Connect with Us

100% biond/ Këngëtari shqiptar sjell përsëri trendin e sezonit të verës që po i ‘çmend’ të gjithë

Kryesore Show Biz

100% biond/ Këngëtari shqiptar sjell përsëri trendin e sezonit të verës që po i ‘çmend’ të gjithë

Publikuar

-

Duket se ndryshimi i flokëve këtë sezon vere do të jetë trendi më i ri për të rinjtë shqiptarë. Së fundmi këngëtari shqiptar Alban Ramosaj ka ndryshuar paraqitjen e tij dhe është bërë sërish bjond.

Pas Mozzik, Majk-it dhe Fero-s, tani edhe këngëtari i hitit “Ëndrrat e mia” ka vendosur të lyejë flokët këtë prag vere dhe t’i bëjë bjond platin.Gjithsesi Albani është i pari që e ka sjellë shumë vite para kur konkurronte në “The Voice”.

 

 

 

Aktualitet

“Bëji të fala kunatit”/ Noizy ironizon Luana Vjollcën

Publikuar

-

Moderatorja Luana Vjollca dhe reperi Noizy kanë performuar mbrëmjen e kaluar në të njëjtin club nate.

Teksa bëhej gati të performonte hitin e tij “Jena Mbretër”, Noizy ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoar Selimin.

“Bëji të fala kunatit”, shprehet reperi, ndërkohë Luana ka zgjedhur të mos bëjë asnjë reagim në lidhje me këtë.

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të dua edhe pse ti më thoje që jam e adoptuar”/ Moderatorja shqiptare merr urimin e veçantë për ditëlindje

Publikuar

-

Ditën e sotme, Jona feston ditëlindjen dhe mbush 25 vjeç dhe përveç urimeve të shumta nga fansat dhe miqtë e saj ajo ka marr dhe një surprizë në orët e para të mëngjesit.

Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja ka treguar se familjarët e saj e kanë mbushur shtëpinë e saj plot me lule, tullumbace dhe dhurata.

Urimin më të ëmbël Jona e ka marr nga e motra e cila ka shpërndarë një foto të vjetër me motrën dhe ka shkruar: “Shoqe që nga 96. Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar, më i bukur, më i mrekullueshëm, më i ëmbël dhe motra ime e vetme. Të dua edhe pse ti më thoje që jam e adoptuar”, shkruan ajo pranë fotos.

 

LEXO TE PLOTE