Connect with Us

Denoncimi/ Pa një krah, por i heqin KEMP-in: Shko puno si roje! (Video)

Aktualitet

Denoncimi/ Pa një krah, por i heqin KEMP-in: Shko puno si roje! (Video)

Publikuar

-

Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Bogdan i Sipërm, rreth 20 km larg qytetit të Beratit për problemin e shtetasit Hasan Toska, i cili nuk merr kempin, edhe pse nuk e ka njërin krah. Deri në vitin 2018 ai trajtohej me kemp, por në muajin nëntor i është hequr, pasi nuk përmbush kriteret ligjore.

Hasani tregon, se ka dy fëmijë dhe jeton vetëm me pensionin e nënës së tij. Në Shërbimin Social të Beratit thonë, se Hasani mund të punojë roje, në fabrikat e Beratit.

Nga ana tjetër Gëzim Demiraj, kryetar i shoqatës së ruajtjes së sigurisë fizike shpjegon, se një nga kriteret, për të punuar roje objekti, është raporti mjeko-ligjor, që vërteton, se ai është i aftë mendërisht dhe fizikisht dhe më pas vjen trajnimi. Ky i fundit përfshin arritjen e disa normave fizike. Por sipas Gëzim Demirajt, Hasani nuk i përmbush këto standarde.

Hasan Toska:Në moshën 9 vjeçare kam humbur krahun dhe në vitin 2012 më lidhën  me një kemp dhe kam qenë deri në vitin 2018 dhe deri tani i kam mbyllur letrat dhe tani nuk më japin kemp pasi më thonë se jam pa grup, por unë nuk e kuptoj se çdo të thotë që je pa grup. Unë nuk kam ku të punoj, pasi nuk punoj dot. Tani të ardhura kam vetëm nga pensioni i mamasë. Jam unë dhe kam dy fëmijë, por sa vite do jetojë nëna? Jam dy orë larg nga qyteti i Beratit dhe të shkoj  në një vend kur ke hall nuk shkoj dot në kam mundësi ekonomike të shkoj në asnjë vend, pasi duhet 30 mijë lek të vjetra për të marrësh një makinë.

Punonjësja sociale: Po! Keni dalë nga Kempi Epror, pa grup.

Gazetarja: Që do të thotë?

Punonjësja sociale: S’merr pagesë paaftësie.

Gazetarja: Jashtë kritereve ligjore, çfarë do të thotë?

Punonjësja sociale: Që nuk është në kriteret ligjore, që ka vendosur ministria për të përfituar pagesën e paaftësisë.

Gazetarja: Zotëria, është i aftë për punë tani?

Punonjësja sociale: Përderisa e kanë shkruajtur ashtu, po!

Më pas gazetarja së bashku me Hasanin ju drejtua zyrës së punës së qytetit të Beratit për të pyetur se çfarë pune mund të bëjë ai në kushtet që është.

Denoncuesi: Kam ardhur për punë.

Punonjësja: Ta kanë hequr kempin? Tani…u shërove ti, se s’po gjeja fjalën e duhur, që të thosha, që të gjeja domethënë. Të kanë nxjerrë për punë të lehtë tani? Mund të bësh punë të lehtë, apo ta hoqën kempin fare?

Denoncuesi: Ma hoqën fare kempin.

Punonjësja: Por mund të bësh punë të lehtë, ta kanë dhënë atë rekomandimin. Ku banon ti?

Denoncuesi: Në Bogdan të Sipërm.

Punonjësja: Ëhë! Ku është Bogdani i Sipërm, i thuaj atyre! Te sytë tuaj, i thuaj! Unë të kuptoj shumë mirë, por atje ku je ti dhe ku jemi ne këtu, je larg cdo gjëje. Sa orë do ti, të vish në Berat?

Denoncuesi: Dy orë, dy orë e gjysmë.

Punonjësja: Kur do nisesh ti nga shtëpia, për të shkuar në punë këtu tek ne? Rojen mund ta bësh ti. Ca moshe je?

Denoncuesi: 1981-shi.

Punonjësja: Ohuu më mirë, s’ka ku të vejë, 38 vjeç. Rojen a ca mendon ti, se mund të bësh, vetëm kjo është zgjidhja për ty.

(I flet një punonjësi tjetër) Vetëm roje mund të bëjë në kushtet, që është.

Punonjësja: Po tek fabrika e lëkurës, që keni aty në Vodicë? Të vesh njëherë atje, mos të ndihmon ai, ndonjë roje ndonjë gjë. Në rast se ti, merr një përgjigje negative nga ata, pas përpjekjes që ke bërë vetë, hajde këtu me kartën e identitetit dhe të të regjistroj, të shikojmë çfarë mundësi mund të të krijojmë.

Pas sugjerimit që u bë tek zyra e punës së Beratit se Hasani mund të punonte si rojë, gazetarja e emisionit “Stop” pyeti Kryetarin e Shoqatës së Sigurisë Fizike nëse ai i përmbush kushtet dhe cilat janë dhe nëse  i përmbush

Gëzim Demiraj: Bazuar në ligjin 75 për shërbimin e ruajtjes së sigurisë fizike një nga kriteret pqër tu punësuar në këto shoqëri është një raport mjeko ligjor i cili vërteton së është i aftë për punë dhe specifikon të gjitha aftësitë, fizike, mendore dhe të ketë një përgatitje dhe njën kurs 10 ditori që zhvillohet në qendrat e trajnimit. Është një nga kushtet më specifike dhe në këtë kuadër nuk mundet që një punonjës  i cili ka dëmtime dhe nuk kryen dot detyra e punonjësit të shërbimit të sigurisë fizike. Për tu trajnuar është trajnimi teorik dhe fizik, në këtë të fundit punonjësi i shërbimit duhet të jetë i aftë të kapi të gjitha parametrat e stërvitjes, prangosjes dhe përdorimit të armës dhe parametra të tjerë teknikë, në mënyrë që të punësohet pranë këtyre. Ai është e pamundur që të punësohet pranë këtyre shoqërive me detyrën e punonjësit të shërbimit sepse është në shkelje të hapur të ligjit./tvklan.al/

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: