Connect with Us

Pazaret e Prokurores së Përgjithshme/ Zbulohet si e kaloi Arta Marku Vettigun

Aktualitet

Pazaret e Prokurores së Përgjithshme/ Zbulohet si e kaloi Arta Marku Vettigun

Publikuar

-

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, nuk di të heqë dorë nga skandalet.

E këshillojnë mbrapsht apo politika po e keqpërdor, këtë duhet të thotë ajo. Pasi që në kohën kur është zgjedhur në këtë pozicion që mban, dhe deri më sot, nuk kanë të numëruara skandalet që mbajnë firmën e saj.

E nisi detyrën me shkarkime dhe emërime miqsh e shoqesh dhe po e përfundon mandatin po me emërime miqsh e shokësh.

Në një kohë që pritet zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe ajo ka përballë tre kandidatë, Marku nuk heziton të bëhet pjesë  skandaleve.

Pasi shpartalloi Prokurorinë në të gjithë vendin, kaloi tek Policia Gjyqësore.

Mbi bazën e ligjit të vjetër të Policisë Gjyqësore të shfuqizuara nga  Parlamenti, me firmën e saj u zhvillua konkursi për oficerë të Policisë Gjyqësore.

Para se të largohet përfundimisht nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, duket se Marku ka shpejtuar të kryejë nderet e fundit edhe pse të kundërligjshme.

Nuk i mjaftuan vendimet gjyqësore me të cilat u rrëzuan disa vendime të saj, por shkoi edhe më tej.

Për oficerë të Policisë Gjyqësore kanë konkuruar 171 kandidatë, ku janë përzgjedhur vetëm 27 prej tyre.

Procedura e pranimit të 27 OPGJ-ve, të rinj është bazuar në ligjin e vjetër, ndërsa  Ligji i ri është dekretuar nga presidenti Ilir Meta më 17 maj dhe është botuar në fletoren zyrtare më 20 maj 2019.

Ligji i ri ka përcaktuar se në policinë gjyqësore pranohen vetëm kandidatë me arsim të lartë dhe me një sërë kriteresh të tjera shtesë përfshi edhe eksperiencë pune 5-vjeçare, ndërsa këto kritere nuk kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër.

Në listën e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, bien në sy emra të njohur që kanë lidhje me politikën apo Komisionin e Vettingut, apo dhe me eksponentë të drejtësisë që kanë punuar në Prokurorinë e Shkodrës, të Tiranës apo tek Krimet e Rënda.

Në listë me numrin rendor 4 është Armando Felaj, vëllai i deputetes socialiste Ermonela Felaj bashkëshorti i kësaj të fundit, Bledar Valikaj u reahatua nga “klani” i Arta Markut nga KLP sëfundmi.

Emra të tjerë që dyshohet se janë favorizuar nga të familjarët që kanë në sistemin e drejtësisë janë Klodjana Qafa, gruaja e gjyqtarit të Apelit Administrativ Arjan Qafa. Ky i fundit është i kallëzuar për pasurinë edhe nga ILDKPKI-ja.

Esmeralda Xholi, bashkëshortja e Adnan Xholit, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Gentjan Ndoi, bashkëshorti  i  prokurores së Tiranës Afërdita Ndoi.

Ibrahim Saliko, është djali i ish anëtarit të KLD-së, Hysen Saliko.

CNA.al ka mësuar se pjesa më e madhe e listës së mbetur janë të njohur të kryprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Artor Muja ka qenë avokat në qytetin e Shkodrës ndërsa Bernandin Ndoj ka qenë inspektor tatimesh.

Gjithashtu rezulton se edhe këshilltari i Komisioneres së Vettingut Genta Tafa Bungos, është përzgjedhur si oficer i Policisë Gjyqësore.

Madje, Arben Jorgaqi është i pari në listë, duke hedhur kështu dyshime dhe mbi mënyrën se si e ka kaluar Vettingun Arta Marku.

Duke qenë se është kandidate për PP, për Markun si kandidate për Prokuror të Përgjithshëm do të ketë një Vetting, për kohën që ajo ka mbajtur këtë post. Dhe nëse do të kryhet një Vetting i drejtë, i pandikuar nga politika, Marku nuk ka shance që të zgjidhet më në krye të Prokurorisë së Përgjithshme./CNA.al

Lista e plotë:

1.Arben Jorgaqi
2. Rezart Hana
3. Esmeralda Xholi
4. Armando Felaj
5. Ilir Liço
6. Eni Kodra
7. Valbona Kalaci (Bushati)
8. Artor Muja
9. Ilir Ndrea
10. Ibrahim Saliko
11. Hamit Kasemi
12. Clirim Halili
13. Orjana Cufaj
14. Rael Qeleshi
15. Basri Hadroi
16. Benardin Ndoj
17. Eriselda Shahmani
18. Klodjana Qafa
19. Klodian Haxhillari
20. Diana Tahir Aga
21. Kujtim Zenelaj
22. Anila Veliu
23. Shiqiri Manjani
24. Ibrahim Hoxha
25. Gentian Ndoi
26. Leonora Ndreu
27. Ermal Kackini

 

Aktualitet

Fansat më të zjarrtë në botë/ Luana merr suprizën e veçantë pas koncertit

Publikuar

-

Shpesh herë moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca poston në llogarinë e saj në Instagram surprizat e veçanta që ka marrë nga fansat e saj të zjarrtë.

Gjithashtu së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një video ku tregon surprizën e këndshme që i kanë bërë fansat pas një koncerti të zjarrtë që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Ata kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.

Një fans duket se ka kaluar përtej fotove dhe Luana ka zbuluar se ai i ka bërë dhuratë një varëse.

Kjo dhuratë duket se i ka pëlqyer shumë moderatores dhe e ka vendosur menjëherë.

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vetting brenda PD-së/ Aldo Bumçi: Ky është momenti më frymëzues

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka folur sot edhe për vettingun e brendshëm në partinë, në të cilën bën pjesë.

I ftuar në A2 CNN, Bumçi tha se Vettingu brenda PD-së do të jetë një “sitë”, për integritetin e figurave që do të nxjerrë para qytetarëve.

“Integriteti i figurave që kjo parti do t’i nxjerrë para qytetarëve. Kjo do të jetë një lloj site. Vlera është në momentin që flasim. Vitet e fundit pati një shkarje të rëndë në demokracinë e vendit, por nuk ishte problemi në atë që bëmë në të kaluarën, por çfarë po bënin në atë moment. Në këtë moment, PD vendosi të kishte kriteret e saj për të qenë së më përfaqësuese në vlerat e saj. Ne kemi bashkëpunuar ngushtësisht me Partinë Konservatore britanike”, tha Bumçi.

Gjithashtu, Bumçi tha se kjo verë e gjen PD-në të gjallë , në momentin më frymëzues.

“Kjo verë e gjen PD-në të gjallë, në këmbë dhe më frymëzuese në këto 6 vite. Jo vetëm në këto 6 vite, por edhe pak më shumë. Ky është momenti më frymëzues në PD. Treguesit janë aty. Është rikthyer i gjithë elektorati i djathtë. Në 2017-ën ne ramë ndjeshëm me rreth 200 mijë vota. Kanë ndryshuar disa gjëra. Qytetarët kishin nevojë për akte të forta për të fituar besimin. Çadra ishte një vendim i drejtë, por mënyra se si u zhvillua fushata krijoi një moment besimi. Pas zgjedhjeve të 2017-ës ka qenë momenti më i ulët, mendoj që pas 1997, por ishte një krizë akute”, u shpreh ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merrnin rryshfet nga shkelësit e ligjit/ Ndëshkohen 5 efektivë policie 

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë jep masat e sigurisë për 5 punonjës policie dhe një qytetar.

Sipas Report TV, punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

Tre prej tyre prej tyre janë lënë në arrest shtëpie ndërsa dy të tjerë u pezulluan nga detyra. Ndërkohë që qytetari akuzuar si i përfshirë në këtë skemë korrupsioni u la në ‘detyrim paraqitje.

Masa e vendosura:

“Arrest me burg” për punonjësin e policisë Fiqiri Xhani, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë Afinisa Metani, 25 vjeçe, nga Tirana;

“Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç, nga Tirana;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë Florjan Dimraj, 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Fatjon Luga , 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

 

LEXO TE PLOTE