Connect with Us

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Rama dhe Veliaj i shpallin luftë Kushtetutës  

Aktualitet

Ligji për Teatrin Kombëtar/ Rama dhe Veliaj i shpallin luftë Kushtetutës  

Publikuar

-

Ditën e djeshme është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, pas publikimit të vendimit të qeverisë, i miratuar në datë 4 prill 2019, ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cilëson anti-kushtetues ligjin në fjalë, ndërsa  shprehet se Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

“Ngritja e këtij komisioni teksa vendi mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe krijimi i saj mbetet një nga prioritetet kryesore edhe në komunikimet e të gjithë vëzhguesve të brendshëm e të huaj, tregon edhe njëherë dëshirën patologjike që kanë çifti Rama-Veliaj për të grabitur çdo aset publik në këtë vend, sidomos tani që nuk i kontrollon dot kush!”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Tiranë, 04.06.2019

DEKLARATË PËR MEDIAT

Me botimin dje në fletoren zyrtare të VKM-së për ngritjen e komisionit të negocimit sipas “ligjit special”, Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë shpallur luftën përfundimtare jo vetëm Teatrit Kombëtar dhe interesit publik, por Kushtetutës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Nuk mjafton fakti që “ligj special”, i miratuar në fund të vitit të shkuar mbas dy refuzimesh nga ana e Presidentit dhe pas kritikave nga ana e Komisionit Evropian, është tërësisht anti-Kushtetues.

Nuk mjafton fakti që në VKM-në e botuar dje qeveria ka përfshirë paturpësisht të drejtën të për të shpronësuar prona të tjera private ngjitur me Teatrin, në përftim të një kompanie tjetër private.

Nuk mjafton fakti që VKM-ja duhet të ishte botuar në fund të dhjetorit 2018, duke e bërë tashmë të pavlefshme ngritjen e komisionit.

Ngritja e këtij komisioni teksa vendi mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe krijimi i saj mbetet një nga prioritetet kryesore edhe në komunikimet e të gjithë vëzhguesve të brendshëm e të huaj, tregon edhe njëherë dëshirën patologjike që kanë çifti Rama-Veliaj për të grabitur çdo aset publik në këtë vend, sidomos tani që nuk i kontrollon dot kush! Projekti për Teatrin e ri ka qenë e mbetet një përpjekje për të grabitur në çdo mënyrë truallin publik, dhe privat, e për t’ua falur atë klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, duke shkelur çdo parim minimal të një shteti ligjor.

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

E megjithatë, ne nuk trembemi! Kemi qenë të bindur që kur e nisëm këtë betejë, thuajse 18 muaj më parë, se një ditë do na duhej të përballeshim qoftë fizikisht me qeverinë. Sot, jemi të bindur më shume se kurrë se kemi me vete të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuar ditë për ditë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sot, jemi shumë më shumë seç ishim kur filloi kjo histori, e prandaj jemi të vendosur ta mbrojmë Teatrin deri në fund.

Historia do e gjykojë këtë ngjarje si fundin e një tirani grabitqar, i verbër deri në limite në dëshirat e tij për të grabitur çdo gjë të shenjtë në këtë vend. Por historia do gjykojë edhe ata që heshtën, ulën kokë, dhe u bënë palë me veprimet apo mosveprimet e tyre. Nuk është e largët dita kur termi “artist” nuk do mund të përdoret më nga ata të cilët nuk ishin një ditë në mbrojtje të djepit të artit shqiptar. Nuk do mund kush të flasë për interesin publik nëse nuk shpenzoi të paktën një pasdite në protestën më të gjatë të këtyre 30 viteve. Ngjarja e Teatrit sot është një moment përcaktues në historinë e Shqipërisë, ndërmjet atyre që këtë vend donin ta grabisnin dhe atyre që e mbrojtën.

Sot më shumë se kurrë jemi të bindur se ne dhe të gjithë miqtë që na kanë mbështetur jemi në anën e duhur të historisë!

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

LEXO EDHE:  Skandal/ Lali Eri i heq kafshatën e gojës fëmijëve

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

LEXO EDHE:  Tre vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Bylykbashi: Ky ishte një mashtrim

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE