Connect with Us

Nga “dosjet e nxehta” tek hetimi ndaj kolegëve/ Ish-kryeprokurorja Ina Rama mes luksit dhe kredisë

Aktualitet

Nga “dosjet e nxehta” tek hetimi ndaj kolegëve/ Ish-kryeprokurorja Ina Rama mes luksit dhe kredisë

Publikuar

-

Nga nëntori i 2007 deri në nëntor të 2012, Ina Rama drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme.  Ndër proceset e bujshme që drejtoi Rama në kohën që ishte në krye të organit të akuzës janë, shpërthimi i depove ushtarake në Gërdec, hetimi i çështjes së kasetës së ministrit tashmë të ndjerë Dritan Prifti, hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 në të cilën mbetën të vdekur 4 protestues si dhe hetimin e abuzimeve me ndërtimin e rrugës së Kombit,  ku akuzohej ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha.

Sot, Ina Rama është gjyqtare në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku kalon në filtër gjyqtarët dhe prokurorët pas ankesave të Komisionerit Publik.

Më herët ajo ka qenë gjyqtare në Apelin e Krimeve të Rënda në Tiranë, ndërsa fillimisht ka punuar në Lushnje.

Në kuadër të procesit të Vettingut, CNA.al ka nisur zbardhjen e pasurisë së të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve por edhe të anëtarëve  të KPK dhe KPA.

Sa i përket pasurisë, anëtarja e KPA-së Ina Rama, sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI rezulton se ka një ndryshim të madhe të pasurisë krahasuar me kohën kur ishte në drejtim të organit të akuzës.

Gjatë kohës që ajo  ka qenë në detyrë, pasuria e saj është është shtuar pasuria me një apartament të blerë në vlerën 161 200 euro. Ndërkohë, po gjatë të njëjtës kohë ajo ka blerë dhe një një apartament tjetër me sipërfaqe 68 m², me vlerë 55 300 euro.

Në vitin 2010 ajo deklaron kursime 1 400 000 lekë, pagat e saj dhe të bashkëshortit si dhe dy kredi, njëra në shumën 25 000 dollarë që e ka përfunduar së paguari në vitin 2018, ndërsa tjetra në shumën 150 000 euro, të cilën ende nuk e ka paguar.

Në vitin 2011 nuk ka ndryshim të pasurisë, ndërsa në vitin 2012, pas largimit nga detyra ajo ka deklaruar edhe shpërblimin nga puna si Prokurore e Përgjithshme në shumën 566 223 lekë.

Në deklaratën fillestare të vitit 2017, pas zgjedhjes si anëtarëve e Komisionit të Vettingut, përkatësisht KPA, ajo ka deklaruar dy apartamente në Tiranë, njëri me sipërfaqe 159 m2, që kushton 130 380 euro dhe tjetri me sipërfaqe 68 m2, që kushton 55 300 euro. Gjithashtu ajo ka deklaruar një garazh, në Tiranë që kushton, 28 790 euro si dhe pasuri të patundshme, kullotë në Durrës në shumën 500 000 lekë si dhe një automjet Audi Q3, që kushton 15 000 euro.

Ndërsa në vitin 2019 ajo deklaron llogari bankare, në shumën 17 068 lekë, llogari me të ardhurat nga qiraja në shumën 462 euro dhe 693 euro.

Viti 2010

Kursime nga pagat familjare, 1 400 000 lekë.

Pakësuar likuiditetet e kursyera në vite për mobilim të pjesshëm të banesës, 2 400 000 lekë.

Paga si Prokurore e Përgjithshme, 2 535 648 lekë.

Pagesa nga Shkolla e Magjistraturës, 63 360 lekë.

Paga e bashkëshortit, 957 680 lekë.

Kredi në shumën 25 000 dollarë fillon në vitin 2003 mbaron në vitin 2018.

Kredi në shumën 150 000 euro për 25 vjet. Fillon në vitin 2009 dhe mbaron në vitin 2034.

Viti 2011

Kursime nga pagat familjare, 1 500 000 lekë.

Shtuar likuiditete, në shumën 23 000 euro.

Paga si Prokurore e Përgjithshme, 2 334 506 lekë.

Pagesa nga Shkolla e Magjistraturës, 54 000 lekë.

Paga e bashkëshortit, 1 032 122 lekë.

Viti 2012 (Deklaratë pas largimit nga detyra)

Kursime nga pagat familjare,1 700 000 lekë.

Shtuar likuiditete, në shumën 12 000 euro.

Pakësuar pasuria e paluajtshme për shkak të pagesës së një shume me qëllim kalimin e pronësisë së apartamentit dhe dy garazheve. Shuma 11 200 euro.

Realizuar kontrata e shitblerjes pronësisë së apartamentit dhe dy garazheve, në shumën 161 200 euro.

Është kryer blerja e një apartamenti me sipërfaqe 68 m2, në shumën 55 300 euro.

Paga si Prokurore e Përgjithshme, 2 071 267 lekë.

Pagesa nga Shkolla e Magjistraturës, 72 000 lekë.

Shpërblimi pas largimit nga detyra, në shumën 566 223 lekë.

Paga e bashkëshortit, 1 032 122 lekë.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Apartament në Tiranë me sipërfaqe 159 m2, që kushton 130 380 euro.

Apartament në Tiranë me sipërfaqe 68 m2, që kushton 55 300 euro.

Garazh, në Tiranë që kushton, 28 790 euro.

Kullotë, Durrës, 500 000 lekë.

Automjet Audi Q3, që kushton 15 000 euro.

Depozitë bankare,  36 198 euro.

Gjendje cash, 1 500 000 lekë.

Trajtim me pagesë pas largimit nga detyra, 1 363 128 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 254 280 lekë.

Të ardhura si pedagoge, 399 712 lekë.

Paga dhe shpërblime si këshilltare ligjore e Drejtorit (që nuk e specifikon), në shumën 10 431 472 lekë.

Paga e bashkëshortit në Polici për periudhën  Janar 2013-Qershor 2014, në shumën 1 414 320 lekë.

Paga e bashkëshortit, 138 210 lekë.

Paga e bashkëshortit si pedagog në Akademinë e Sigurisë, 3 102 576 lekë.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Llogari bankare, 930 802 57 lekë.

Shtuar interesi për 73.5115 kuota në Fondin e pensionit, në shumën 99 518 lekë.

Paga në KPA, 1 716 194 lekë.

Paga si pedagoge, 142 216.

Paga e bashkëshortit si pedagog në Akademinë e Policisë, 587 252 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare, në shumën 17 068 lekë.

Shtuar interesi për 73.5115 kuota, në shumën 3 825 lekë.

Pakësuar depozita bankare për shkak të shkollimit të vajzës. Shuma është  4 198 euro.

Llogari rrjedhëse me të ardhurat e qirasë, përfituar për shkak të zëvendësimit të babait me zonjën Rama, në shumën 462 euro.

Shtuar gjendja cash 300 000 lekë.

Paga në KPA, 4 376 051 lekë.

Paga si pedagoge, 466 845 lekë.

Paga nga shkolla e magjistraturës, 84 170 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një objekti në Durrës, 693 euro.

Të ardhura nga interesat e depozitës në euro, çelur në vitin 2012, në shumën 260 euro.

Paga e bashkëshortit si pedagog në Akademinë e Policisë, 1 108 423 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit nga trajnimi i zhvilluar në Vjenë, në Austri nga OKB, 114 750 lekë.

Depozitë bankare “Kaltra” në emër të vajzës, financuar nga gjyshi, 179 006 lekë.

Llogari rrjedhëse për studimet e vajzës, 7 516 euro./CNA.al

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Zbulohet deputeti pabuks i Lulzim Bashës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Kryeprokurori apo Inspektori i Lartë mund të zgjidhen pa vetting

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: