma korrupsion por duhet luftuar, ka krim të organizuar dhe duhet luftuar, që nënkupton se ka dy etnitete të ndryshme.

Kur arrin në një pikë të tillë që e quaj pikë vlimi, grumbullimi i aq shumë krimi në vendin tonë, bën që si të thuash të ketë një kalim cilësor në një regjim tjetër ku shteti dhe krimi nuk janë më dy entitete, por një i vetëm.

Është paradoksale që të mendosh që një prokurori e sunduar nga krimi, një kryeministër vegël e krimit, mundet njëkohësisht të luftojë krimin.

Në këtë kuptim, jemi në një regjim të krimit dhe regjimet është e vështirë të mund të ndryshohen me forma demokratike, me dialogun, me forcat që lëvizin sepse gjithçka është kapur në një dorë. Me ardhjen e Ramës këto 6 vjet, jo vetëm për shkak të Ramës, por sëmundja e tij e pushtetshmërisë dhe rritja e krimit, na kanë çuar tek ky regjim, që është një regjim që rrëzohet siç rrëzohen të gjitha regjimet. Pastaj, format janë të ndryshme.

Është nevoja për ndryshim radikal. Thirrjet për ulje në dialog mua më duket se nuk do të kenë sukses. Këtu duhet një ndryshim radikal që nuk e sjell dot dialogu Rama-opozitë. Vetë Rama ka shkuar aq larg në regjimin e tij sa është e vështirë të humbasë pushtetin tashmë.

Është një formulë e qartë që ne e kemi humbur dhe nuk e kemi pasur asnjëherë, që është ndarja e pushtetit. Nëse ne nuk kemi drejtësi të pavarur, Parlamentin. Kur të gjitha këto kapen nga një dorë e vetme dhe Presidenti së fundmi tentohet të kapet, nuk ka kuptim të diskutohet më për lojën demokratike.

LEXO EDHE:  Rama: Produktet e naftës do t’i nënshtrohen kontrollit rigoroz

Këtu është një lojë tjetër. Ky është regjimi. Regjimet rrëzohen, ndërsa krimi dhe korrupsioni luftohen. Në qoftë se vazhdojmë akoma të themi se kemi shtetin dhe krimi dhe korrupsioni duhen luftuar, siç na thonë ndërkombëtarët, jemi gabim. Nuk jemi në këtë situatë, jemi në një situatë më të rëndë.

Edhe kjo që bën Presidenti mund të na çojë në një situatë më ndryshme. Ndonjëherë janë të paparashikueshme. Mos harroni si ndodhi ’97-ta, e kemi një precedent. Edhe atëherë kishim një tendencë të Sali Berishës për të kontrolluar të gjitha pushtetet dhe nuk kishte ndërmend të largohej nga pushteti por ndodhi një kolaps ekonomik dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Pikëpyetja e madhe është mirë se nuk do të bëhen zgjedhjet më 30 qershor por si do të zgjidhet kjo nyje gardiane. Konflikti mbetet aty dhe si do të zgjidhet ky konflikt midis narko-shtetit siç tha edhe Basha dhe demokracisë?!

Me mjete shtetërore, ku shteti është narkoshteti me gjithë institucionet që ka kapur. Kjo është një pikëpyetje e madhe. Një rol do të luajnë për fat të keq ndërkombëtarët të cilët kanë legjitimuar dhe deligjitimuar pushtet dhe janë ata faktor i tretë.

Edhe pse sot dëgjova që Boshart ka thënë se kjo është një çështje e shqiptarëve dhe nga ana tjetër, frika është kjo që ndoshta mendon se janë këto institucione që ka kapur Rama se do ta zgjidhin, si Parlamenti.

Mbetet edhe kjo një enigmë se sa do të dinë edhe ndërkombëtarët që këtu nuk kemi të bëjmë me një shtet që lufton krimin dhe korrupsionin, siç e thonë vazhdimisht por me një shtet që ka një anë tjetër të medaljes së vet krimin dhe korrupsionin që duhet luftuar me mënyra të tjera./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Judical Watch për Soros/ Kulluri: Reformë apo kundërreformë në drejtësi?

LEXO EDHE:  Basha thirrje protestuesve/ Asnjë hap pas në çlirimin e vendit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Rama: Produktet e naftës do t’i nënshtrohen kontrollit rigoroz

LEXO EDHE:  Vasili shpërthen në akuza ndaj Ramës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: