Connect with Us

Horoskopi ditor 4 qershor 2019/Paolo Fox tregon se çfarë do ndodhë me 12 shenjat e zodiakut

Aktualitet

Horoskopi ditor 4 qershor 2019/Paolo Fox tregon se çfarë do ndodhë me 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Këshilla për të lindurit e kësaj shenje është që të marrin më shumë kohë për vete. Bëhet fjalë për një fazë kontradiktore. Duhet të tregoheni të durueshëm, pasi situatat do të ndryshojnë.

Demi

Kjo e martë do të jetë mjaft e veçantë por edhe e ngarkuar, sa i takon situatës ekonomike, pasi mund të ketë ndonjë dëm për të rikuperuar. Mundohuni që të mendoni pak më shumë për shëndetin. Nëse në jetën sentimentale keni vendosur që të rrini vetëm, ka ardhur momenti që të merrni në dorë fatin tuaj.

Binjakët

Mos e nënvlerësoni dashurinë, pasi mund të kthehet papritur. Prej pak kohësh keni njohur një person, i cili po tregohet shumë besnik. Dashuria dhe energjia e duhur, do të ndihmojë në përballimin e situatave problematike në punë.

Gaforrja

Nuk është aspak e lehtë që të kuptoni atë që keni ndërmend. Situata nuk është e qartë nga pikëpamja emocionale. Dikush mund t’iu ndihmojë në sferën profesionale, por gjithçka do të ndryshojë, çka mund të sjellë edhe pasiguri. Mundohuni që të mbani nën kontroll emocionet.

Luani

Ky është një moment i rëndësishëm për gjithë ata që kanë kaluar një krizë dashurie, gjë që mund të çojë në përfundimin e një historie, për të hapur një tjetër. Duhet të mundoheni që të reflektoni më shumë.

Virgjëresha

Ndjeni një nevojë të madhe për të programuar jetën tuaj. Ky nuk është një moment i cili premton përgjigje të mëdha për ata që punojnë në një vend pune në krizë. Zakonisht prireni që të mbroni personat që ju rrethojnë, sidomos ata që janë më të dobët. Nëse jeni ju që e gjeni veten në vështirësi, mund të ndiheni në siklet.

Peshorja

Këshillohet që të mos gënjeni veten, lidhur me një marrëveshje të keqe. Edhe pse mund të keni kompletuar një blerje, do të përjetoni momente ankthi, pasi ka disa shpenzime që duhet të bëni. Edhe në serën profesionale, mund të përballeni me çekuilibër ekonomik, i cili ka nevojë që të rregullohet.

Akrepi

Yjet parashikohen mjaft interesante, ku mund të merrni një përgjigje të mirë. Kush po mundohet që të gjejë një zgjidhje për problemet fizike, mund të nisë momenti i rikuperimit. Megjithatë do ju duhet pak më shumë forcë, pasi telashet do të jenë në qoshe.

Shigjetari

Pas një faze kritike që keni kaluar, jeni gati për ndryshime të mëdha dhe stimuj të rinj. Ata që janë vetëm do të kenë takime mjaft interesante. Në punë, Mërkuri do të udhëheqë zgjedhjet tuaja, duke lënë pas krahëve një periudhë të errët.

Bricjapi

Kjo e martë premton propozime interesante, aq sa do të prishë ekuilibrin tuaj. Nëse jeni çift, vështirë se do ti rezistoni një njeriu. Ata që janë vetëm, duhet të kujdesen ndaj impulseve dhe flirtimeve të rrezikshme. Në punë, ecni sipas objektivave tuaja dhe karriera premton shumë.

Ujori

Joshja dhe misteri do të karakterizojnë këtë ditë, së bashku me njeriun tuaj të zemrës. Do të ketë sqarime por edhe shumë zhvillime të papritura. Marsi i ndihmon ata që janë vetëm që të ecin përpara dhe të gjejnë njeriun e duhur, shkruan noa.al. Në punë, objektivat e vendosura do të marrin jetë.

Peshqit

Projektet në çift parashikohen premtuese, ku mund të marrin jetë martesa apo bashkëjetesa. Do të jetë një ditë vërtetë interesante. Ata që janë vetëm, do të jenë tërheqës dhe të guximshëm dhe kjo gjë mjafton për të tërhequr dikë pas vetes. Në punë nuk do ju mungojë krijimtaria, ku suksesi është fare pranë. Urani do i bëjë të mundura edhe gjërat më të vështira!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: