Connect with Us

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Aktualitet

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve të panevojshme nga Serbia, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi qëndrimin se pa heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe nuk mund të këtë rifillim bisedimesh.

Sikurse raporton “Zeri i Amerikës”: Gjatë një debati në forumin mbi Sigurinë Globale në Bratislavë të Sllovakisë, të dy presidentët shprehën gatishmërinë për të rifilluar bisedimet, por çështja e tarifave dhe marrëveshjet e pazbatuara nga viti 2013 çuan në përplasje në mes tyre.

Presidenti Thaçi tha se nuk mund të ketë bisedime duke vendosur kushte, siç është duke bërë Serbia.

“Tarifat kanë qenë rezultat i sjelljes agresive të Serbisë posaçërisht pengesat në anëtarësimin në Interpol dhe UNESCO. Por, shpresoj që në javët që po vijnë do të krijojmë një mjedis pozitiv për të tejkaluar këto pengesa që i kemi përball për të vazhduar dialogun dhe se samiti i Parisit do të mund të jetë një mundësi reale për të vazhduar bisedimet me hapa konkretë drejt finalizimit në të ardhmen e afërt, në muajt e ardhshëm. Objektivi është më i madh se sa pengesat me të cilat po përballemi”, -tha presidenti Thaçi.

Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se i takon Serbisë që të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO dhe sipas tij, nuk ka qenë sjellje agresive.

“Ata vendosën tarifa kundër Serbisë, 100 për qind dhe ende më kujtohet që Hashim Thaçi ka qenë kundër kësaj në natën e parë, të dytë dhe në vazhdim, duke më thënë që do t’i largojmë tarifat shumë shpejt dhe tash u bënë shtatë muaj dhe ne kemi humbur 300 milionë euro, kemi humbur tregun dhe kjo është kundër marrëveshjes së CEFTA-s, të cilën Kosova e ka nënshkruar së bashku me Beogradin dhe me të tjerët në Ballkanin Perëndimor në vitin 2006”, -tha ai.

“Sa i përket tarifave edhe njëherë, e di që zoti Vuçiç nuk i bëhet vonë, e di që i ka humbur disa milionë euro por politikisht ai është i lumtur ashtu siç e ka theksuar. Shpresoj që do të kemi përafrime në ditët dhe javët e ardhshme dhe se bisedimet do të rifillojnë, ndryshe vënia e kushteve është vetëm justifikim për të mos vazhduar bisedimet”,- tha presidenti Thaçi.

“E vetmja çështje që nuk pajtohemi me ta lidhet me statusin e Kosovës, pikë, kjo ka qenë sjellja agresive e Serbisë dhe jam shumë i kënaqur që e dëgjova si konfirmim sot nga Hashim Thaçi”, – tha presidenti serb.

Të dy presidentët vazhduan mospajtimet edhe lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në prill të vitit 2013.

Kosova e Serbia po përballen me trysni ndërkombëtare për të rifilluar procesin e bisedimeve, proces ky që mbetet i bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, pas vendosjes së tarifave nga ana e qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Gjermania dhe Franca, janë vënë në përpjekje për të zhbllokuar situatën aktuale dhe për një korrik është paralajmëruar një takim në Paris në kuadër të këtyre përpjekjeve. Por, ende është e paqartë çështja e këtij takimi të cilin të dyja palët e kanë vlerësuar të rëndësishëm. Madje presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në disa raste ka theksuar se ai edhe mund të mos ndodhë fare.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE