LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reperi i parë më i pasur në botë/ Forbes shpall listën dhe publikon emrin

4 Qershor 2019, 10:25, Aktualitet CNA
Reperi i parë më i pasur në botë/ Forbes shpall listën

Revista “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e reperëve më të pasur në botë.

Dhe surpriza e kësaj liste është reperi i famshëm i cili njihet edhe si partneri i Beyonce, është i pari reper që ka arritur të bëhet miliarder sipas revistës ?Forbes?.

49-vjeçari është investitor në shumë kompani, përfshirë dhe atë ?Uber?.

Këngëtari fiton 310 milionë dollarë për kompaninë ?Armand Brignac Champagne?, 100 milionë dollarë nga ?D?Usse?, 70 milionë nga albumet muzikore, 220 milionë dollarë nga investimet e ndryshme si dhe 70 milionë dollarë nga kompania ?Uber?.

Pasuritë e paluajtshme të Jay Z arrijnë shifra marramendëse. Pasi u bënë me binjakë në 2017-n, Jay-Z dhe Beyonce blenë disa shtëpi, një vilë 26 mln $ në East Hampton dhe një tjetër 88 mln $ në Bel Air. Jay-Z gjithashtu është pronar i një apartamenti në Tribeca, New York, që prej vitit 2004, që e ka blerë 6.85 mln $.

Lajmet e fundit nga