Connect with Us

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”/ Reagon Meta

Aktualitet

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”/ Reagon Meta

Publikuar

-

presidenti i shqiperise , ilir meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar lidhur mbi urdhërin e Prokurorisë ndaj mediave, për mospublikim të përgjimeve.

Kreu i Shtetit shkruan se referimi ligjor i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, intimidon në mënyrë indirekte median e lirë pas publikimit të materialeve.

Reagimi i plotë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.

Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se:

Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se : 1.Liria e shprehjes është e garantuar. 2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet. Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar. Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur. Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve. Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm. Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale. Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë./CNA.al

Aktualitet

Qytetari mesazh Berishës/ “Pse nuk del nëpër Shqipëri të marrësh vesh bëmat”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili i bën thirrje që të dalë nëpër Shqipëri dhe të shohë bëmat e kësaj qeverie.

Sipas qytetarit, persona me pushtet të Partisë Socialiste kanë uzurpuar bregdetin.

Postimi i plotë i Berishës:

Kanabistet rrembejne toke e det ne Spille!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. ev

Zoti Sali Berisha pse nuk dilni neper Shqiperi te merrni vesh bemat e socialisteve, grabitjen e detit. Qe eshte uzurpuar deti ne valet e detit Grabitjen e kodrave ne Fshatin Spille, greth i mesem greth imadh e deri ne Vile Bashtove. Jane shitur me leke nga komuna dhe Bashkia Kavaje e Rrogozhine. Jane marre nga persona me pushtet te partise Socialiste.

Pse mos te na sherndaheshin neve bsnoreve te Spillese dhe bte fshaterave te tjera Pse ta vjedhin oligarket tokat sikure me qene Shqiperia te gjithe e vetja .Dhe krye grabitesi qe shpyllezon kodrat eshte Banush Biba nga fshati zeshtik i Kavajes Erozioni do te permbyti tokat tona te mjella se bllokohen perrenjte .Ju Lutem zoti Berisha publikojeni. Keto grabitje janë materiali i vertete nuk eshte bsbale. Munde ta vertetoni se kodrat nuk levizin nga vendi ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lojtari më i pafat në botë/ Ja çfarë i ka ndodhur brenda 12 minutave (video)

Publikuar

-

Marian Sarr, mbrojtësi i klubit gjerman të Carl Zeiss Jena (Bundesliga 3) përjetoi një ndër ndeshjet më të hidhura të karrierës së tij. Futbollisti 24-vjeçar i dha praktikisht fitoren ekipit kundërshtar duke realizuar dy autogola në 12 minuta.

Dy autogolat përmbysën rezultatin duke i dhënë avantazhin 2 – 1 vizitorëve të Ingolstatd (ish-ekipi i Mërgim Mavraj), të cilët në fund ia dolën të mbanin rezultatin e paprekur duke u larguar me tre pikë nga kjo transfertë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Goditje e fortë për kombin shqiptar”/ Shehu bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me thirrjen e Ramush Haradinajt, në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se procesi ndaj Ramush Haradinajt është luftë për kufijtë.

Sipas ish-deputetit demokrat, në rast se Haradinaj del i pafajshëm, kombi shqiptar do të jetë më i fortë, ndërsa nëse ndodh e kundërta, iu jepet goditje kufijve të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Postimi i Tritan Shehut:

Ne Hage fillon edhe “lufta per kufijte”.

Haradinaj per te treten here niset ne Hage si i pafajshem.

Shpresoj dhe uroj qe te kthehet edhe kesaj radhe prej andej si i tille; kjo vlen per ate, per qeverisjen e Kosoves, stabilitetin e saj, njohjet ndaj saj.

Ne fakt vlen shume me teper, vlen edhe per terresine teritoriale te Kosoves, per mareveshjen e Ahtisarit, per vendimin e gjykates se Hages mbi Kosoven, per aktet e rendesishme mbi te cilat qendron sovraniteti i saj.

Vlen edhe per stabilitetin rajonal, rrugen tone te perbashket te integrimit, vetem nepermjet se ciles ne pa ndryshuar kufijte tane, por duke i cvleresuar ata do te jemi neser te gjithe pa te tille, pjese e Familjes sone europiane.

Pa asnje dyshim procedimi, apo akoma me keq denimi i Haradinaj do te dobesonte qendresen ndaj atyre projekteve te vjetra te Serbise se Madhe nepermjet shkembimit te territoreve, rolit te saj te aspiruar si gardian ne Rajon, qe vecse fatkeqesi te reja do te sillte per te gjithe ne, perfshi dhe per serbet vete.

Haradinaj deri tashti ka qene ne Kosove zeri i pare ne kundervenie te atyre projekteve vuciciane, por qe fatkeqesisht te prezatuara ne shqip ne Prishtine e Tirane, te sheqerosura me nacionalizma arkaike dhe te inkurajuara nga ata Lindore, qe aspirojne ta kontrollojne Rajonin duke e mbajtur ate jashte BE, behen sot ekstremisht te rrezikeshme.

Pra ne Hage nuk zhvillohet vetem beteja e Haradinajt per pafajesi…./ CNA.al

LEXO TE PLOTE