A do të ngrenë përgjimet qytetarët në protestë?/ DW zbulon detajet – CNA
Connect with us

Aktualitet

A do të ngrenë përgjimet qytetarët në protestë?/ DW zbulon detajet

Publikuar

-

Opozita dhe mbështetësit e saj synojnë që kjo protestë të realizojë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij të akuzuar prej saj, se ka fituar mandatin e dytë qeverisës përmes shit-blerjes së votave dhe  lidhjeve me krimin. Në një konferencë për shtyp, të premten në mbrëmje, (7.06 ) Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, (PD) dhe lider i opozitës, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme, për të bërë të mundur atë që ai e quajti, “çrrënjosje të  modelit  kriminal që ka instaluar Rama, pastrim të sistemit politik, largim njëherë e mirë të drejtimit kriminal të qeverisjes në Shqipëri”.

Në të gjitha protestat e deritanishme kombëtare anti-qeveritare të opozitës, Basha ka deklaruar, se secila prej tyre do të sillte rrëzimin e kryeministrit Rama. Por kjo nuk ka ndodhur. Në protestat e deritanishme kombëtare shumica dërrmuese e protestuesve kanë qenë mijëra mbështetës dhe militantë të PD nga gjithë vendi. Qytetarët pa përkatësi partiake kanë qenë më të pakët. Por protesta e sotme zhvillohet në një sfond tjetër: në atë të publikimit nga tabloidi gjerman “Bild” i përgjimeve të bisedave telefonike mes drejtuesve të grupit kriminal të Shijakut, të njohur si “Grupi Abdylaj” dhe zyrtarëve publikë në Durrës, mes tyre edhe  kryetari socialist i bashkisë, Vangjush Dako. Në bisedat e tyre flitet për shit-blerje votash në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste, (PS) para zgjedhjeve parlamentare 2017, që i  dhanë PS dhe Ramës mandatin e dytë qeverisës.

Përgjimet – ende ka prokurorë që i shërbejnë politikës?

Përmbajtja e bisedave të përgjuara telefonike, të publikuara nga Bild, i përkasin dosjes hetimore 339, të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë, e hapur në dhjetor 2016. Donika Prela, kryetarja e kësaj Prokurorie, tha në një konferencë për shtyp të premten, (07.05) se po vijon hetimi për lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikanëve socialistë dhe jo vetëm. ”Numri i personave që po hetohen për këtë ҫështje arrin në 74 vetë. Ata po hetohen për bashkëpunim në prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh dhe ndikim të paligjshëm në zgjedhje,” theksoi Kryetarja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Dosja përkatëse mbeti gjatë në sirtar. Hetimet ndaj personave që dolën në bisedat e përgjuara nuk u hapën, edhe pse Kryeprokuror i Shqipërisë, deri në fund të vitit 2017 ishte Adriatik Llalla, që erdhi në krye të organit të akuzës, kur në pushtet ishte PD dhe që tani po hetohet për pastrim parash në përmasa të mëdha dhe abuzim me detyrën.

Edi Rama (Getty Images/AFP/D. Dilkoff)

Rama: Një segment i caktuar në Prokurori ka lidhje me politikën

LEXO EDHE:  Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimet/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

Publikimi i përmbajtjes së bisedave të përgjuara në stinën e protestave të opozitës është konsideruar si shantazh politik nga kryeministri, Edi Rama. “Një segment i caktuar në Prokurori ka lidhje me politikën dhe ky është shpërdorim i detyrës përmes nxjerrjes së sekretit hetimor. Bisedat e përgjuara janë indicie dhe jo prova” reagoi kryeministri Rama, ditët e fundit, në një kanal televiziv kombëtar. Ai tha se “përballë drejtësisë secili duhet të provojë fajësinë ose pafajsësinë e vet dhe Vangush Dako është i hetueshëm dhe i gatshëm të hetohet. Shqiptarët e kanë shumë të qartë, se këtu ka një dimension që duhet zbardhur nga prokuroria”.

Përmbajtja e bisedave u publikua dhe qytetarët janë tanimë të informuar. Skandali i përgjimeve solli kështu një dobi publike. Nëse ai do të ndikojë që protesta e sotme në Tiranë të jetë testi i pjesëmarrjes masive të qytetarëve për ndarjen e politikës nga krimi dhe drejtësi të pavarur mbetet të shihet./DW

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimet/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimet/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimet/ Qytetarët e nxjerrin zbuluar

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending