Connect with Us

Investime në patundshmëri dhe me makinë luksoze/ Rezarta Schuetz la OSBE për Komisionin e Vettingut

Aktualitet

Investime në patundshmëri dhe me makinë luksoze/ Rezarta Schuetz la OSBE për Komisionin e Vettingut

Publikuar

-

Komisionerët e Vettingut janë njerëzit më të privilegjuar në Shqipëri për shkak të pagave dhe përfitimeve nga posti që mbajnë.

Pas përfundimit të procesit të Vettingut  ata do të emërohen në poste të rëndësishme, për shkak të detyrës dhe hakmarrjes së mundshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhë për më tepër  familjet e tyre do të merren në mbrojtje të veçantë nga shteti.

Sa të pasur janë komisionerët e Vettingut dhe me çfarë të ardhurash e kanë nisur ata këtë detyrë?

CNA.al ka marrë të dhënat e pasurisë për komisionerët e Vettingut në ILDKPKI dhe do t’i sjellë ato në baza ditore, për të bërë trasnparencën e e njerëzve që po filtrojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

Sot, do të sjellim pasurinë e deklaruar nga Rezarta Schuetz, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës juridike për OSBE në Shkup.

Komisionerja Schuetz, nuk është lakuar më herët për ndonjë shkelje, madje ajo rezulton më e pastra profesionalisht dhe pa lidhje politike, nëse e krahasojmë me kolegët e saj në KPA dhe KPK.

Sa i përket pasurisë, Schuetz, rezulton se të ardhurat e vetme i ka nga puna që bën.

Në deklaratën fillestare në vitin 2017, ajo ka deklaruar një Autoveturë VW Passat, blerë në vitin 2015 me  rrogat gjatë punësimit në Misionin e OSBE-së, në Shkup dhe punësimi i bashkëshortit , 24.000 Euro.

Gjithashtu  ajo ka deklaruar  se ka shpenzuar 60 000 dollarë për investime në shtëpinë e prindërve të bashkëshortit.  Me pasurinë e deklaruar në vitin 2018, nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh, të ardhurat janë nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar Komisionerja Rezarta Schuetz.

Viti 2017 (Deklarata  fillestare)

Autoveturë VW Passat, blerë në vitin 2015 – nga rrogat gjatë punësimit në Misionin e OSBE-së, në Shkup dhe punësimi i bashkëshortit , 24.000 Euro

Investim në shtëpinë e banimit të prindërve të bashkëshortit (37% e vlerës, nëse shitet). Burimet nga punësimi në OSBE dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortit, 60.000 dollarë.

Investime pensioni. Burimet nga pagat gjatë punësimit në UNMIK dhe Misioni i OSBE-së ne Shkup, 6.713 dollarë.

Llogari rrjedhëse në  Maqedonia, 1,500 Euro.

Investim në fonde kursimi afatgjatë nga prindërit e bashkëshortit për vajzën, 1 ,500 USD.

Rroga mujore giatë punësimit në Misionin e OSBE-së, në Shkup (Janar-Maj.) Pagesa kryhej në dy monedha dhe respektivisht nga OSBE dhe nga Qeveria e SHBA-ve, 20,500 dollarë dhe 16,500 Euro.

Investime pensioni me burimet nga pagat gjatë punësimit në UNMISS, UNAMA dhe OMIK , 6.713 USD.

Honorar nga mësimdhënia në Schiller University (Heidelberg), 2,000 euro .

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Autoveturë VË Passat, blerë ne vitin 2015, nga rrogat gjatë punësimit në Misionin e OSBE-së, në Shkup dhe punësimi i bashkëshortit, 24.000 Euro.

Investime në shtëpinë e banimit të prindërve të bashkëshortit.Burimet; nga punësimi ne OSBE dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortit, $60.000.

Investime pensioni me burimet nga pagat gjatë punësimit në UNMIK dhe Misioni i OSBE-së, në Shkup, $6.713 USD.

Llogari rrjedhëse në  Maqedoni, 1,500 Euro.

Investim ne fonde kursimi afatgjatë, nga prindërit e bashkëshortit për vajzën, $1,500  USD.

Rroga mujore gjatë punës në Misionin e OSBE-së, në Shkup (Janar-Maj.) Pagesa kryhej në dy monedha dhe respektivisht nga OSBE dhe nga Qeveria e SHBA-ve, $20,500 euro.

Investime pensioni me burimet nga pagat gjatë punësimit në UNMISS, UNAMA dhe OMIK, $6.713.

Honorare nga mësimdhënia në Schiller University (Heidelberg) 2,000 euro.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse page Ma Albania (me burim pagën ] Gjendja 524.409 ne dt. 31.12.2017. Gjendja 91.663 ne dr. 31.12.2018

91,663 ALL—Pakësim prej 432,746 ALL

Investim në fonde kursimi afatgjatë  nga prindërit e bashkëshortit për vajzën. Gjendja 1.600 USD në dt. 31.12.2017

Gjendja 1.534 USD ne dt. 31.12.2018, pakësim 66 dollarë amerikane.

Investim pensioni. Gjendja 7.000 USD. Gjendja 6.229 USD në dt. 31.12.2018

Pakësim prej 771 dollarë  amerikanë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese (janar 2018-dhjetor 2018 në shumën  3,985,100 Lekë.

Rimbursim i prapambetur i akcizës nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë [Veriore] për shkak të statusit diplomatik në punësimin e mëparshëm, 74.175 denarë maqedonas.

Paga (Michael Schuetz nga punësimi në Misionin e OKB -së, në Afganistan (UNAMA — United Nations Assistance Mission to Afghanistan) , S58,071.68.

Honorare [Michael Schuetz nga mësimdhënia në Schiller University (Heidelberg, Gjermani), 4,000 Euro./CNA.al

 

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE