“Më dënuan 4 vite e gjysëm”/ Zagani: Nuk jam i CIA-s dhe i FBI-së – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Më dënuan 4 vite e gjysëm”/ Zagani: Nuk jam i CIA-s dhe i FBI-së

Publikuar

-

Përgjimet e dosjes 399 që u publikuan së fundmi nga gazeta gjermane Bild, kanë shkaktuar reagime të mëdha jo vetëm në skenën politike, por edhe të drejtësisë.

Mënjeherë pas daljes në dritë të këtyre përgjimeve nuk munguan aludimet se kush i kishte nxjerrë nga dosja e Prokurorisë.

Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani edhe pse nuk është në Shqipëri, ishte një ndër emrat që u lakua se i kishte përgjimet Bild-it, pasi i kishte marrë nga prokurori që ka nisur hetimet për dosjen 339.

CNA.al ka biseduar me Dritan Zaganit, i cili ka sqaruar pozicionin e tij në këtë çështje si dhe ka folur për lidhjen që ai me gazetarin gjerman Peter Tiede.

Ai ka hedhur poshtë zërat që e përfshijnë atë në këtë çështje, duke thënë se për këtë dosje ka dëgjuar vetëm nga mediat.

Ndër të tjera, Zagani ka hequr edhe paralelizma me procedurat e  ndjekura nga drejtësia për rastin e tij.

“Ju shihni procesin e dosjes së kalimit dorë më dorë. Cili është motvi që kaloi dorë më dorë. Rilindja e ka metodë pune procedurën.  Zgjatjen e produrave për t’i harruar dhe bllokuar gjërat.

Unë e kam eksperiencën time personale. Vetëm në Shkallën e Parë si gjykim më kanë zgjatur pesë vjet për  shpërdorim detyre banal, dhe në fund fare jam dënuar katër vjet e gjysmë, për shpërdorim detyre  që edhe sikur të jetë shpërdoruar detyra, shtetit nuk i është sjellë asnjë lloj dëmi, siç thonë ata që unë kam marrë lekë për t’u dhënë informacione italianëve.  Përkundrazi shteti shqiptar ka përfituar, janë arrestuar trafikantët e drogës, ndërsa unë jam i dënuar, e shikoni çfarë bëjnë këta me procedurën”, është shprehur Zagani.

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

Ish-oficeri i policisë i cili denoncoi publikisht ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë se po lufton për të drejtën e tij, ndaj i ka shpallur luftë mafias.

“Unë nuk punoj as me CIA-n, as me FBI-në  dhe as me Gjermaninë. Unë punoj për të drejtën time në radhë të parë, për luftën ndaj mafias që ka pushtuar vendin tim në radhë të dytë dhe mundësisht për t’i zbardhur sa më shumë me dokumenta dhe fakte, gjërat që kanë ndodhur deri më tani”, ka thënë Zagani për CNA.al.

“S’keni parë gjë akoma”/ Paralajmërimi i fortë i Dritan Zaganit

Përgjimet e “dosjes 339″/ Zagani tregon si përfunduan në Bild

Hajdarmataj i dha përgjimet Bild-it?/ Zbardhet e vërteta

Aktualitet

“Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Publikuar

-

By

“Mungesa e Gjykatës Kushtetuese vjen si pasojë e mos kryerjes së detyrës së presidentit Ilir Meta, në kohën kur duhet të shpallte vakancën, në vitin 2016”.

Kështu është shprehur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Tempora”, duke iu kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili ankohet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Meta, reformën në drejtësi e ka quajtur ramaforma në drejtësi.

Por, sipas Gjonajt, nëse Presidenti do të ishte i shqetësuar për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte hedhur shortin e KED, si në 2017, ashtu edhe në 2018.

LEXO EDHE:  Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s'mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

“Nëse Presidenti do ishte i shqetësuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do duhej të kishte shpallur vakancën e parë kur është njoftuar që në 2016, për dorëheqjen e një anëtari të saj. Por në fakt e ka shpallur dy vite më vonë gati në shkurt të vitit 2018. Të gjitha këto vonesa nuk janë për shkak të qeverisë. Qeveria i ka bërë të gjitha detyrat e saj dhe Ministria e Drejtësisë ka ushtruar të gjithë funksionin kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Publikuar

-

By

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nuk shkëputet dot nga linja e gënjeshtrave të Qeverisë.

Madje ajo guxon të gënjejë, hapur teksa deklaron se reforma në drejtësi sot nuk pengohet nga politika.

“Nëse më përpara edhe pas miratimit, kishte rrezikshmëri që të pengohej nga politika, sot nuk ka asnjë pengesë nga politika. Sot merr kohën e saj që do ti duhet çdo sistemi që ndryshon nga fillimi, me një arkitekturë dhe institucione të reja të marri periudhën e saj tranzitore që i duhet për të ringritur sistemin e ri”, ka thënë Gjonaj në emisionin”Tempora”.

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

Faktet se politika i ka duart në drejtësi janë të shumta, duke nisur që nga emërimi i prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku, tek skandali që vitin e kaluar përfshiu Krimet e Rënda apo së fundi tek përzgjedhja e disa prokurorëve skandaloz për në SPAK./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kërcënoi Arben Malajn”/ Taulant Balla pranon fajin

Publikuar

-

By

Partia Sociale që mbrëmë ka njoftuar se do të kërkonte shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Bankës së Shqipërisë.

Sot, gjatë ditës, Malaj reagoi, duke thënë se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese nga kolegët e tij dhe drejtori gishtin ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ky i fundit i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dërvishi ka mohuar të ketë kërcënuar Malajn.

“Nuk do doja të bëja asnjë koment. Do të jenë kolegët e Grupit Parlamentar që kanë kerkuar marrjen e kësaj mase disiplonore që do të flasin. Në asnjë Bankë Kombëtare në botë, asnjë anëtar që paguhet nga buxheti i shtetit, nuk bëhet pjesë e aktiviteteve publike”, është shprehur Balla.

LEXO EDHE:  Foto-Qukës Qafë Plloçë, rruga që s'mbaron/ Dështimi i radhës së Rilindjes

Më tej ai ka pranuar se ka faj, por e ka lidhur me propozimin që ai ka bërë për emërimin e zotit Malaj në bordin e BSH-së.

“Unë di vetëm që kam fajin dhe përgjegjësinë që kam propozuar zotin Malaj që të bëhet anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë. Me ne, nëse shkel ligjin shkarkohesh, është një shkelje flagrante e ligjit nga Malaj. Une mbaj pergjegjësi që kam ngulmuar të ishte edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj”, është shprehur Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending