Connect with Us

“Gati të shesë Kosovën”/ LSI akuza të forta Ramës

Aktualitet

“Gati të shesë Kosovën”/ LSI akuza të forta Ramës

Publikuar

-

Levizja socialiste per integrim selia

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, shkruan se kyeministri Edi Rama është i gatshëm të shesë kufijtë e Kosovës por nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me të.

Vasili hedh akuza të forta kundër Ramës duke thënë se ai bën vetëm show mediatik por konkretisht nuk bën asgjë për të bashkëpunuar me Kosovën.

“Edi Rama u shfaq i palodhur, i qartë dhe i vendosur vetëm kur duhej shitur Kosova e kufijtë e saj dhe vetëm për të realizuar këtë ishte i gatshëm të bënte gjithçka.

Ndërsa për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik, Edi Rama është shurdh, i lodhur dhe indiferent, bile ca më keq është pengues, refuzues dhe frenues kur është fjala për lehtësimin e tregetisë me Kosovën dhe për pasojë, duke e shndërruar Shqipërinë pas Serbisë, për turpin e tij, në partnerin më negativ tregetar të Kosovës,” shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Edi Rama i gatshem te shese kufijte e Kosoves, por jo te bashkepunoje me të!!

Edi Rama per me shume se 5 vite me radhe ka shitur neper ekrane edhe me deklarata kilometrike mbledhjet e perbashketa te 2 qeverive Shqiperi Kosove.

U kam thene shpesh miqve te mi ne Kosove qe te merrnin distance nga keto hipokrizira te neverishme te Edi Rames.

Eshte e njohur boterisht paaftesia proverbiale e Edi Rames, por eshte sigurisht ka qene me pak e njohur ligesia e tij edhe per shkak te tonelatave te hipokrizise dhe demagogjise zhurmemadhe tashme te njohur.

Per Edi Ramen keto mbledhje kane qene vetem mbushja mediatike e nje dite,ca shakehand-e dhe buzeqeshje te fiksuara nga nje ushtri fotografesh, dhe te nesermen e mbledhjeve hiçgjeja tipike alla Ramë.

Edi Rama u shfaq I palodhur,i qarte dhe i vendosur vetem kur duhej shitur Kosova e kufijte e saj dhe vetem per te realizuar kete ishte i gatshem te bente gjithçka.

Ndersa per te lehtesuar bashkepunimin ekonomik Edi Rama eshte shurdh,i lodhur dhe indiferent, bile ca me keq eshte pengues,refuzues dhe frenues kur eshte fjala per lehtesimin e tregetise me Kosoven dhe per pasoje, duke e shnderruar Shqiperine pas Serbise per turpin e tij ne partnerin me negativ tregetar te Kosoves.

Kerkesat e Kosoves jane shume te qarta. Ato nuk nuk marrin zgjidhje prej vitesh.Ndaj edhe me shume te drejte Qeveria e Kosoves ka vendosur edhe nje limit kohe korrikun e 2019 per permbushjen e tyre dhe me tej do te detyrohet te vendose gjithashtu me shume te drejte taksa drastike,por kjo do te ishte nje dite turpi shume te madh per Shqiperine dhe e gjitha kjo per shkak te qeverisjes se Edi Rames

Ja gjashte kerkesat dhe do te kuptoni se sa negativisht punon Edi Rama kunder Kosoves ne planin ekonomik asht sic punoi edhe kunder kufijve te saj.

Së pari: Kërkohet që të hiqet barriera për importet me akcizë për birrën e Kosovës. Birra e Kosovës duhet të paguajë akcizë të njëjtë edhe mbi sasinë 200 hektolitër. Sipas legjislacionit doganor shqiptar, përllogaritja e detyrimit të akcizës në rastin e prodhuesit nën 200,000 hektolitër në vit është 15,12 lekë për litër. Në rastin e prodhuesit mbi 200,000 hektolitër në vit, akciza e birrës është 29,82 lekë për litër.

Së dyti: Qeveria e Shqipërisë duhet të heqë barrierat tregtare të përkohshme ndaj patateve dhe qepëve që vijnë në tregjet e kësaj nga Kosova. Që në vitin 2012, qeveria e zorit Berisha miratoi masa mbrojtëse shtesë, duke rritur tarifat doganore për pataten dhe qepën nga Kosova në kulmin e sezonit të prodhimit vendas. Masat u aplikuan pasi patatet dhe qepët nga Kosova hynin me kosto më të lira dhe konkurronin prodhimet shqiptare.

Së treti: Shqipëria duhet të heqë masat penguese për sasinë e miellit që futet nga Kosova, si për kufizimet në sasi, si për njohjen e certifikatave që e shoqërojnë.

Së katërti: Qeveria e Kosovës ka kërkuar njehsimin e certifikatave fitosanitare për produktet e prodhuara në Kosovë që tentojnë të eksportohen në Shqipëri. Sipas një studimi të qendrës shqiptare të eksporteve, një biznesi nga Kosova i kushton një certifikatë fitosanitare në Shqipëri 15 euro, por për eksportin e disa artikujve ushqimorë njëherësh kostoja rritet shumë. Bizneset e Kosovës kërkojnë që certifikata fitosanitare e Kosovës të njihet edhe në Shqipëri.

Së pesti: Qeveria e Kosovës ka kërkuar heqjen e tarifës së skanimit për bizneset e Kosovës. Burimet nga Oda e Tregtisë së Kosovës thanë se, kjo tarifë e miratuar nga Parlamenti shqiptar duhet t’i shtrijë efektet vetëm brenda territorit shqiptar dhe nuk duhet të penalizojë mallrat tranzit që janë për në Kosovë. Shpesh, një kamion që ka pesë artikuj të ndryshëm duhet të paguajë mbi 100 euro tarifa skanimi. Kjo tarifë bashkë me pagesat e tjera në Rrugën Kombit e kalon vlerën emalit.

Së gjashti: Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Shqipërisë të lehtësojë tarifën e pagesës në Rrugën e Kombit për kamionët nga Kosova me 22.5 euro. Berat Rukiqi nga Oda e Ekonomisë së Kosovës, pohoi se, këto tarifa e kanë pozicionuar Shqipërinë si vendin me vështirësitë më të larta pas Serbisë për të eksportuar./CNA.al

Aktualitet

Shpërthen presidenti Meta/ Rilindja destabilizuese, organizatë antikombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “Tempora” të mbëmjes së sotme ka deklaruar se jemi në situatën e nje “grushti te butë shteti” dhe se Rilindja nuk është vetëm organizatë shqiptare, por edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, jo në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë. Por  as të stabilitetit në rajonin tonë.

” Për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja, pasi unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë”, ka thenë presidenti Ilir Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi-14 vjeçe nuse!/ Fenomeni i martesave të minoreneve vazhdon

Publikuar

-

Nga

Historia e veçantë në Fiks Fare mbrëmjen e së martës tregoi edhe një herë se ende ka familje që i martojnë vajzat e tyre në moshë minorene, pa kuptuar se çfarë problematikash sociale mund të sjell më vonë një martesë e tillë.

 Eglantina ishte vetëm 14 vjeçe kur u martua nga babai i saj pasi nuk donte t’ia prishte qefin. Sot ajo është 17 vjeçe dhe e ve me një vajzë 7 muajshe. Bashkëshorti i saj u vetëvra para disa javësh në fshatin Plan Bardhë në Klos.

Eglantina tregon për Fiks Fare se si ishte jeta e saj pasi u martua 14 vjeçe. Me bashkëshortin 13 vjet më të madh kishin pasur vetëm mosmarrëveshje, pasi ai shpesh pinte dhe më pas e dhunonte. Pas një dite që babai i saj i kishte dhënë bekimin e martesës ishte mbytur aksidentalisht në lumë dhe në shtëpinë e saj të vajzërisë tashmë kishin mbetur vetëm nëna dhe 2 motrat.

Jeta e saj kishte ndryshuar totalisht dhe ishte vazhdimisht në dhunë fizike dhe psikologjike. Madje pjesë e tyre ishte bërë një herë edhe nëna e saj, ku te tre në makinë bashkë me vajzën e vogël, bashkëshorti i kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do e vriste. Pas kësaj ngjarje nëna e kishte larguar dhëndrin nga shtëpia, duke mos e lënë më të bijën të vuante nga dhuna që ushtronte i shoqi. Aty fillojnë edhe problemet më të mëdha sociale, ku si pasojë pati një të vdekur.

Eglantina tregon tmerrin që ka përjetuar ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj. Edhe pse para pak ditësh si pasojë e dhunës dhe kërcënimeve pa fund ishte pajisur me urdhër mbrojtje , kjo nuk e ka penguar 30 vjeçarin të shkonte me armë në dorë në shtëpinë e saj.

“Unë isha në shtëpi, me motrat e mia. Mami nuk ishte në shtëpi. Dy motrat ikën te bagëtia. Unë kisha gocën e vogël në krahë, 7 muajshe.

Burri i fut brenda me një automatik, e mbante në dorë, e mbylli derën me çelës dhe më tha se do të vrasë ty dhe veten. Nga të bërtiturat e mia erdhën edhe motrat e të treja po bërtisnim” tregon Eglantina.

Për 20 minuta ajo ka mbetur e vetme me bashkëshortin e saj në një dhomë pasi motrat e saj ai i mbylli në një dhomë tjetër. Nga të bërtiturat e vajzave komshinjtë dhe familjarët e tjerë kishin njoftuar policinë, por ai i kishte kërcënuar edhe ata.

Në gjendje të rënduar psikologjike 30 vjeçari më pas ishte larguar, ku dhe u gjet më vonë nga policia i pa jetë me një plumb në kokë./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur është gati SPAK për të nisur “kryqëzatën”?/ Përgjigjet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP

Publikuar

-

Nga

kreu i KLP

Shqipëria ka patur gjatë 28 viteve tranzicion 24 ministra Drejtësie, por nuk ka patur Drejtësi. Tre vjet pas ndryshimeve të thella kushtetuese që i hapën rrugën reformës në drejtësi- publiku pret ende të shohë ngritjen e institucioneve të reja dhe mbi të gjitha pret të shohë “dhëmbët” e drejtësisë së re.

Një nga emrat e rinj që është bërë pjesë fjalorit të gjuhës shqipe është SPAK- e thënë thjesht: Prokoruria e Posaçme.

Objekt i punës së këtij institucioni janë veprat penale të korrupisonit dhe krimit të organizuar. SPAK  nuk pritet t’i nxjerrë fundin “krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta”, por pritet të jetë fillimi i fundit të një epoke që për emërues të përbashkët ka patur fjalën: PANDëSHKUESHMëRI.

Prej vitesh në raportet vjetore të Komisionit Europian është kërkuar hetimi, gjykimi, dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. E njëjta fjali u vendos kusht në listën e detyrave të Këshillit Europian që Shqipëria të hapë negociatat.

Pyetja sot është: kur do të nisë punën SPAK dhe a ka dhëmbë për  të bluar një lloj “mishi” me të cilin nuk është mësuar të merret drejtësia shqiptare.

Drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar – thotë një maksimë e njohur për të gjithë juristët.

Interesi, kurioziteti dhe pritshmëritë për SPAK – janë në rritje veçanërisht po të kihet parasysh se kë mund të hetojë institucioni i ri:

Presidentin e Republikës,

Kryetarin e Kuvendit.

Kryeministrin.

Ministrat, zv/ministrat.

Deputetët.

Kryetarët e bashkive.

Me një fjalë: piramidën e pushtetit.

Po a është gati SPAK për të nisur kryqëzatën?

Kësaj pyetjeje i ka dhenë përgjigje Gent Ibrahimi, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë(KLP), institucion që “veton” kandidatët për SPAK dhe që liston edhe kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës.

I ftuar në emisionin “Përballje”, Ibrahimi ka thenë

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju,” ka shpjeguar Gent Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE