Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Publikuar

-

Nga Josif Papagjoni

-Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i fermentuar në disa gjasa: ishte djali i një poeti me famën shkruar në ballë, Lefter Çipën, vargjet e të cilit për “grushtin e dheut që pika gjaku” nxirrte apo vargjet gjithë dritë alla Neço Muko për “Bejken e bardhë, ilaçin e çobanit”, etj, etj. Ishte ndër analistët e paqëm, të kthjellët, larg sherreve dhe vulgaritetit, me të vetmin “komandant”: të vërtetën dhe të mirën. Ishte së treti një djalë nga Bregdeti prej nga jam dhe vetë, atje në Pilurin sipër ku qiell e det puthen tutje në nokturnet e mahnitshme të verës. Një himariot atdhetar, sa dhe krenar. Dhe teksa e kishim lënë të pinim një gotë verë së toku këto ditë gjithë zagushi politike, me marrëzitë e të “marrëve” të pandreqshëm, folëm me shqetësim për absurdin e vetë situatës politike të tipit beketian, ku e keqja është sa te të gjithë aq dhe tek asnjë, sa te ty aq dhe tek unë, dhe ku ndoca Urian Hip a minotaurë-briosh shpellash folklorike, hajna e burracakë, sikur lumturohen me “përplasjen civile”, ndjellin “luftën”, që shqiptarët të kridhen rishtazi në udhën pa krye për të ridalë prej andej si prej labirintit “Ptolemeu ergos” kushedi pas sa vitesh, gjithë plagë në trup e në mendje. Nv fund ai më dha librin e tij, “Deti nuk ka portë”. E shikon?! Kishim harruar të flisnim për poezinë, për metaforat, për këndelljen e mendjes mes vargjeve dhe ekstazës që lira poetike jepte. E ku të linin “dreqrit”… Dhe ja, tani po i them ca fjalë për të.

Nëse ju kaplon kërshëria se cili është dhe ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandrit, ai është brenda tij, është vetvetja, mish dhe fjalë, frymë dhe shqetësim. Një tubë përjetimesh prej njeriu të shqetësuar, në rrokullimën e fatit dhe jetës, “Në mendjen time, fshehur në mish” (vjersha: Nën tjerrje resh). Poeti nuk merr poza dhe të bëjë përbetime për Atdheun, sepse ka një arsye të thjeshtë: “Atdheun e kam të vetmen fe” (Vejushës mërzi). Dhe prandaj në kafshatën e fundit të mërzisë, ai që atdheun e ka fe nuk ikën, por rri aty me shpresën dhe dritën se e mira do të rivijë dhe ikjen do ta përndjekë “atje”. E thashë: Aleksandri është njeriu i shqetësuar për vendin e vet, popullin, Himarën, familjen, dashurinë, babanë, nënën, mikun, vetveten. E shikoni: është tërësia. Një popull  në lëngatë nënshtrimi, lirinë e lyp si robëronjës, thotë ai diku. Duket sikur poeti ndjen brenda dejeve të veta shqetësimin e analistit për rrokopujën politike të vendit ku: “Në visin e ndenjur të marrëzive të vogla,/ ku të diturin turma injorante e vret…” Ai e di se në udhën mes njerëzve dhe fatit, shpirti poetik nuk është një vetmitar i padukshëm i shfrimeve të veta, por ka “arsyet e shumta të më gjykojnë e të më çmojnë”. Ndonjëherë ngjan sikur ai do të vetëizolohet në ishullin e Robinson Kruzosë, i vetëmjaftueshëm me dijen, logjikën, paqësinë dhe qenësinë e vet, por kjo është thjesht porta e një rebusi për të parë e për të ndjerë pas saj pulsin e shqetësimit qytetar. Poezia kushtuar analistit të njohur, të ndjerit Andrea Stefani, është po aq dhe një pohim i vetvetes përballë të keqes dhe sherrnajës politike, tanimë si një ndër analistët e respektuar të vendit tonë, mendjekthjellët, i drejtpeshuar dhe gjakftohtë… (Në sheshin e madh të sherrnajës lindore,/ shpenzojnë fjalë të marrët e atdheut). Dhe të marrët, i nderuari Aleksandër, marrosin krejt një popull, si ai dyvargëshi i famshëm i Dritëroit: Një i çmendur, të gjithë i çmend!

Dhembja për popullin dhe vendin e shpie poetin shpesh drejt mërisë pa cak dhe klithjes për t’i shembur sofrat e makutërisë “me shpurën e vet, mullar marëzie”, dhe një hop mendja e tij mërgon e prek saora metaforën biblike të Krishtit me kamçik, kur dëboi nga tempulli sarafët që ia kishin ndotur “shtëpinë”. Pikërisht “shtëpia” e Krishtit, tempulli, bëhet për atë Atdheu, Liria, Barazia, më në fund i pastruar nga hajnitë dhe marrëzitë (Imprative).

Streha e dytë ku ju mund ta gjeni heroin poetik të A. Çipës është njeriu si vetvete. E ky njeri vjen prej erës, shkëmbit dhe dallgës së detit të Himarës, i pastër si pika e ujit, i tretur si kripa te mirësia njerëzore, pa lakmuar dobësitë njerëzore te tjetri edhe kur e keqja si “hije e mishtë” në mendje nuk i ikën, paçka se koha vdes. Larg kotësisë dhe të zbërdhultës, këtij heroi i mjafton vetmia, e cila ka për ngjyrë natën (nënkupto meditimin, orët e pagjuma për të kuptuar të vërtetën). Këto vargje janë mjaftueshmërisht të pacenueshme si epigramet mbi pergamena, gurë qosheje ku asnjë fjalë nuk mund të hiqet dot, përndryshe rrëzohet krejt hijeshia poetike dhe thellësia e mendimit. Dua t’i citoj të plota: Me ty e plota/ u nda copa-copa/ të thënash./ Më ty e gjitha,/ një e pathënë mbeti…/ …Nga fillimi i jetës, njeriu gjersa fjeti.” E kësaj tipologjie lakonike por plot domethënie e me një konotacion që ngrihet mbi kundërtinë, është edhe vjersha “Moti nën lëkurën e njeriut”, të cilën do doja ta citoja po të plotë: Ngricën e shpiku mungesa/ natyra e ktheu në ajër të ftohtë…/ Njeriu/ gjithëherë nën lëkurë e fshehu/ motin e ngrohtë… Ose kur mërzia, si e mbledhur në grusht nga nata, në diellin e agimit le të rrijë strukur aty, mes grushtit, si dritë. Drita e shpirtit që digjet në një natë, një dritë ndofta e ëmbël, melankolike, ku buis meditimi. Si drita rembrandiane që vjen nga sipër. E kjo na shfaqet e ëndërrt për të gjetur të vërtetat e fshehura të ditës… (Mërzia ndriçuese). Shpesh ai ka qejf të luaj me dialektikën e jetës dhe mendjes, teksa ditët e ngjashme këputen një nga një, por të gjitha bashkë ndryshojnë stinët, sikurse ngjashmëritë gjenetike at-bir kthehen nesër në pangjashmëri, sepse jeta rrjedh pikërisht në këtë udhë dykahëshe: jemi shumë në një, dhe një në shumë; ose ti dhe unë jemi po ata duke qenë të ndryshëm (poezia Humbëm ngjashmëritë).

            Streha e tretë, ku prehet heroi poetik paksa i lodhur nga vrapi dhe helmi i jetës është gjithëpo ajo, e pandryshueshmja dhe e përhershmja strehë e poetëve: Dashuria. Por ky heroi poetik i Sandrit nuk shquan për shfrimet lirike a pikëlime yjesh, në hënat e vërdheme sipër shtratit, kredhur në një romantikë të ëmbël mes nektarit erotik. Them se është disi ndryshe: më e përkorë, më e vetëpërmbajtur, më e humanizuar, fshehur pas velit të meditimit dhe metaforës. Dashuria bëhet avull nën ngricë e brymë, ndërsa dimri kthehet në një shkues të saj, sikurse pema që fle nën akull dhe mbars gjethet në një stinë (Avull në brymë).

Por, të ngratit njeri, pranimi i humbjes së një dashurie a miqësie, ku romantika dhe lulet rozë të ribashkimeve nuk funksionojnë më, pasi krenaria qëndron mbi shkëlqimin, ja ku na shfaqet te bukuria përtej skajit të syrit dhe te betimi i prerë tutje llastimit. Prandaj dhe “ka derë që s’hapet kur e mbyll” (Motiv pushkinian). Dashuria shpesh është një kalambur pamundësish dhe keqkuptimesh, kur udha ndahet dysh dhe askush s’e di se si mund të rikthehesh te pika e fillimit. Asihere viset e dashura bëhen viset e humbura, ëndrra ndahet nga e vërteta, teksa “balada e mendimeve të humbura” nuk u këndua kurrë. Por të tjerë bardë nesër do t’i bien lahutave të po të njëjtës këngë, dashurisë si Canti Cantorum që kridhet në pakuptimësinë e mistikes dhe të panjohurës. Sepse dashuritë ikin e vijnë si valët e detit dhe rrahjet e zemrës…

Jam ngazëllyer në asi vargjesh, si ky i mëpasmi ku ka e gjen më shumë se një histori; ai peshon më shumë se ankthi, fsheh rrezikun, aventurën: “Aksidentin me ty e ndan një puthje”. Në dukje te kjo vjershë e shkurtër ngjan se vargjet janë thjesht për një grindje burrë-grua gjatë udhës me makinë, por gabohesh, rrethi sakaq është zgjeruar, metafora ka mbërritur paqësisht mbi qiej të tjerë semantikë dhe e gjitha konotohet veçse si aventura e “rrugës së jetës” mes të papriturave, guximit. E pra, veçse dashuria i mban bashkë dy vetë “në një puthje”.

Bukur! Ja dhe katër vargje të tjerë  kuptimplotë: Të dish se s’vlen aq pak sa dimë/ për botën, jetën që jetojmë/ Nuk vlen një seks për dashurinë/ as dhe një lot që kot pikon (vjersha, Postlexim Çabej). Dashuria dhe malli gjenden kudo, si ajri a si pjalmi, edhe në një imazh reje diku në qiell që tretet dhe thërret në kujtesë një siluetë, një femër, diku në tokën e mbetur pas. Ajo është e kudogjendshme, mes ujërash, shiut dhe tokës, në arrati onirike sa dhe  tymtaja eterike. Dashuria e fshehur pas mendjes dhe e strehuar në sy, thërret bri saj profetët, gjithë Pegasët e ngarendjes dhe flukseve poetike gjer te Sizifët e vuajtjes dhe mundimit mbërthyer mbi pjerrinën e fatit. Porse dashuria mitin e rrugës e mban lidhur tek të pathënat dhe vetmia, në ditët e pamjafta, si zinxhirët e Prometeut në shkëmbinjtë e Kaukazit, heshtan dhe stoik në kufijtë e së pamundurës.

Një strehë e katërt e heroit poetik të librit është raporti me të tjerët. Ndaj të atit, Lefter Çipës, këngëtarit të mirënjohur të Bregut e Shqipërisë, Sandri ka një mallëngjim të thukët. Ka përdëllim prej biri teksa i thotë se ai do të shkojë te Shën Pjetri “të bëhet fyell”, siluetë-ëndërr dhe për bijtë e tij një fe. E kush?! Ai, kapriçozi gjuhëbukur. Dhe ja ku vargu spërndritet e shkon më tutje se malli prej biri duke hedhur kresë aorën e shenjtëruar: Do të shkosh o i paikshëm/ Ta mbulosh trupin e paktë/ Me një melos të mbulohesh/ Kujë pak, e këngë e gjatë. Jeta nuk është e kalldremtë, por shpesh një theqafje, vërtim shirash e pellgjesh, shkulm rrufesh, por ja që njeriu, pikërisht kur duket se gjemia u mbyt e ylbere s’ka më, diku një “Arkë Noe” rishfaqet qiellnajës, ndofta si një kujtim dhe nevojë për t’u mbështetur, ashtu si kulpra mbi lis, te njeriu i shtrenjtë (Pellg i kujtimit nën shira qiejsh). Jeta gjithashtu nuk është lulnajë dhe rrafshinë vezullimesh, por ajo merr kuptim edhe kur “zënkat bëhen bukë”, sepse pikërisht përmes kundërthënieve gjendet pika e ribashkimit. Dhe kjo ka qenë dhe mbetet formula e përjetshme e  dashurisë për tjetrin, përherë në provë, përherë në dinamikë. Shpesh dashuritë për të afërmin janë të padukshme, sepse mburrja atyre u dhemb gjer në eshtra, andaj dhe mes marrëzish të shumta shija e saj si “kripa në det e tretur mes ujit rri”. Edhe kur nëna merr në telefon, nyje s’ka, sepse dashuria është e “ashtuthënë”, një kod i pandryshueshëm që ka hedhur rrënjë në palcë të marrëdhënies eterne: nënë-bir.

Autori ia blaton dashurinë e vet të pastër edhe qytetit të tij, Himarës së kohëve mitike, sikurse edhe dy këngëtarëve të saj: Lefter Çipës, poetit popullor të fjalës që u dha jetë manushaqeve të gurit e qiejve, dhe poetit të imazhit, Dimitër Anagnostit, atje në Jalë tek kalonte Odiseu, që Himarën në filmat e tij e bëri Atdhe. Dhe i kredhur në këtë dashuri-mallëngjim, përherë sa shkon e ikën atij visi: Në ecje më zunë ca tinguj kambanash,/ Një meshë e kaltër s’e di ç’rrymë jep,/ Në visin homerik të kohës sime,/ Ka përherë grimca për libër të shenjtë.

            Më në fund, në këtë hapësirë të ngushtë shkrimi, dy fjalë edhe për poezinë si të tillë. Çipa te libri i tij i strukturuar në 8 cikle, sjell shpesh në ndihmë paradokset, që e mprehin ndjenjën, dhembjen dhe vetëshprehen si qortim: “Në atdheun tim lartësia- / është vis paqëndrueshmërie” (Lartësitë). Ose: fqinjërojmë me vdekjen si me dashurinë. Ja më tutje edhe gjethet që “bien si një iso në det”. Ose troje figurash që të ngulen në tru si: Thumba të ujtë bien mbi tokë… Tirte gjuhë druri në shkopinjtë e gdhendur… Qelqërim i dhimbjes… Hije e mishtë në mendje… Falë kundërtisë që ai aplikon më së shpeshti jo në formë statike, por si ndërveprim e konvertim kuptimësish, mendimi poetik bëhet lojcak duke u kënaqur me dialektikën dhe filozofinë. Vajtoca pa shi janë sytë, kur njeriu i zëmrës ikën e s’kthehet më… Ngjyrën time të trishtimit, me hala të ujta e pikturon shiu… (vjersha, Në trishtim të ditës).

*Autori i shkrimit është kritik arti

1 Comment

1 Comment

  1. spiro

    14 Qershor, 2019 at 11:44 am

    Pa i ulur te tjeret ,sa do te bejne te bijte dhe niperit esencen qe nxjerr ne poezi Lefter cipa nuk e nxjerr askush .Eshte i paaritshem Grande cipa ,idhulli im.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Përgjimet duhet të vijojnë”/ Ngjela: S’bëhen zgjedhje që nga koha e Ramiz Alisë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjerë në lidhje me skandalin e përgjimeve të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ngjela shprehet se përgjimet duhet të vijojnë të botohen, ndërsa i cilësoi ato si një ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Më tej Ngjela shprehet se Shqiptarët nuk kanë kanë votuar të lirë që nga viti 1992.

Analiza e plotë:

Përgjimet dhe çështja e demokracisë dhe votës së lirë në Shqipëri.

Përgjimet duhet të vijojnë të botohen. Kjo është ndihmë që po i jepet shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga emri i gazetës që po i boton.

Pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: që nga rrëzimi i komunizmit, a ka pasur ndonjë rast kur shqiptarët kanë votuar të lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre?

Shqiptarët, deri tani, që nga viti 1991, kanë votuar të lirë vetëm një herë: në mars të vitit 1992. Turp për të gjithë çkanë ardhur pas vitit 1992: komunistët e Ramiz Alisë kanë bërë të vetmin votim të lirë në Shqipërinë e pas vitit 1991.

A do të vijojnë të botohen përgjimet?
Nëse do t’i qëndrojmë precedentëve ndërkombëtarë dhe sidomos precedentit të Maqedonisë, ato do të vijojnë. Dhe nuk ka rëndësi fare se cili është emri i gazetës që po i boton: e rëndësishme është vetëm e vërteta. Ku pyet opinioni publik për sekretin shtetëror, kur një gazetë nxjerr prapaskenat kundër të ardhmes së saj! Shqiptarët kanë nevojë historike për to.

E gjithë klasa politike do të dalë e implikuar, nëse vërtet ka pasur seriozitet në këto përgjime… ose nëse prokurorët nuk kanë zhdukur një palë dhe kanë lënë vetëm një tjetër si subjekt të përgjimit. Mjafton të mos ketë ndërhyrje për të mos i botuar apo shpallur të gjitha, atëherë shoqërisë shqiptare do t’i jepet një ndihmë e madhe.

ll.
Unë për vete nuk shoh ndonjë gjë të re. Këto, dhe më tepër se kaq, i kam denoncuar vetë që në vitin 2001, në vitin 2003 e në vijim.
Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe është ende fenomen në Shqipëri. Një fenomen malinj që ka helmuar shpirtërisht të gjithë shqiptarët. Vijimi i këtyre përgjimeve do të na ndihmojë të shkallmojmë fenomenin, prandaj thashë më lart që shqiptarëve nuk iu intereson fare as emri i gazetës që po i boton, dhe as mënyra sesi gazeta i ka vënë në dorë këto përgjime: e vetmja masë vlerësuese në këtë rast është e vërteta dhe jo sekreti shtetëror.

Edhe ngritja e SPAK-ut është domosdoshmëri për likuidimin tërësor të këtij fenomeni që për 25 vjet po terrorizon jetën shoqërore në Shqipëri. Dhe jam i bindur që ai do të ngrihet.

E gjithë kriza shqiptare aktuale është pasojë e manipulimit të zgjedhjeve. Sepse kjo është arsyeja që kurrë nuk e pamë botën tonë akademike as në Parlament e as në politikë.
Antiintelektizmi i viteve 1992 e deri sot, është rrjedhojë direkte e mungesës së votës së lirë.

lll.
A e dini se kush ka qenë armiku më i urryer i Enver Hoxhës dhe i Josif Stalinit?
Vota e lirë.
A e kuptoni se ku jemi?
Të gjithë shqiptarët me pak mend e dinë se zgjedhjet kanë qenë në Shqipëri një farsë, dhe të dominuara nga forca fizike me anë hordhish të inkriminuara; apo me heqjen arbitrare nga listat e zgjedhësve; ose me votime fiktive të emigrantëve që nuk kanë qenë në Shqipëri me vite të tëra, dhe që e kanë emrin në listat e votimit; por edhe me blerje votash në një hapësirë të madhe vendesh shumë të varfëra në Shqipëri.

Kjo është historia jonë e vërtetë dhe ky është vetë shkaku i varfërisë shqiptare dhe është edhe pasoja direkte e sundimit të mediokritetit në politikën shqiptare.

Kush kërkon të fshehë këtë rrjedhë të shëmtuar historike kundër prosperitetit shqiptar, është i mbështjellë kryekrejt nga ligësia korruptive dhe urrejtja kundrejt demokracisë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Paditja nga Rama/ Ish oficeri i Policisë tregon çfarë i tha gazetari i “Bild” kur i telefonoi

Publikuar

-

By

Ish oficeri i policisë, Dritan Zagani, i njohur për denoncimin publik bërë ndaj ish ministrit të Brendshëm të përfshirë në trafikun e drogës, aktualisht në arrati, pas burgosjes së vlerësuar prej tij ” si hakmarrje”, në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë”, ndër të tjera ka treguar çfarë i tha gazetari i “Bild” kur u informua për hedhjen në gjyq nga Edi Rama.

“Duke e ditur cfarë karakteri ka Kryeministri, që i lëshon muhabetet si lopa atë gjënë,  nuk më cudit edhe budallalliku që tha”- e nisi bisedën Zagani, duke vijuar:

” Uroj ta bëj denoncimin. Kam komunikuar me Peterin, mikun tim, dhe urojmë që ta bëj atë. Do Zoti sepse do ta kem një arsye pozitive. Do jetë një nga provat më të fuqishme që do kem unë me të në Strasburg. Herët apo vonë, kur të vijë momenti, kur ai të më japë mundësinë të shkoj atje. Sa të jetë ai në pushtet unë e kam të vështirë të shkoj në Strasburg. Nuk zhbllokon hetimet dhe gjykimin në Shqipëri. Ishalla do Zoti e bën atë!”,-ka thenë oficer Zagani.

Ndërkohë që Moderatori i emisionit e ka pyetur: “Çfarë të tha Peter kur e more të telefon?”,- Zagani është përgjigjur:

 “Uroj ta bëj atë gjë! Inshallah, sa më parë. Madje ta ndihmojmë me ndonjë avokat që të vijë ta bëjë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Ka ardhur koha”/ Bujar Nishani thirrje për lëvizje masive

Publikuar

-

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në “A show” ngjarjet e fundit politike në vend, duke u ndalur sidomos në përgjimet e”Bild”.

Nishani ka thënë se Shqipëria ka rrëshqitur në regjim anarkik, prandaj ka ardhur koha që qytetarët të lëvizin për një kthesë të madhe në Shqipëri.

“Përtej fatit që patëm të përjetojmë degradimin e shtetit shqiptar në këto vite, mendoj që ndoshta ka ardhur momenti që të angazhohemi masivisht për kthesën e madhe e ristartimin ndryshe. Në radhë të parë duhet të jetë kulturor, jo të artit por të angazhimit shoqëror.
Sot më shumë se kurrë njerëzit, të cilët janë më të përgjegjshëm dhe më të ndjeshëm, ka ardhur koha të marrin ca përgjegjësi më të mëdha për t’u bërë ‘frontliner’ të një shoqërie”, deklaroi Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Trending

Read previous post:
Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Close