Connect with Us

Akti i Metës i paprecedentë?/ Bylykbashi kujton çfarë ndodhi në 2005-ën

Aktualitet

Akti i Metës i paprecedentë?/ Bylykbashi kujton çfarë ndodhi në 2005-ën

Publikuar

-

deputeti i pd,oerd bylykbashi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi  kujton një precedent të vitit 2005 dhe procedurën e ndjekur në atë kohë.

“Presidenti sapo anuloi 30 qershorin si date zgjedhjesh vendore. Ne pritje te konsultes politike, ai ende nuk ka nje date te re. Presidenti e beri te qarte qe data e re do te caktohet ne nje date te pershtateshme‎. Por sot kemi nje boshllek. Ky boshllek ka nje precedent qe dikur shpetoi zgjedhjet dhe kete precedent e ka vendosur Parlamenti dikur ne vitin e larget 2005.”- shkruan Bylykbashi ndërsa kujton edhe një herë procedurën e ndjekur asokohe.

Ndër të tjera, Bylykbashi shkruan se atëherë Kryeministër dhe kryetar i PS ishte Nano, që bënte marrëveshje, dhe jo Rama që kur i bën marrëveshjet, i shkel dhe mburret se është i zoti t’ua hedhë ‎të tjerëve.

Postimi i plotë:

Presidenti sapo anuloi 30 qershorin si date zgjedhjesh vendore. Ne pritje te konsultes politike, ai ende nuk ka nje date te re. Presidenti e beri te qarte qe data e re do te caktohet ne nje date te pershtateshme‎. Por sot kemi nje boshllek. Ky boshllek ka nje precedent qe dikur shpetoi zgjedhjet dhe kete precedent e ka vendosur Parlamenti dikur ne vitin e larget 2005.

Listat e zgjedhjeve te vitit 2000 ishin krejtesisht te manipuluara. 600 mije emra (25%) te listes prej 2,4 milion zgjedhesish‎ ishin te dubluar dy apo me shume here dhe 150 mije prej tyre ishin rekorde fantazem, te falsifikuar, qe nuk figuronin fare ne regjistrat e gjendjes civile.

100 zonat zgjedhore njeemerore per zgjedhjet per Kuvendin‎ e vitit 2001 u hartuan mbi bazen e kesaj liste zgjedhesish te manipuluar. Rezultati ishte nje harte zonash zgjedhore e manipuluar rende ku ne jug te Shqiperise ku PS ishte e forte, nje mandat zgjedhesh deri edhe me 40% me pak vota se ne veri, duke i dhene avantazh ne tavoline PS kunder opozites. Njesoj sic PS beri me harten e ndarjes territoriale ne 2014 per te fituar avantazh ne harten e bere mbi tavolinen e PS.

Reforma 2002-2003 konstatoi kete deformim te rende te standarteve te zgjedhjeve dhe me marreveshjen e PS dhe PD te 17 majit 2003 u ra dakord qe zonat zgjedhore per zgjedhjet e 2005 te ribeheshin. Por ne nentor te vitit 2004 mazhoranca e ‎PS nderpreu njeanshmerisht procesin e hartimit konsensual te 100 zonave te reja zgjedhore sepse vendosi te mbante zonate e vjetra dhe te shfrytezonte avantazhin. Opozita, si kunderpergjigje bllokoi ne dhjetor 2004 miratimin e amendamenteve te reformes zgjedhore te viti 2004.

Kriza politike qe u nxeh shpejt, u zgjidh me nje marreveshje ne ditet e fundit te dhjetorit 2004. PS dhe PD rane dakord, me negocim te OSBE, qe ligji i 100 zonave zgjedhore te shfuqizohej pa miratuar nje ligj te ri qe ta zevendesonte. Ne janar 2005 Parlamenti shfuqizoi ligjin duke krijuar vakum jo vetem ne legjislacion, por ne vete sistemin zgjedhor qe 100 mandate i zgjidhte me zona njeemerore dhe 40 mandate i zgjidhte me lista proporcionale. Kuvendi caktoi muajin mars 2005 si afat per ligjin e ri.

Kjo krijoi nje vakum gjigand ligjor sepse pa kete ligj mungonte baza ligjore per 71% te mandateve te Kuvendit. Pa kete ligj, dhe pa nje ligj te ri, zgjedhjet e korrikut 2005 nuk mund te zhvilloheshin dhe askush nuk kishte garanci qe ligji i ri do te miratohej perpara zgjedhjeve.

Pra, VULLNETI POZITIV POLITIK i paleve politike per te bere zgjedhje me standarte demokratike ishte ‎thelbesor qe te arrihej marreveshje dhe ligji i ri te plotesonte boshllekun jo thjesht ligjor qe shkaktoi Kuvendi, por me pasojen kushtetuese te mosmbajtjes se zgjedhjeve

Por atehere Kryeminister dhe kryetar i PS ishte Nano, qe bente marreveshje, dhe jo Rama qe kur i ben marreveshjet, i shkel dhe mburret se eshte i zoti t’ua hedhe ‎te tjereve. Romaket e lashte qe zbatonin parimin “pacta sunt servanda” (marreveshjet zbatohen”, shkeljen e marreveshjes e quanin paburreri dhe i dergonin ushtrine atij qe e shkelte.

Ne mars 2005 u miratuan me konsensus 100 zonat e reja zgjedhore ne Kuvend, zgjedhjet u zhvilluan, ndodhi rotacion demokratik paqesor dhe kriza e dhjetorit 2004. Por precedenti qe Kuvendi vendosi duke krijuar nje boshllek ligjor per te cuar ne zgjidhje te perbashket per zgjedhje demokratike dhe qe sot i hapi rrugen Presidentit eshte aty, edhe pse askush nuk e ka permendur deri me sot ndoshta edhe pse nuk e mban mend.

Presidenti, me siguri, shpejt do te caktoje date tjeter dhe kete e ka detyrim kushtetues. Te gjithe sot kane detyrimin te punojne per zgjedhje demokratike, te lira dhe te ndershme, cilesi qe votimet e 30 qershorit nuk do t’i arrinin kurre.‎ Por per Kryeministrin Rama, qe nuk ka asnje ze ne kapitullin kushtetues per dekretimin e zgjedhjeve, ka dy rruge: ose ta coje vendin drejt zgjedhjeve demokratike ose drejt krizes dhe konfliktit.

Topi per te garantuar zgjedhje demokratike, te lira e te ndershme apo t’i coje shqiptaret ne konflikt eshte ne fushen e ‎Rames. Nese, ne konsultim me cunat e bandave ai zgjedh konfliktin,pergjegjesine do ta mbaje per kohe te gjate. Sepse zgjedhjet jane per zgjedhesit qe te zgjedhin, dhe jo per Ramen qe te marre apo mbaje pushtetin./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE