LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmetet në Korçë/ Banorët sistemohen në banesa sociale

4 Qershor 2019, 07:50, Aktualitet CNA
Tërmetet në Korçë/ Banorët sistemohen në banesa

Ditët e fundit, Korça është goditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme, ku si pasojë janë shembur disa shtëpi në fshatin Floq.

Banorët të cilët për dy net qëndruan në çadra, tashmë janë akomoduar në banesa sociale dhe në ambientet e përcaktuara nga Emergjencat Civile.

45 prej tyre i janë drejtuar shkollës së fshatit, ndërtesë që nuk pësoi dëme nga lëkundjet sizmike, 25 banorë të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë transferuar në qendrën sociale “Kenedy”, ndërsa  70 banorë do vijojnë të qëndrojnë në çadër, pasi pjesa tjetër janë rikthyer në banesat e tyre, të cilat u dëmtuan më pak nga tërmetet.

Ndërkohë, mesditën e sotme do të mbërrijë në Korçë, ministra e Mbrojtjes Olta Xhaçka ku do të vizitojë nga afër banorët e prekur nga tërmetet.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama një ditë më parë njoftoi se të gjitha banesat do të rindërtohen. Kreu i qeverisë deklaroi se pas inventarit të dëmeve do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i banesave.

Lajmet e fundit nga