Connect with Us

“O Zot majmuni i vinte duart në kokë”/ Rama fushatë me dhelpra, luanë dhe pula

Aktualitet

“O Zot majmuni i vinte duart në kokë”/ Rama fushatë me dhelpra, luanë dhe pula

Publikuar

-

kryeministri rama

Kryeministri Edi Rama, në mungesë të një programi elektoral ka zgjedhur që të bëjë fushatë me majmunë, dhelpra, luanë apo edhe pula.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot, së bashku me kandidatin për Tiranën, Erion Veliaj me banorë të Njësisë Administrative Nr.10 në Tiranë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 30 qeshorit, Rama ka treguar për vizitën e tij disa vite më parë në Kopështin Zoologjik.

“Luani ishte në një kafaz me pllaka metalike. Ajo dhelpra ishte o Zot, majmuni i vinte duart në kokë. Me epikja ishte një kafaz gjigant, edhe pyeta çfarë ka këtu e me thanë një pulë, o Zot. Te luani kishte barishte dhe patate. E pyeta çfarë është kjo, drejtoresha tha ushqim. Po ha luani këtë ushqim? Tha po barishte dhe patate, te dielen i japim dhe karrota. Luan vegjetarian, mishin ia hoqen”-tha ndër të tjera Rama./CNA.al

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

LEXO EDHE:  Skandal/ Lali Eri i heq kafshatën e gojës fëmijëve

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

LEXO EDHE:  Skandal/ Lali Eri i heq kafshatën e gojës fëmijëve

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE